Kthehu te udhëzuesi
AZTRENDEFRESNLRUITSQBSROKYDA

Bazat e besimit në Islam: Besimi në ahiret (jetën e përtejme)

Përmbajtja
  1. Hyrje
  2. Nuk ekziston zot tjetër pos tij
  3. Zoti është afër njeriut
  4. Zoti krijoi gjithçka sipas një urdhri të caktuar
  5. Zoti ka pushtet mbi gjithçka
  6. Zoti sheh dhe di gjithçka
  7. Të gjitha qeniet i nënshtrohen zotit
  8. Besimet e rrejshme për zotin
  9. Besimi në zot i liruar nga idhujtaria
  10. Vlerësimi i allahut me vlerën e tij të vërtetë
  11. Madhështia dhe fuqia e pafund e zotit
  12. Dashuria dhe frika ndaj zotit
  13. Kurani është udhërrëfyes
  14. Besimet në librat e shpallur nga zoti dhe besimi në të dërguarit e tij
  15. Besimi në engjëj
  16. Natyra e përkohshme e jetës së kësaj bote
  17. Njeriu është duke u sprovuar
  18. Vdekja nuk është fundi
  19. Besimi në ahiret (jetën e përtejme)
  20. Besimi në ditën e gjykimit
  21. Ringjallja
  22. Dita e gjykimit
  23. Xheneti dhe xhehenemi (parajsa dhe ferri)
  24. Qëllimi është të fitohet kënaqësia e zotit
  25. Mëkati dhe pendimi
  26. Feja është në pajtim me prirjen e natyrshme të njerëzimit
  27. Besimtarët duhet të jenë të bashkuar dhe të bashkëpunojnë
  28. Fjala e fundit

Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është jeta e vërtetë. Veç sikur ta dinin!

Sure Ankebut: 64

Njeriun e pret ose shpërblimi ose ndëshkimi në fund të kësaj sprove domethënë jetës së kësaj bote. Ata të cilët kryejnë vepra të mira dhe kanë besim në Zotin, fitojnë kënaqësinë e Zotit dhe shpërblehen me një Parajsë të përjetshme.

Mirëpo, të ligët, ata të cilët e mohojnë Zotin dhe tejkalojnë kufijtë e Tij, meritojnë Ferrin, ku ata do të takojnë ndëshkimin e përjetshëm.

Njeriu kurrë nuk zhduket në të vërtetë. Që nga momenti që jemi krijuar, fillon jeta jonë e amshueshme. Domethënë, ne tashmë kemi filluar jetën tonë të përjetshme. Me të mbaruar të sprovës sonë, dhe menjëherë pas momentit të kalimit (tranzicionit), të cilin ne e quajmë vdekje, ne do të jetojmë në përjetësi. Se a do të jetohet ajo kohë në vuajtje apo në lumturi varet nga përkushtimi i njeriut ndaj Fjalës së Zotit, Kuranit, dhe në përpikërinë e tij për t’i respektuar kufijtë e Tij. I tërë ky sistem, gjithësia, bota, qeniet njerëzore dhe çdo gjë e krijuar për qeniet njerëzore, janë projektuar për një qëllim përfundimtar; jetën në ahiret. Zoti na bën me dije se ekzistenca e njeriut në këtë botë nuk është e paqëllim dhe se, në ahiret, pas jetës së shkurt të tij në këtë botë, njeriut do t’i duhet të jap përgjegjësi për veprat e tij: Mos vallë, keni menduar që Ne ju kemi krijuar kot dhe që nuk do të ktheheshit te Ne (për t’ju gjykuar)?!”

(Sure Mu’minun: 115)

Jeta e përjetshme është një mirësi madhështore krahasuar me jetën shumë të shkurtër të tanishme, e cila nuk është më shumë se një “moment”. Është me të vërtetë mëshirë e madhe që, si shpërblim për pasimin e atyre prirjeve themelore që janë të natyrshme për një qenie njerëzore – siç është posedimi i besimit dhe kërkimi i kënaqësisë së Allahut, Zoti i dhuron atij shpërblimin e jetës së përjetshme në Parajsë:

Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Ne do t’i vendosim në pallatet e Xhenetit, ku rrjedhin lumenj; aty do të qëndrojnë përgjithmonë. Sa i bukur është shpërblimi i atyre që punojnë mirë, (Sure Ankebut: 58) Jeta e ahiretit është e rëndësishme në kuptimin se ajo përfaqëson manifestimin e drejtësisë së pakufishme të Zotit, si edhe dhurimin e mirësive të pafund të Tij. Ahireti do të jetë vendi ku çdo gjë që bën njeriu në këtë botë do të shpaguhet, ku drejtësia dhe mëshira do të mbizotërojnë. Drejtësia absolute e ahiretit përshkruhet në një ajet si vijon: ... Thuaju:“Kënaqësitë e kësaj jete janë të vogla. Jeta tjetër është më e mirë për ata që e kanë frikë Allahun e s’bëjnë gjynahe. Juve nuk do t’ju bëhet asnjë fije padrejtësi. (Sure Nisa: 77)

Zoti, i Cili posedon fuqinë për të krijuar gjithçka, padyshim se mund të krijoj ahiretin:

Vallë, a nuk është i Zoti Ai që krijoi qiejt dhe Tokën, t’i rikrijojë ato? Po! Ai është Krijuesi i çdo gjëje dhe i Gjithëdijshmi!

Sure Ja Sin: 81