Kthehu te udhëzuesi
AZTRENDEFRESNLRUITSQBSROKYDA

Bazat e besimit në Islam: Besimi në ditën e gjykimit

Përmbajtja
  1. Hyrje
  2. Nuk ekziston zot tjetër pos tij
  3. Zoti është afër njeriut
  4. Zoti krijoi gjithçka sipas një urdhri të caktuar
  5. Zoti ka pushtet mbi gjithçka
  6. Zoti sheh dhe di gjithçka
  7. Të gjitha qeniet i nënshtrohen zotit
  8. Besimet e rrejshme për zotin
  9. Besimi në zot i liruar nga idhujtaria
  10. Vlerësimi i allahut me vlerën e tij të vërtetë
  11. Madhështia dhe fuqia e pafund e zotit
  12. Dashuria dhe frika ndaj zotit
  13. Kurani është udhërrëfyes
  14. Besimet në librat e shpallur nga zoti dhe besimi në të dërguarit e tij
  15. Besimi në engjëj
  16. Natyra e përkohshme e jetës së kësaj bote
  17. Njeriu është duke u sprovuar
  18. Vdekja nuk është fundi
  19. Besimi në ahiret (jetën e përtejme)
  20. Besimi në ditën e gjykimit
  21. Ringjallja
  22. Dita e gjykimit
  23. Xheneti dhe xhehenemi (parajsa dhe ferri)
  24. Qëllimi është të fitohet kënaqësia e zotit
  25. Mëkati dhe pendimi
  26. Feja është në pajtim me prirjen e natyrshme të njerëzimit
  27. Besimtarët duhet të jenë të bashkuar dhe të bashkëpunojnë
  28. Fjala e fundit

“Se Ora (e Kiametit) do të vijë, gjë për të cilën s’ka dyshim dhe se Allahu do t’i ringjallë ata që janë në varre.”

Sure Haxh: 7

Dita e Gjykimit është dita kur kohëzgjatja e përcaktuar për këtë gjithësi mbaron. Atë ditë, sprova e vënë mbi njerëzimin do të mbarojë dhe kjo botë, arena e kësaj sprove, do të shpërbëhet. Ky është fundi i premtuar nga Zoti në Kuran. Se jeta fizike e kësaj gjithësie do të mbarojë është një fakt i vërtetuar me anë të vrojtimeve shkencore. Në Kuran, një numër ajetesh që përshkruajnë Ditën e Gjykimit janë si Dhe kur t’i fryhet një herë Surit, kur toka dhe malet të ngrihen lart e të tharmohen me një goditje shkatërrimtare, atëherë do të ndodhë Ngjarja e pashmangshme (Kiameti). Dhe do të çahet qielli, që atë ditë do të jetë i thyeshëm. (Sure Hakka: 13-16)

Në Ditën e Gjykimit, Zoti do të ringjallë njerëzit të cilët kanë vdekur:

Pastaj, ju me siguri që do të ringjalleni në Ditën e Kiametit.

Sure Mu’minun: 16

Atë ditë, Zoti do t’i tubojë njerëzit dhe do t’i ringjallë të gjithë ata:

Allahu! Nuk ka zot tjetër të vërtetë përveç Atij. Ai do t’ju mbledhë në Ditën e Kiametit, për të cilën nuk ka dyshim aspak! E kush është në fjalë më i vërtetë se Allahu?

Sure Nisa: 87

Dita e Zgjimit/Ngritjes është dita kur çdo njeri do të qëndrojë në praninë e Zotit dhe çdo vepër e mundshme që është kryer do të zbulohet:

Atë Ditë do të mbeteni zbuluar dhe asnjë fshehtësi e juaja nuk do të mbetet pa u shfaqur: (Sure Hakka: 18) Dhe në Ditën e Kiametit, Ne do të vendosim peshore të sakta e askush nuk do të pësojë asnjë padrejtësi. Ne do të sjellim (për gjykim) çdo vepër, qoftë kjo edhe sa pesha e një kokrre sinapi. Ne jemi të mjaftueshëm për llogaritje. (Sure Enbija: 47)

Dita e Ringjalljes është ajo kohë kur Zoti do t’i jap fund ekzistencës fizike të gjithësisë, tokës dhe çdo gjëje në të. Në atë moment, Zoti, Krijuesi i gjithë atyre ligjeve, do t’i bëj të gjitha ligjet fizike të padobishme, që do të zgjidhin një zinxhir të fatkeqësive të pashembullta që tejkalojnë imagjinatën e njeriut.

Një sërë baraspeshash delikate na e bëjnë të mundur jetën në këtë botë. Largësia e botës ndaj diellit dhe shpejtësia me të cilën ajo sillet rreth boshtit të saj, janë vendosur në mënyrë të përkryer për hir të mbijetesës së njeriut në këtë planet. Forca e gravitacionit, atmosfera që shërben si një çati për të mbrojtur tokën prej trupave qiellor që mund ta shkatërrojnë atë dhe shumë sisteme tjera të ngjashme janë krijuar të gjitha në mënyrë të veçantë. Është Allahu, Zoti i botëve, i Cili krijoi këto baraspesha të akorduara në mënyrë të përsosur për të mundësuar jetën, madje edhe para se të ekzistonte njeriu. Është Allahu i Cili mban gjithësinë në çdo moment:

Me të vërtetë, Allahu mban ekuilibrin e qiejve dhe të Tokës, që të mos shkatërrohen. Kur ato nisin të shkatërrohen, askush nuk mund t’i mbrojë, pos Tij. Me të vërtetë, Ai është i Butë dhe Falës (i gjynaheve).

Sure Fatir: 41

Atë moment që Zoti do të ndalojë funksionimin e këtyre baraspeshave delikate të larmishme, çdo gjë do të zhduket. Ai moment do të jetë Dita e Gjykimit. Njerëzit shpirtrat e të cilëve do të përjetojnë Ditën e Gjykimit do të lemerisen nga llahtari i asaj dite:

O njerëz, frikësojuni Zotit tuaj, sepse dridhja e Orës (së Kiametit), është vërtet një ngjarje e madhe! Ditën, që do të shihni atë, çdo grua me fëmijë në gji do ta harrojë fëmijën e saj dhe çdo grua shtatzënë do ta hedhë barrën e vet. Njerëzit do t’i shihni si të dehur, ndonëse ata nuk do të jenë të dehur, por dënimi i Allahut është i ashpër.

Sure Haxh: 1-2

Qysh do të mbroheni ju, nëse mbeteni jobesimtarë, Ditën në të cilën fëmijët do të thinjen?

Sure Muzzemmil: 17

Zoti na informon se cilat gjëra të tjera do të ndodhin në Ditën e Gjykimit:

Kur Dielli të mblidhet e të humbë shkëlqimin; kur yjet të rrëzohen dhe malet të lëvizin tutje; kur devetë barrse të braktisen dhe egërsirat të tubohen; kur detet të vlojnë dhe shpirtrat të bashkohen (me trupat); kur foshnja e varrosur për së gjalli të pyetet për çfarë faji ishte vrarë; kur fletët të shpërndahen dhe qielli të zhvishet; kur Xhehenemi të flakërojë dhe Xheneti të afrohet:

atëherë çdokush do të marrë vesh çfarë kishte përgatitur (për këtë Ditë).

Sure Tekuir: 1-14