Kthehu te udhëzuesi
AZTRENDEFRESNLRUITSQBSROKYDA

Bazat e besimit në Islam: Zoti sheh dhe di gjithçka

Përmbajtja
  1. Hyrje
  2. Nuk ekziston zot tjetër pos tij
  3. Zoti është afër njeriut
  4. Zoti krijoi gjithçka sipas një urdhri të caktuar
  5. Zoti ka pushtet mbi gjithçka
  6. Zoti sheh dhe di gjithçka
  7. Të gjitha qeniet i nënshtrohen zotit
  8. Besimet e rrejshme për zotin
  9. Besimi në zot i liruar nga idhujtaria
  10. Vlerësimi i allahut me vlerën e tij të vërtetë
  11. Madhështia dhe fuqia e pafund e zotit
  12. Dashuria dhe frika ndaj zotit
  13. Kurani është udhërrëfyes
  14. Besimet në librat e shpallur nga zoti dhe besimi në të dërguarit e tij
  15. Besimi në engjëj
  16. Natyra e përkohshme e jetës së kësaj bote
  17. Njeriu është duke u sprovuar
  18. Vdekja nuk është fundi
  19. Besimi në ahiret (jetën e përtejme)
  20. Besimi në ditën e gjykimit
  21. Ringjallja
  22. Dita e gjykimit
  23. Xheneti dhe xhehenemi (parajsa dhe ferri)
  24. Qëllimi është të fitohet kënaqësia e zotit
  25. Mëkati dhe pendimi
  26. Feja është në pajtim me prirjen e natyrshme të njerëzimit
  27. Besimtarët duhet të jenë të bashkuar dhe të bashkëpunojnë
  28. Fjala e fundit

Njerëzit nuk mund ta shohin Zotin – përveç nëse Ai dëshiron këtë, që paraqet arsyen kryesore pse shumë njerëz shpesh pandehin në mënyrë të gabuar se Zoti nuk mund t’i shoh ata (vërtet, Zoti është i lartësuar prej asaj që ata i përshkruajnë Atij). Zoti sheh dhe ka dijeni për çdo gjë, deri në hollësinë më të vogël, siç tregohet në një ajet të Kuranit si Shikimet njerëzore nuk mund ta arrijnë Atë, ndërkohë që Ai i arrin shikimet e të gjithëve. Ai është Bamirës i pakufi dhe di çdo gjë.

Sure En’am: 103

Kudo që mund të jetë një person, padyshim se Zoti është me të. Mu në këtë moment, derisa ju lexoni këta rreshta, Zoti ju sheh dhe e di me saktësi atë që ju përshkon mendjen. Kudo që shkoni, apo çfarëdo që bëni, kështu është gjithmonë. Siç e shpjegon Kurani:

Në çfarëdo pune që të jesh, çfarëdo gjëje që të lexosh nga Kurani dhe çfarëdo pune që të bëni (o njerëz), Ne jemi dëshmitarë, kur ju të thelloheni në të. Zotit tënd nuk i fshihet asnjë grimë peshe, në Tokë e në qiell; as më pak nga ajo e as më shumë nuk mbetet pa u shënuar në Librin e qartë.

Sure Junus: 61

Ai i krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë, pastaj u ngrit mbi Fron. Ai e di se çfarë hyn në Tokë dhe çfarë del prej saj, çfarë zbret prej qiellit dhe çfarë ngjitet drejt tij. Ai është me ju kudo që të gjendeni; Ai sheh gjithçka që bëni.

Sure Hadid: 4

Profeti Muhammed (savs) gjithashtu i përkujtoi besimtarët që ta kenë parasysh këtë kur tha:

“Zoti është mbi Fron dhe asgjë që ju veproni nuk është e fshehtë për Zotin.” I vetëdijshëm për këtë të vërtetë, një besimtar i nënshtrohet Zotit të tij, kërkon mbrojtjen e Tij dhe nuk i frikë-Harun Jahja (Adnan Oktar) 25 sohet askujt pos Tij. Urdhri i Zotit për Profetin Musa dhe Harunin, të cilët ngurruan që të shkojnë tek Faraoni për ta thirrur atë në Islam, është një mësim për të gjithë besimtarët: (Allahu) tha: “Mos u frikësoni! Në të vërtetë, Unë jam me ju, dëgjoj dhe shoh.

Sure Ta Ha: 46