Kthehu te udhëzuesi
AZTRENDEFRESNLRUITSQBSROKYDA

Bazat e besimit në Islam: Qëllimi është të fitohet kënaqësia e zotit

Përmbajtja
  1. Hyrje
  2. Nuk ekziston zot tjetër pos tij
  3. Zoti është afër njeriut
  4. Zoti krijoi gjithçka sipas një urdhri të caktuar
  5. Zoti ka pushtet mbi gjithçka
  6. Zoti sheh dhe di gjithçka
  7. Të gjitha qeniet i nënshtrohen zotit
  8. Besimet e rrejshme për zotin
  9. Besimi në zot i liruar nga idhujtaria
  10. Vlerësimi i allahut me vlerën e tij të vërtetë
  11. Madhështia dhe fuqia e pafund e zotit
  12. Dashuria dhe frika ndaj zotit
  13. Kurani është udhërrëfyes
  14. Besimet në librat e shpallur nga zoti dhe besimi në të dërguarit e tij
  15. Besimi në engjëj
  16. Natyra e përkohshme e jetës së kësaj bote
  17. Njeriu është duke u sprovuar
  18. Vdekja nuk është fundi
  19. Besimi në ahiret (jetën e përtejme)
  20. Besimi në ditën e gjykimit
  21. Ringjallja
  22. Dita e gjykimit
  23. Xheneti dhe xhehenemi (parajsa dhe ferri)
  24. Qëllimi është të fitohet kënaqësia e zotit
  25. Mëkati dhe pendimi
  26. Feja është në pajtim me prirjen e natyrshme të njerëzimit
  27. Besimtarët duhet të jenë të bashkuar dhe të bashkëpunojnë
  28. Fjala e fundit

Thuaj: “Unë jam urdhëruar që ta adhuroj Allahun me përkushtim të sinqertë.

Sure Zumer: 11

Me të kuptuar shtrirjen e fuqisë së pafund të Zotit, të harrosh ekzistencën e Tij dhe të mbetesh i pavëmendshëm është thjeshtë mashtrim i vetvetes. Ajo që Zoti kërkon prej qenieve njerëzore është që ata të përpiqen të fitojnë kënaqësinë e Tij si prioritetin e tyre të vetëm në jetë. Pasi që është Zoti Ai i Cili krijoi njeriun, i siguroj atij riskun (mjetet për jetesë) dhe gjithë të mirat tjera dhe i Cili i premtoi atij jetën e amshueshme në ahiret, do të ishte një akt i mosmirënjohjes që njeriu të kërkoj kënaqësinë e të tjerëve, apo kënaqësinë e unit të tij, si qëllimin e tij kryesor. Ndëshkimi për një mosmirënjohje të tillë është zjarri i përjetshëm i xhehenemit. Ekzistojnë dy zgjidhje që mund të bëj njeriu; ai mundet ose të mbështes jetën e tij në kënaqësinë e Zotit dhe kështu të fitoj shpërblimin e Xhenetit të Tij, ose të zgjedh rrugën e cila shpie në Xhehenem. Nuk ekziston opsioni i tretë për të. Kjo shprehet qartë në ajetin në vazhdim:

Cili është më i mirë, ai që themelet e godinës së vet i vë në përkushtimin ndaj Allahut dhe në kënaqësinë e Tij apo ai që themelet e godinës së tij i vë në bregun e gërryer dhe që rrokulliset me të në zjarrin e Xhehenemit?! Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë popullin keqbërës.

Sure Teube: 109

Ato vlera të lavdëruara në Kuran janë ato që bazohen krejtësisht në atë që arrin kënaqësinë e Zotit. Për shembull, vet-sakrifikimi, i cili është i dashur për Zotin, vlen vetëm nëse njeriu nuk pret asnjë shpërblim për të, por vetëm të arrij të fitoj kënaqësinë e Zotit. Në Kuran rrëfehet se besimtarët sillen në mënyrë të drejtë vetëm e vetëm për të fituar miratimin e Zotit:

Ata i ushqejnë të varfrit, jetimët dhe të zënët rob edhe pse vetë janë nevojtarë, duke thënë:

“Ne ju ushqejmë vetëm për hir të Zotit. Për këtë, nuk duam shpërblim e as falënderim!

Sure Insan: 8-9

I Dërguari i Zotit, Profeti Muhammed (savs) ka thënë po ashtu në një hadith se kënaqësia e Zotit duhet gjithmonë të mbahet mbi kënaqësinë e njeriut:

Kushdo që përpiqet të fitoj kënaqësinë e Zotit me çmimin e pakënaqësisë së njerëzve, do të fitojë Kënaqësinë e Zotit dhe Zoti do të bëj që njerëzit të jenë të kënaqur me të. Dhe kushdo që përpiqet të fitoj kënaqësinë e njerëzve me çmimin e pakënaqësisë së Zotit, do të fitoj pakënaqësinë e Zotit dhe Zoti do të bëj që njerëzit të jenë të pakënaqur me të. (transmetuar nga Ibn Hibban në Sahihun e tij)

Nderi dhe kënaqësia më e madhe që njeriu mund të arrij ndonjëherë është kënaqësia e Zotit. Zoti bën që robërit e Tij të jenë të kënaqur me Të përmes mirësive të panumërta që Ai ju dhuron atyre. Në një ajet të Kuranit, shpërblimi i besimtarëve të cilët janë të kënaqur me Zotin, dhe me të cilët Zoti është i kënaqur, rrëfehet si vijon:

Shpërblimi i tyre është te Zoti i tyre:

kopshtet e Adnit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj e ku do të banojnë përherë. Allahu është i kënaqur me ata, por dhe ata janë të kënaqur me Atë. Kjo është dhurata për ata që e kanë frikë Zotin e vet.

Sure Bejine: 8

Kënaqësia e Zotit nuk fitohet vetëm duke kryer vepra të caktuara adhurimi në kohë të caktuara. Kënaqësia e Allahut fitohet po ashtu duke u sjellë në mënyrë të drejtë gjatë gjithë jetës. Ajeti në vazhdim na bën me dije se e tërë jeta e një besimtari duhet të orientohet drejt një qëllimi të vetëm:

Thuaj: “Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve.

Sure En’am: 162