Bazat e besimit në Islam: Zoti ka pushtet mbi gjithçka
Përmbajtja
- Hyrje
- Nuk ekziston zot tjetër pos tij
- Zoti është afër njeriut
- Zoti krijoi gjithçka sipas një urdhri të caktuar
- Zoti ka pushtet mbi gjithçka
- Zoti sheh dhe di gjithçka
- Të gjitha qeniet i nënshtrohen zotit
- Besimet e rrejshme për zotin
- Besimi në zot i liruar nga idhujtaria
- Vlerësimi i allahut me vlerën e tij të vërtetë
- Madhështia dhe fuqia e pafund e zotit
- Dashuria dhe frika ndaj zotit
- Kurani është udhërrëfyes
- Besimet në librat e shpallur nga zoti dhe besimi në të dërguarit e tij
- Besimi në engjëj
- Natyra e përkohshme e jetës së kësaj bote
- Njeriu është duke u sprovuar
- Vdekja nuk është fundi
- Besimi në ahiret (jetën e përtejme)
- Besimi në ditën e gjykimit
- Ringjallja
- Dita e gjykimit
- Xheneti dhe xhehenemi (parajsa dhe ferri)
- Qëllimi është të fitohet kënaqësia e zotit
- Mëkati dhe pendimi
- Feja është në pajtim me prirjen e natyrshme të njerëzimit
- Besimtarët duhet të jenë të bashkuar dhe të bashkëpunojnë
- Fjala e fundit

Zoti, Krijuesi i çdo gjëje, është i vetmi zotërues i të gjitha qenieve. Është Zoti Ai i Cili i grumbullon retë e dendura, ngroh dhe ndriçon tokën, ndryshon drejtimin e erërave, i mban zogjtë pezull në qiell, çan farën, bën që të rrah zemra e njeriut, urdhëron fotosintezën në bimë dhe mban planetët në orbitat e tyre të ndara. Njerëzit rëndom pandehin se dukuri të tilla ndodhin në pajtim me “ligjet e fizikës,” “gravitacionit,” “aerodinamikës,” apo në pajtim me faktorët tjerë fizik; mirëpo, ekziston një gjë që këta njerëz shpërfillin: të gjitha këto ligje fizike u krijuan nga Zoti. Në të vërtetë, i vetmi zotërues i fuqisë në gjithësi është Zoti. Zoti sundon të gjitha sistemet në gjithësi, pa marr parasysh se a jemi të vetëdijshëm për to, apo nëse jemi duke fjetur, të ulur, duke ecur. E gjithë pafundësia e proceseve në gjithësi, të gjitha thelbësore për ekzistencën tonë, është nën kontrollin e Zotit. Madje edhe aftësia jonë të hedhim një hap të vogël përpara varet nga hollësi të panumërta të paracaktuara hollësisht, përfshirë forcën e gravitacionit të tokës, strukturën e skeletit të njeriut, sistemin nervor dhe muskulor, trurin, zemrën dhe madje edhe shpejtësinë e rrotullimit të tokës.
Atribuimi i ekzistencës së botës dhe tërë gjithësisë rastësisë së plotë është gabim i madh. Rregulli i hollë i tokës dhe gjithësisë i kundërvihet plotësisht mundësisë së krijimit përmes rastësisë, dhe për më tepër, është një argument i qartë i fuqisë së pafund të Zotit. Për shembull, orbita e tokës rreth diellit shmanget vetëm 2.8 mm në çdo 29 km nga rruga e drejtë. Po të ishte ky devijim për 0.3 mm më i gjatë apo më i shkurt, atëherë gjallesat në gjithë tokën ose do të ngriheshin ose do të digjeshin. Ndonëse është pothuajse e pamundshme madje për një copë mermeri të rrotullohet në të njëjtën orbitë pa ndonjë devijim, toka mban një drejtim të tillë përkundër masës së saj gjigante. Siç thuhet në Kuran: “dhe për çdo gjë Ai ka caktuar masë…”(Sure Talak: 3). Në të vërtetë, rregulli madhështor në gjithësi mbahet si rezultat i sistemeve fantastike të cilat varen nga baraspesha jashtëzakonisht delikate.
