A u Krijua Gruaja nga Brinja e Burrit?
Legjenda e krijimit të gruas nga “Eshtra e Brinjës” së burrit është një besim JASHTË KURANIT. Ky gabim me prejardhje mitologjike, me hadithe të rreme dhe legjenda, po tentohet të paraqitet sikur të ishte një e vërtetë fetare. Ndërsa në Kuran tregon shumë qartë dhe saktë se të dy gjinitë janë krijuar nga një nefs i vetëm.
Duhet të korrigjohen edhe përkthimet e shkruara nën ndikimin e burimeve jashtë Kuranit. Gruaja nuk është krijuar nga eshtra e brinjës së burrit. Të dy janë nga i njëjti nefs. Në ajet përmendet kështu:
O njerëz, frikësohuni dhe ruhuni nga Zoti juaj që ju krijoi nga një nefs i vetëm, krijoi prej tij çiftin e tij dhe prej të dyve nxori e përhapi shumë burra dhe gra… (Surja An-Nisa, 1)
- yâ eyyuhâ: o
- en nâsu: njerëz
- ittekû: bëhuni zotërues të takvasë
- rabbe-kum(u): ndaj Zotit tuaj
- ellezî: ai që
- halaka-kum: ju krijoi
- min: nga …, prej …
- nefsin: një nefs
- vâhidetin: një i vetëm
- ve halaka: krijoi
- min-hâ: prej tij
- zevce-hâ: çiftin e tij, gruan e tij
- ve besse: përhapi, nxori
- min-humâ: prej tyre
- ricâlen: burra
- kesîran: shumë, në numër të madh
- ve nisâen: gra
Këtu do të trajtojmë dy fjalë.
Njëra – minhâ: prej tij
Tjetra- minhumâ: prej tyre
Këto fjalë të treguara (prej tij dhe prej tyre) vënë theksin te NEFSI i krijimit të parë.
Po ky Nefs i krijimit të parë çfarë është?
Allahu në Kuran njofton se e ka krijuar njeriun nga uji, nga dheu dhe nga balta. NEFSI i krijimit të parë është gjendja që marrin uji dhe mineralet e dheut kur bashkohen. Kjo e formon NEFSIN.
Për shembull, le të mendojmë se do të bëjmë nga balta një njeri 90 kilogramësh. Le të vendosim afër 70 Kilogramë ujë dhe pastaj t’i marrim nga dheu mineralet që ndodhen në trupin e njeriut dhe t’i shtojmë në të njëjtën enë. Përzierja (Nefsi) e përbërë nga uji dhe mineralet e dheut që ndodhen në enë do të shndërrohet në llucë.
Tani e formuam këtë NEFS dhe po formojmë Ademin dhe (minhâ: prej tij ) domethënë edhe nga i njëjti NEFS po formojmë çiftin e tij. Po pastaj çfarë bëjmë? ( minhumâ: prej tyre) domethënë nga përzierjet e të njëjtit NEFS nxorëm shumë burra dhe gra. Domethënë burri dhe gruaja e parë u krijuan nga e njëjta përzierje. Dhe burrat e gratë e tjera u krijuan nga e njëjta përzierje.
min : nga …, prej …
nefsin : një nefs
vâhidetin : një i vetëm
Fjala që përmendet në ajet ka kuptimin ”Nefsi Vahide: Shpirti i parë, gjallesa e parë, thelbi i parë”. Këtu nuk bëhet fjalë për një gjini. Por në perceptimin tradicional togfjalëshi Nefsi Vahide përkthehet si ”Ademi”. Sikur të ishte kështu, Allahu do të mund të thoshte hapur ”krijoi Ademin dhe prej tij çiftin e tij”. Ndërsa këtu nuk është përdorur asnjë emër. Dhe është penguar të krijohet një perceptim i tillë. Ashtu si u krijua Ademi, po ashtu është krijuar edhe bashkëshortja e tij. Burimi nga i cili u krijuan të dy është i njëjti.