Kthehu te udhëzuesi
AZTRENDEFRESNLRUITSQBSROKYDA

Bazat e besimit në Islam: Hyrje

Përmbajtja
  1. Hyrje
  2. Nuk ekziston zot tjetër pos tij
  3. Zoti është afër njeriut
  4. Zoti krijoi gjithçka sipas një urdhri të caktuar
  5. Zoti ka pushtet mbi gjithçka
  6. Zoti sheh dhe di gjithçka
  7. Të gjitha qeniet i nënshtrohen zotit
  8. Besimet e rrejshme për zotin
  9. Besimi në zot i liruar nga idhujtaria
  10. Vlerësimi i allahut me vlerën e tij të vërtetë
  11. Madhështia dhe fuqia e pafund e zotit
  12. Dashuria dhe frika ndaj zotit
  13. Kurani është udhërrëfyes
  14. Besimet në librat e shpallur nga zoti dhe besimi në të dërguarit e tij
  15. Besimi në engjëj
  16. Natyra e përkohshme e jetës së kësaj bote
  17. Njeriu është duke u sprovuar
  18. Vdekja nuk është fundi
  19. Besimi në ahiret (jetën e përtejme)
  20. Besimi në ditën e gjykimit
  21. Ringjallja
  22. Dita e gjykimit
  23. Xheneti dhe xhehenemi (parajsa dhe ferri)
  24. Qëllimi është të fitohet kënaqësia e zotit
  25. Mëkati dhe pendimi
  26. Feja është në pajtim me prirjen e natyrshme të njerëzimit
  27. Besimtarët duhet të jenë të bashkuar dhe të bashkëpunojnë
  28. Fjala e fundit

Ky libër është shkruar për ata të cilët së voni janë njohur me Islamin dhe të cilët tashmë kanë dijeni dhe një shkallë të bindjes ndaj Islamit, por e cila mund të ketë pasur origjinën e tyre në burime të papërshtatshme apo të pabaza.

Informacioni të cilin njerëzit e grumbullojnë për Islamin është, në të shumtën e rasteve, i kufizuar në atë që paraqesin familjet e tyre, shokët apo librat e caktuara. Mirëpo, informacionit të saktë për Islamin mund t’i qasemi vetëm duke iu referuar Kuranit, burimit të Islamit.

Kurani është shpallja e fundit e zbritur prej Zotit, si udhëzim për njerëzimin. Ndërsa Teurati dhe Ungjilli, dy libra që i kanë paraprirë Kuranit, ishin po ashtu shpallje prej Zotit, me kohë, ato u shtrembëruan dhe humbën vlerën e tyre si fjalë hyjnore e Zotit. Edhe pse ato mund të përmbajnë pjesë të fjalës origjinale të Zotit, pjesa më e madhe e tyre përbëhet prej fjalëve dhe ndërhyrjeve të njeriut. I vetmi libër i shpallur nga Zoti që ka mbijetuar plotësisht e pandryshuar, është Kurani. Ajo përmban vetëm atë që është shpallur nga Zoti. Zoti zbriti porosinë e Tij, ose me anë të Xhibrilit, ose përmes frymëzimit të drejtpërdrejt të Profetit Muhammed (savs). Kurani përbëhet vetëm prej asaj që iu shpall Profetit Muhammed (savs), që u zbrit në etapa, për një periudhë njëzet e tri vjeçare.

Në çdo kohë, shpallja menjëherë u shënua me shkrim ose u mbajt në mend, nga ana e shokëve të Profetit. Sot, të gjithë Muslimanët kudo që janë, lexojnë të njëjtin Kuran. Në asnjërën prej kopjeve të tij nuk mund të gjendet asnjë kundërthënie apo mospajtim. (Në ditët tona, Kurani i Uthmanit, Kalifit të tretë, është i ekspozuar në Muzeun në Topkapi, në Stamboll.) Dëshmi se Kurani është prej Zotit është mungesa e plotë e çfarëdo lloj mospajtimi në Kuran. Sipas Librit të Zotit:

A nuk përsiatin ata për Kuranin! Sikur ai të mos ishte prej Allahut, do të gjenin në të shumë kundërthënie.

Sure Nisa: 82

Kurani është udhëzim për të udhëhequr njeriun në rrugën e drejtësisë. Është shpallje e Zotit, e zbritur për të nxjerrë njeriun nga errësira në dritë. Me anë të Kuranit, Zoti ynë, Krijuesi i njeriut dhe i të gjitha gjallesave, udhëzon robërit e Tij në rrugën e drejtë. Në një ajet, Zoti thotë:

O njerëz, ju ka ardhur këshillë (Kurani) nga Zoti juaj, shërim për zemrat tuaja, udhëzim dhe mëshirë për besimtarët. (Sure Junus: 57) Ekzistenca e Zotit, njësia e Tij, argumentet e krijimit dhe jeta e jetës së përtejme, janë ato fakte themelore më të theksuara në Kuran. Në shumë vargje të Kuranit, Zoti e thërret njeriun të mendoj dhe të përsiat mbi urtësinë hyjnore në krijimin e Zotit dhe përkohshmërinë e jetës së kësaj bote dhe përhershmërinë e jetës së ahiretit. Po ashtu, në Kuran mund të gjejmë edhe historitë e jetëve të profetëve; sinqeritetin e tyre në besim, përkushtimin e tyre ndaj çështjes së Zotit dhe vendosmërinë e tyre në përhapjen e porosisë hyjnore. Më në fund, një numër ajetesh në Kuran na ofrojnë gjithashtu vizionin për mënyrën se si duhet të sillemi në jetët tona të përditshme.

Në këtë libër, bazuar në informacionin e ofruar nga Kurani, do të bëjmë fjalë për Zotin, vetitë e Tij, qëllimin e vërtetë të ekzistencës sonë në këtë botë, çfarë duhet të bëjmë për të vepruar në pajtim me të, realitetin e vdekjes dhe atë që na pret, jetën e përtejme. Ju rekomandojmë që ta lexoni këtë libër me kujdes dhe të mendoni për mësimet e tij, pasi që ato kanë për qëllim që t’ju afrojnë më shumë me Krijuesin tuaj dhe t’ju tregojnë rrugën e lumturisë dhe shpëtimit të përjetshëm.