Kthehu te udhëzuesi
AZTRENDEFRESNLRUITSQBSROKYDA

Bazat e besimit në Islam: Besimet në librat e shpallur nga zoti dhe besimi në të dërguarit e tij

Përmbajtja
  1. Hyrje
  2. Nuk ekziston zot tjetër pos tij
  3. Zoti është afër njeriut
  4. Zoti krijoi gjithçka sipas një urdhri të caktuar
  5. Zoti ka pushtet mbi gjithçka
  6. Zoti sheh dhe di gjithçka
  7. Të gjitha qeniet i nënshtrohen zotit
  8. Besimet e rrejshme për zotin
  9. Besimi në zot i liruar nga idhujtaria
  10. Vlerësimi i allahut me vlerën e tij të vërtetë
  11. Madhështia dhe fuqia e pafund e zotit
  12. Dashuria dhe frika ndaj zotit
  13. Kurani është udhërrëfyes
  14. Besimet në librat e shpallur nga zoti dhe besimi në të dërguarit e tij
  15. Besimi në engjëj
  16. Natyra e përkohshme e jetës së kësaj bote
  17. Njeriu është duke u sprovuar
  18. Vdekja nuk është fundi
  19. Besimi në ahiret (jetën e përtejme)
  20. Besimi në ditën e gjykimit
  21. Ringjallja
  22. Dita e gjykimit
  23. Xheneti dhe xhehenemi (parajsa dhe ferri)
  24. Qëllimi është të fitohet kënaqësia e zotit
  25. Mëkati dhe pendimi
  26. Feja është në pajtim me prirjen e natyrshme të njerëzimit
  27. Besimtarët duhet të jenë të bashkuar dhe të bashkëpunojnë
  28. Fjala e fundit

Që prej kohës kur Profetit Adem (as) zbriti në tokë, Zoti i ka dërguar të dërguar çdo kombi, për t’iu komunikuar atyre ekzistencën e Zotit dhe të ahiretit, dhe për t’iu komunikuar porosinë hyjnore. Disa prej këtyre të dërguarve janë ata profetë emrat e të cilëve përmenden në Kuran dhe të cilëve u janë shpallur librat. Një Musliman nuk guxon të bëj dallim midis tyre, por duhet t’i respektoj të gjithë ata në mënyrë të barabartë, pasi që ata të gjithë ishin profetë të fesë së vërtetë. Zoti i urdhëron Muslimanët të besojnë në të gjithë profetët, pa bërë dallim:

Thoni: “Ne besojmë në Allahun, në atë që na është shpallur neve (Kuranin), në atë që i është shpallur Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe Esbatëve (12 bijve të Jakubit), në atë që i është dhënë Musait e Isait dhe në atë që u është dhënë profetëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi midis tyre dhe vetëm Allahut i përulemi”.

Sure Bekare: 136

I vetmi libër ndaj të cilit është përgjegjës njerëzimi në kohën tonë është Kurani, i shpallur Profetit Muhammed (savs). Pasi që, siç bën me dije Kurani, librat e mëhershëm, të cilët në fillim u shpallën për t’ia komunikuar të vërtetën njerëzimit, më vonë u ndryshuan përmes plotësimeve dhe heqjeve:

Mjerë ata që me duart e tyre shkruajnë Librin, e pastaj thonë:

“Kjo është prej Allahut” që për këtë të kenë ndonjë dobi të vogël (materiale). Mjerë ata për çfarë kanë shkruar me duart e tyre dhe mjerë ata për çfarë kanë fituar!

Sure Bekare: 79

Për këtë arsye, Islami u shpall nga Zoti si religjionin përfundimtar të Zotit. Në një ajet të Kuranit, urdhëron si vijon:

…Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj.

Sure Ma’ide: 3

Kurani na bën me dije po ashtu se Profeti Muhammed (savs) është profeti i fundit:

Muhammedi nuk është babai i askujt prej burrave tuaj, por është i Dërguari i Allahut dhe vula e profetëve; Allahu është I Gjithë-dijshëm për çdo gjë.

Sura al-Ahzab: 40

Rrjedhimisht, religjioni i vetëm i vërtetë për të gjitha kohërat, që nga epoka e Profetit Muhammed (savs), deri në Ditën e Ringjalljes, është Islami, dhe burimi i tij, Kurani.