Bazat e besimit në Islam: Zoti është afër njeriut
Përmbajtja
- Hyrje
- Nuk ekziston zot tjetër pos tij
- Zoti është afër njeriut
- Zoti krijoi gjithçka sipas një urdhri të caktuar
- Zoti ka pushtet mbi gjithçka
- Zoti sheh dhe di gjithçka
- Të gjitha qeniet i nënshtrohen zotit
- Besimet e rrejshme për zotin
- Besimi në zot i liruar nga idhujtaria
- Vlerësimi i allahut me vlerën e tij të vërtetë
- Madhështia dhe fuqia e pafund e zotit
- Dashuria dhe frika ndaj zotit
- Kurani është udhërrëfyes
- Besimet në librat e shpallur nga zoti dhe besimi në të dërguarit e tij
- Besimi në engjëj
- Natyra e përkohshme e jetës së kësaj bote
- Njeriu është duke u sprovuar
- Vdekja nuk është fundi
- Besimi në ahiret (jetën e përtejme)
- Besimi në ditën e gjykimit
- Ringjallja
- Dita e gjykimit
- Xheneti dhe xhehenemi (parajsa dhe ferri)
- Qëllimi është të fitohet kënaqësia e zotit
- Mëkati dhe pendimi
- Feja është në pajtim me prirjen e natyrshme të njerëzimit
- Besimtarët duhet të jenë të bashkuar dhe të bashkëpunojnë
- Fjala e fundit

Shumë njerëz mendojnë se Zoti është shumë larg.
Mirëpo, siç thuhet në Kuran: “...Me të vërtetë, Zoti yt i ka përfshirë të gjithë njerëzit me dijen e Tij...” (Sure Isra: 60), Ai është shumë afër. Ai sheh dhe njeh çdo veçori të një qenie njerëzore dhe dëgjon çdo fjalë që ai shqipton. Ai ka dijeni madje edhe për mendimet më intime të njeriut. Kjo rrëfehet në Kurani si vijon:
Ne e kemi krijuar njeriun dhe, Ne e dimë ç’i pëshpërit atij shpirti i vet. Ne jemi më pranë tij se damari i qafës së vet.
Zoti është aq afër njeriut sa që dëgjon lutjen e çdokujt – madje edhe nëse lutet me zemër – dhe është Ai i cili i përgjigjet asaj:
Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam afër, i përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua. Prandaj, le t’i përgjigjen thirrjes Sime dhe le të më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë.
Zoti e di atë që njeriu mban fshehur në zemrën e tij. Ai e di nëse ai përfshihet në një punë për të fituar kënaqësinë e Tij apo për të kënaqur epshin e tij. Zoti na përkujton se Ai i di mendimet tona më të fshehta:
...Ta dini se Allahu e di ç’ka në zemrat tuaja, andaj ruajuni prej Tij. Dhe ta dini se Allahu është Falës i madh dhe i Butë.
Edhe nëse ti flet me zë të lartë, (është e kotë, sepse) Ai, me të vërtetë, i di sekretet edhe më të fshehta.
I Dërguari i Zotit, Profeti Muhammed (savs) i përkujtoi po ashtu Muslimanët kur ata luten se Zoti është shumë afër tyre duke thënë: “Ju e thërrisni Dëgjuesin, Atë që është shumë afër jush; Atë të Cilin ju e thërrisni është më afër se cilido prej jush.” (Buhariu dhe Muslimi)
Pasi që Ai është me ju në çdo moment, Zoti është me ju derisa ju e lexoni këtë libër; Ai sheh atë që ju veproni dhe di atë që ju mendoni. Kjo e vërtetë rrëfehet në Kuran si vijon:
A nuk e di ti, se Allahu di çdo gjë që është në qiej dhe në Tokë?! Nuk ka bisedë të fshehtë midis tre vetave, që Ai të mos jetë i katërti; as midis pesë vetave e që Ai të mos jetë i gjashti; as kur janë më pak, as kur janë më shumë, që Ai të mos jetë me ata, kudo që të ndodhen; Ai në Ditën e Kiametit do t’i njoftojë ata se çfarë kanë bërë, se, me të vërtetë, Allahu di çdo gjë!