Al-Haqqah
Përkthimi: Sherif Ahmeti
Momenti i katastrofës së përgjithshme (kijameti). 69:1
ç’është kijameti? 69:2
çka të mësoi ty se ç’është kijameti? 69:3
Themudi dhe Adi përgënjeshtruan tronditjen (kijametin). 69:4
Sa i përket Themudit, ata u shkatërruan me krismë të tmerrshme. 69:5
Ndërsa Adi është shkatërruar me një erë të fortë, të pakufishme. 69:6
Atë Ai e lëshoi kundër tyre shtatë net e tetë ditë rresht, kur shihje njerëzit në to të rrëzuar si të ishi trupa hurmash të zgavëruara. 69:7
A e sheh prej tyre ndonjë që ka mbetur? 69:8
Erdhi faraoni dhe ata që ishin para tij si dhe të përmbysurit (fshatrat e popullit të Lutit), me punë të gabuara. 69:9
Ata kundërshtuan të dërguarin e Zotit të tyre, e Ai i dënoi ata me një dënim edhe më të madh (prej dënimeve të mëparshëm). 69:10
Pasi që uji pat vërshuar, Ne ju bartëm në anije. 69:11
Për ta bërë atë (ngjarje) përkujtim për ju dhe për ta ruajtur atë veshët që janë përkujtues. 69:12
E kur të fryhet në surë një e fryeme. 69:13
Dhe të ngrihen toka e kodrat e t’i mëshojnë njëra-tjetrës me një të goditur. 69:14
Në aë kohë ndodh e vërteta (kijameti). 69:15
E qielli çahet, pse ai atë ditë është i raskapitur. 69:16
Dhe engjëjt qëndrojnë në skajet (anët) e tij, e atë ditë, tetë (engjëj) e bartin mbi vete Arshin e Zotit tënd. 69:17
Atë ditë ju do të ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur fshehtë asnjë sekret juaji. 69:18
Kujt t’i jepet libri i vet nga e djathta e tij, ai do të thotë: “O ju, qe, lexonie librin tim!” 69:19
Unë kam qenë i bindur se do të jap llogarinë time. 69:20
Dhe ai atëherë është në një jetë të kënaqshme. 69:21
Në një Xhennet të lartë. 69:22
Pemët e tij i ka krejt afër. 69:23
(E thuhet) Hani e pini shijshëm, ngase në ditët e kaluara ju e përgatitët këtë. 69:24
Ndërkaq, kujt i jepen librat e veta nga e majta, ai thotë: “O i mjeri unë, të mos më jepej fare libri im. 69:25
Dhe të mos dijsha fare se çka është llogaria ime. 69:26
Ah, sikur të kishte qenë ajo (vdekja e parë) mbarim i amshueshëm për mua. 69:27
Pasuria ime nuk më bëri fare dobi. 69:28
U hoq prej meje çdo kompetencë imja. 69:29
U thuhet zebanive: Kapnie atë, vënja prangat! 69:30
Pastaj atë shtinie në Xhehennem... 69:31
Mandej, lidhne atë me një zingjirë të gjatë shtatëdhjetë kutë. 69:32
Pse ai ka qenë që nuk besoi All-llahun e madhëruar. 69:33
Ai nuk nxiste për t’i ushqyer të varfërit. 69:34
Ai sot nuk ka këtu ndonjë mik. 69:35
As ushqim tjetër përveç të të shplarave. 69:36
Që atë nuk e ha kush, pos mëkatarëve. 69:37
Pra Unë betohem në atë që e shihni! 69:38
Edhe në atë që nuk e shihni! 69:39
Se me të vërtetë ai (Kur’ani) është fjalë (e Zotit) që e lexon i dërguari i ndershëm. 69:40
Ai nuk është fjalë e ndonjë poeti, po ju nuk besoni. 69:41
Nuk është as fjalë e ndonji falltori, po ju nuk besoni. 69:42
Është zbritje prej Zotit të botëve! 69:43
Sikur të trillonte ai (Muhammedi) për Ne ndonjë fjalë! 69:44
Ne do ta kapim atë me fuqinë Tonë. 69:45
E pastaj do t’ia këputnim atij arterien e zemrës. 69:46
Askush prej jush nuk do të mund të ndërhynte për mbrojtjen e tij. 69:47
Ai (kur’ani) është këshillë për të ruajturit. 69:48
S’ka dyshim se Ne dijmë që prej jush ka qe e përgënjeshtrojnë. 69:49
Ai (Kur’ani) njëmend do të jetë dëshprim për jobesimtarët. 69:50
Ai është e vërtetë bindëse! 69:51
Andaj, ti lartësoje nga të metat Zotin tënd të madhëruar! 69:52