Shumë njerëz besojnë në besimin e çoroditur se Zoti “krijoi çdo gjë dhe atëherë i la ato të lira.” Megjithatë, çdo ngjarje, që ndodhë në cilëndo pjesë të gjithësisë, ndodhë vetëm sipas Vullnetit të Zotit dhe nën kontrollin e Tij. Kurani thotë si vijon:
A nuk e di ti, se Allahu di çdo gjë, që është në qiej e në Tokë? Të gjitha këto janë (shënuar) në Libër. Me të vërtetë, kjo është e lehtë për Allahun. (Sure Haxh: 70) Është shumë me rëndësi që të kuptohet ky fakt për atë i cili përpiqet t’i afrohet Zotit. Lutja e Profetit Muhammed (savs) e cituar më poshtë është një shembull shumë i mirë për këtë:
O Zot: Të gjitha lëvdatat të takojnë Ty: Ti je Zoti i Qiejve dhe Tokës. Të gjitha Lëvdatat të takojnë Ty; Ti je Ai që mban në jetë Qiellin dhe Tokën dhe gjithçka ka në to. Të gjitha Lëvdatat të takojnë Ty; Ti je Drita e Qiejve dhe e Tokës. Fjala Jote është e Vërteta, dhe Premtimi Yt është e Vërteta, dhe Takimi me Ty është e Vërteta, dhe Xheneti është e Vërteta, dhe Zjarri (i Xhehenemit) është e Vërteta, dhe Ora është e Vërteta. O Zot! Ty të nënshtro-PARIMET THEMELORE TË ISLAMIT hem, dhe unë besoj në Ty dhe unë varem prej Teje, dhe Ty të pendohem dhe me Ty (dëshmitë/argumentet Tuaja) u kundërvihem kundërshtarëve të mi, dhe Ty ta lë gjykimin (për ata që e refuzojnë porosinë time). O Zot! M’i fal gjynahet e mia që i kam bërë në të kaluarën apo që do t’i bëj në të ardhmen, dhe gjithashtu gjynahet që i kam bërë fshehurazi apo haptazi. Ti je Zoti im i vetëm (të Cilin e adhuroj) dhe nuk ka Zot tjetër për mua (domethënë nuk adhuroj asnjë tjetër pos Teje). (Buhariu)
Proceset e ndërlikuara që ndodhin në trupat e gjallesave janë shembuj mbresëlënës që na ndihmojnë të kuptojmë fuqinë e Zotit. Për shembull, në çdo moment, veshkat tuaja filtrojnë gjakun tuaj dhe nxjerrin molekulat e dëmshme jashtë trupit. Ky proces i filtrimit dhe eliminimit, i cili mund të kryhet nga një qelizë e vetme e veshkës, mund të kryhet vetëm përmes një aparati gjigant për hemo-dializë (veshkë artificiale). Një aparat për hemo-dializë është projektuar në mënyrë të ndërgjegjshme nga shkencëtarët. Mirëpo, një veshkë, nuk ndien, apo nuk ka një qendër vendim-marrëse, dhe as aftësinë e të menduarit. Me fjalë tjera, një qelizë e pandërgjegjshme e veshkës mund të kryej detyra të cilat përndryshe kërkojnë një proces të ndërlikuar të menduarit. Është e mundshme që të ndeshim me miliona shembuj të tillë në gjallesa. Molekulat, që përbëhen nga materia e pandërgjegjshme, kryejnë detyra aq të mrekullueshme që në rastin e kundërt do të mund të na jepnin përshtypjen e vetëdijes. Ndonëse vetëdija e dukshme në këto raste është, natyrisht, e mençurisë dhe diturisë së pakufishme të Zotit.
Është Zoti që projektoi qelizat e veshkës, si edhe molekulat për të cilat folëm dhe i Cili i urdhëron ato që të kryejnë detyrat e tyre përkatëse. Në Kuran, Zoti na informon se ai vazhdimisht u zbret “urdhra” krijesave të cilat Ai i krijoi:
Allahu është Ai, që ka krijuar shtatë qiej dhe po aq toka. Urdhrat e Tij zbresin përmes tyre, që ju ta dini se Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë dhe se Ai përfshin gjithçka në diturinë e Tij.
Është e qartë se Zoti, i Cili krijoi gjithçka në gjithësi, është padyshim në gjendje t’i ringjall të vdekurit. Në lidhje me këtë fakt, Zoti shpall si vijon:
A nuk e shohin ata se Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe Tokën pa u lodhur aspak në krijimin e tyre, është i Fuqishëm t’i ngjallë të vdekurit? Po, Ai është vërtet i Fuqishëm për çdo gjë.