Kthehu te udhëzuesi
AZTRENDEFRESNLRUITSQBSROKYDA

Bazat e besimit në Islam: Vlerësimi i allahut me vlerën e tij të vërtetë

Përmbajtja
  1. Hyrje
  2. Nuk ekziston zot tjetër pos tij
  3. Zoti është afër njeriut
  4. Zoti krijoi gjithçka sipas një urdhri të caktuar
  5. Zoti ka pushtet mbi gjithçka
  6. Zoti sheh dhe di gjithçka
  7. Të gjitha qeniet i nënshtrohen zotit
  8. Besimet e rrejshme për zotin
  9. Besimi në zot i liruar nga idhujtaria
  10. Vlerësimi i allahut me vlerën e tij të vërtetë
  11. Madhështia dhe fuqia e pafund e zotit
  12. Dashuria dhe frika ndaj zotit
  13. Kurani është udhërrëfyes
  14. Besimet në librat e shpallur nga zoti dhe besimi në të dërguarit e tij
  15. Besimi në engjëj
  16. Natyra e përkohshme e jetës së kësaj bote
  17. Njeriu është duke u sprovuar
  18. Vdekja nuk është fundi
  19. Besimi në ahiret (jetën e përtejme)
  20. Besimi në ditën e gjykimit
  21. Ringjallja
  22. Dita e gjykimit
  23. Xheneti dhe xhehenemi (parajsa dhe ferri)
  24. Qëllimi është të fitohet kënaqësia e zotit
  25. Mëkati dhe pendimi
  26. Feja është në pajtim me prirjen e natyrshme të njerëzimit
  27. Besimtarët duhet të jenë të bashkuar dhe të bashkëpunojnë
  28. Fjala e fundit

Ata nuk e çmojnë Allahun me vlerën e Tij të vërtetë. Vërtet, Allahu është i Fortë dhe i Plotfuqishëm.

Sure Haxh: 74

Zoti manifeston fuqinë dhe dijeninë e Tij të pafund në çdo gjë. Përsosmëria në çdo pjesë të trupit të njeriut, dijenia në krijimin e një lule, bukuria e ngjyrës dhe aroma e saj, madhështia e qiejve dhe e gjithësisë, rregulli i orbitave të planetëve, peshqit në thellësitë e oqeaneve dhe krijimi i ndërlikuar në çdo gjë që ju shihni rreth jush, janë të gjitha manifestime të qarta të fuqisë dhe pafundësisë së Zotit. Disa jobesimtar, përkundër perceptimit të ekzistencës së Zotit dhe të fuqisë së pafund të Tij, e mohojnë Atë nga mendjemadhësia. Ata nuk e pranojnë madhështinë e vërtetë të Zotit. Pasi që atyre u mungon urtësia, ata dështojnë të shohin shenjat e qarta të ekzistencës së Zotit dhe të madhështisë së Tij të manifestuara në të gjitha qeniet. Pavëmendja e këtyre njerëzve shprehet në një ajet si vijon: Eh, sa shumë shenja ka në qiej dhe në Tokë, pranë të cilave ata kalojnë pa ua vënë veshin! (Sure Jusuf: 105) Vetëm ata të cilët mendojnë mbi qëllimin e krijimit përreth tyre, të cilët kanë aftësi të qartë të dallimit, të cilët përdorin mendjet dhe ndërgjegjet e tyre, mund ta njohin të vërtetën që këto shenja lënë të kuptohet. Ata janë ata të cilët besojnë. Një nga vetitë kryesore të një besimtari është aftësia e tij për të qenë mendjemprehtë. Besimtarët, të cilët janë të aftë të shfrytëzojnë mendjet e tyre, të liruara nga arsyet e rrejshme, arrijnë të njohin mjeshtërinë dhe fuqinë e Zotit përmes krijimit të Tij dhe në këtë mënyrë arrijnë të kenë vlerësim të drejtë të madhështisë dhe lavdisë së Tij. Një ajet i Kuranit rrëfen se ata të cilët janë të aftë të mendojnë qartë shohin shenjat e Zotit ngado që të kthehen: Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të Tokës, në këmbimin e natës me ditën, në anijet që lundrojnë nëpër det për t’u sjellë dobi njerëzve, në ujin që Allahu zbret prej qiellit, duke ngjallur përmes tij tokën e vdekur dhe duke shpërndarë gjithfarë gjallesash, në lëvizjen e erërave dhe në retë që qëndrojnë midis qiellit e Tokës, pra, në të gjitha këto, sigurisht që ka shen-PARIMET THEMELORE TË ISLAMIT ja për njerëzit me intelekt. (Sure Bekare: 164)

Një person që është i prirur kështu njeh shenjat e ekzistencës së Zotit ngado që shikon, duke e kuptuar drejt fuqinë e Tij të vërtetë. Besimtarët vazhdimisht përkujtojnë Zotin në mendjet e tyre, ndërsa shumica e njerëzve jetojnë jetët e tyre pa menduar për këto fakte. Në një ajet të Kuranit, sjellja ideale e një Muslimani përshkruhet si vijon:

...për ata që e përmendin Allahun duke qëndruar në këmbë, ndenjur ose shtrirë dhe që meditojnë për krijimin e qiejve dhe të Tokës (duke thënë:) “O Zoti Ynë! Ti nuk i ke krijuar kot këto - lartësuar qofsh (nga çdo e metë)! Prandaj na ruaj nga ndëshkimi i zjarrit.

Sure Ali Imran: 191