Bazat e besimit në Islam: Natyra e përkohshme e jetës së kësaj bote
Përmbajtja
- Hyrje
- Nuk ekziston zot tjetër pos tij
- Zoti është afër njeriut
- Zoti krijoi gjithçka sipas një urdhri të caktuar
- Zoti ka pushtet mbi gjithçka
- Zoti sheh dhe di gjithçka
- Të gjitha qeniet i nënshtrohen zotit
- Besimet e rrejshme për zotin
- Besimi në zot i liruar nga idhujtaria
- Vlerësimi i allahut me vlerën e tij të vërtetë
- Madhështia dhe fuqia e pafund e zotit
- Dashuria dhe frika ndaj zotit
- Kurani është udhërrëfyes
- Besimet në librat e shpallur nga zoti dhe besimi në të dërguarit e tij
- Besimi në engjëj
- Natyra e përkohshme e jetës së kësaj bote
- Njeriu është duke u sprovuar
- Vdekja nuk është fundi
- Besimi në ahiret (jetën e përtejme)
- Besimi në ditën e gjykimit
- Ringjallja
- Dita e gjykimit
- Xheneti dhe xhehenemi (parajsa dhe ferri)
- Qëllimi është të fitohet kënaqësia e zotit
- Mëkati dhe pendimi
- Feja është në pajtim me prirjen e natyrshme të njerëzimit
- Besimtarët duhet të jenë të bashkuar dhe të bashkëpunojnë
- Fjala e fundit

Jeta e kësaj bote është sprovë për njerëzimin. Edhe pse Zoti ka krijuar joshje të panumërta për njeriun në këtë botë, Ai po ashtu e ka paralajmëruar atë që të mos merret së tepërmi me to e të harroj Zotin dhe fenë e Tij. Në një ajet të Kuranit, Zoti shpall se zbukurimi i kësaj bote është i përkohshëm dhe se kënaqësia e vërtetë është Parajsa, si shpërblim për kënaqësinë e Zotit:
Çdo gjë që gjendet në Tokë, Ne e kemi bërë stoli për të, për të provuar se kush prej tyre punon më mirë.
Ta dini, se jeta në këtë botë, nuk është tjetër veçse lojë, dëfrim e zbukurim, si dhe mburrje ndërmjet jush e rivalitet për më shumë pasuri dhe fëmijë! Ajo i shëmbëllen bimës, e cila pas shiut rritet dhe i gëzon bujqit, por më vonë zverdhet, thahet dhe mbetet pa vlerë. Në botën tjetër ju presin vuajtje të mëdha ose falja e Allahut dhe kënaqësia e Tij; jeta në këtë botë është vetëm kënaqësi e rreme.
Përderisa besimtari i gëzon po ashtu ato mirësi që përshkruhen si kënaqësi të kësaj bote, për dallim nga jobesimtari, ai nuk i konsideron ato si qëllimin e jetës së tij. Ai mund të dëshiroj t’i posedoj ato, por vetëm me qëllim që t’i falënderohet Zotit dhe t’i përdor ato për të fituar kënaqësinë e Zotit. Ai nuk i ndjekë ato për shkak të lakmisë. Sepse, ai është i vetëdijshëm se ajo që është e kësaj bote është jetëshkurtër sikurse vet jeta e tij. Ai është i vetëdijshëm se, pas vdekjes së tij, këto gjëra nuk do t’i sjellin dobi atij. Veç kësaj, ai e di se nëse ndjekë vetëm gjërat e dynjasë, me çmimin e qëllimeve më fisnike, ai për to sakrifikon ahiretin e tij. Në një ajet të Kuranit, kjo e vërtetë e rëndësishme rrëfehet si vijon: Burrave u është hijeshuar dashuria për gjërat e dëshiruara:
për gratë, fëmijët, arin dhe argjendin e grumbulluar, kuajt e bukur, bagëtitë dhe arat e lëruara. Këto janë kënaqësitë e kësaj jete, por shumë më i mirë është kthimi tek Allahu.
Joshja e gjërave të kësaj bote është një faktor thelbësor në sprovën që i është vënë njeriut në këtë botë. Shejtani shfry-PARIMET THEMELORE TË ISLAMIT tëzon pandërprerë joshjet në përpjekjet e tij për të mashtruar njeriun. Megjithatë, besimtarët janë ata të cilët, edhe pse mund të joshen nga tundime të tilla, janë të vetëdijshëm për vlerën e tyre të vërtetë. Duke e ditur se këto janë mirësi të përkohshme të kësaj bote dhe se ata me anë të tyre vihen në sprovë, joshjet mashtruese të këtyre gjërave nuk i mashtrojnë ata. Për këtë arsye, ata nuk mashtrohen nga Shejtani dhe janë në gjendje të shpëtojnë vetveten nga vuajtja e përjetshme. Në Kuran, Zoti paralajmëron njerëzimin si vijon: O njerëz! Pa dyshim, premtimi i Allahut (Dita e Gjykimit) është i vërtetë, prandaj të mos ju mashtrojë kurrsesi jeta e kësaj bote dhe të mos ju mashtrojë djalli për Allahun. (Sure Fatir: 5) Në anën tjetër, ata të cilët nuk kanë besim dhe kështu janë të privuar nga urtësia, ndiejnë një prirje të brendshme ndaj kësaj bote. Nën ndikimin e Shejtanit, ata e bëjnë arritjen e gjërave të përkohshme të kësaj bote qëllimin përfundimtar të jetëve të tyre. Gjendja e këtyre njerëzve përshkruhet si vijon: Por ju doni këtë jetë (kalimtare) e për jetën tjetër nuk kujtoheni! (Sure Kijame: 20-21)