Kthehu te udhëzuesi
AZTRENDEFRESNLRUITSQBSROKYDA

A nuk mund të jemi miq me Ithtarët e Librit (të krishterët dhe musevinjtë)?

A nuk mund të jenë miq Ithtarët e Librit? Me gratë e Ithtarëve të Librit martohesh, por miq nuk mund të bëhesh?

Siç pretendon një pjesë e njerëzve, të mos i zësh miq Ithtarët e Librit, të ushqesh armiqësi dhe të mos kesh të bësh me ta është një qëndrim në kundërshtim me Kuranin dhe me adetullahun. Në ajetin 51 të sures Al-Ma'ida, mbi të cilin këta persona i mbështesin pretendimet e tyre, Zoti ynë ka urdhëruar: ‘O ju që besuat, mos i zini miq (veliler) hebrenjtë dhe të krishterët; ata janë miq të njëri-tjetrit. Kushdo prej jush që i zë ata miq, pa dyshim është prej tyre. Pa dyshim Allahu nuk ia jep udhëzimin popullit të zullumqarëve.’

Fjala miq në ajet gjendet dy herë. Njëra është fjala “evliyau” që ka kuptimin “mbrojtës, përgjegjës para ligjit, evlija, zotërinj, zotërues, pronarë”. Tjetra është “Yetevellehum”. Kjo ka kuptimin “merr përsipër kujdesin, kalon në pozitë sunduese, merr në dorë drejtimin”. Fjala “mik, veli” që gjendet në këtë ajet do të thotë “drejtim”. Allahu u njofton muslimanëve në formën: mos hyni nën drejtimin e të krishterëve dhe të musevinjve. Pra, siç thonë disa njerëz, në këtë ajet nuk ka kuptimin të mos jesh në marrëdhënie të mira me musevinjtë ose me të krishterët, të ushqesh armiqësi ndaj tyre.

Zoti ynë ka ajete shumë të qarta se Ithtarët e Librit nuk janë të gjithë njësoj. Nëse do të duhej t'i zinim armiq të gjithë ata që nuk janë muslimanë, Allahu nuk do të na i njoftonte këto ajete. Për më tepër, nëse të gjithë ata që nuk janë muslimanë do të ishin armiqtë tanë, Allahu nuk do t'i bënte hallall ushqimet e tyre dhe gratë e tyre për martesë. Sepse vetë Pejgamberi ynë është martuar me një zonjë nga Ithtarët e Librit. Në dasmën e Ithtarëve të Librit shkohet, në varrimin e tyre shkohet, ushqimet e tyre hahen, bëhet tregti, ka një jetë të ndërthurur, miqësore, shoqërore, vëllazërore. Kjo shihet qartë në zbatimet e Pejgamberit tonë. Kjo bashkëjetesë është vëllazëri, miqësi e botës, nuk është vëllazëri feje. Përndryshe, si mund të martohet njeriu me dikë të cilit nuk i beson, ndaj të cilit ndien armiqësi, si mund të ulet në sofrën e tij? Për ata që në lidhje me këtë çështje shohin ajetin 51 të sures Al-Ma'ida dhe nuk i marrin parasysh ajetet e tjera për Ithtarët e Librit, duam të kujtojmë disa ajete.

لَيْسُوا۟ سَوَآءً مِّنْ أَهْلِ ٱلْكِتَٰبِ أُمَّةٌ قَآئِمَةٌ يَتْلُونَ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ ءَانَآءَ ٱلَّيْلِ وَهُمْ يَسْجُدُونَ

– Ata nuk janë të gjithë njësoj. Nga Ithtarët e Librit ka një bashkësi që, duke qëndruar në këmbë në kohën e natës dhe duke lexuar ajetet e Allahut, bien në sexhde. (Surja Ali Imran, 113)

Ata nuk janë të gjithë njësoj!

– …nga Ithtarët e Librit ka të tillë që, po t'i lësh amanet një kantar, ta kthen; … (Surja Ali Imran, 75)

– Pa dyshim, nga Ithtarët e Librit ka që i besojnë Allahut; asaj që ju është zbritur juve dhe asaj që u është zbritur atyre -duke treguar respekt të thellë ndaj Allahut. Ata nuk blejnë një vlerë të vogël në këmbim të ajeteve të Allahut. Ja, këta kanë shpërblimin e tyre pranë Zotit të tyre… (Surja Ali Imran, 199)

ٱلْيَوْمَ أُحِلَّ لَكُمُ ٱلطَّيِّبَٰتُ وَطَعَامُ ٱلَّذِينَ أُوتُوا۟ ٱلْكِتَٰبَ حِلٌّ لَّكُمْ وَطَعَامُكُمْ حِلٌّ لَّهُمْ وَٱلْمُحْصَنَٰتُ مِنَ ٱلْمُؤْمِنَٰتِ وَٱلْمُحْصَنَٰتُ مِنَ ٱلَّذِينَ أُوتُوا۟ ٱلْكِتَٰبَ مِن قَبْلِكُمْ إِذَآ ءَاتَيْتُمُوهُنَّ أُجُورَهُنَّ مُحْصِنِينَ غَيْرَ مُسَٰفِحِينَ وَلَا مُتَّخِذِىٓ أَخْدَانٍ وَمَن يَكْفُرْ بِٱلْإِيمَٰنِ فَقَدْ حَبِطَ عَمَلُهُۥ وَهُوَ فِى ٱلْـَٔاخِرَةِ مِنَ ٱلْخَٰسِرِينَ

– Sot ju janë bërë hallall gjërat e pastra. Ushqimi i atyre të cilëve (u) është dhënë Libri është hallall për ju, edhe ushqimi juaj është hallall për ta. Gratë e lira dhe të dëlira nga besimtaret dhe gratë e lira dhe të dëlira nga ata të cilëve (u) është dhënë Libri para jush, gjithashtu, si njerëz të ndershëm, që nuk bëjnë imoralitet dhe që nuk kanë zënë fshehurazi miq, -në rast se u paguani shpërblimin e tyre (mehret)- (u janë bërë hallall) për ju. Kushdo që nuk e njeh besimin dhe devijon në mohim, sigurisht ajo që ka bërë ka shkuar kot. Ai në ahiret është nga të humburit. (Surja Al-Ma'ida, 5)

– …Prej tyre, më të afërtit në dashuri ndaj atyre që kanë besuar i gjen: ata që thonë “jemi të krishterë”. Kjo është për shkak se prej tyre ka (disa)priftërinj dhe murgj dhe për shkak se ata në të vërtetë nuk mbahen të mëdhenj. (Surja Al-Ma'ida, 82)

إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَٱلَّذِينَ هَادُوا۟ وَٱلنَّصَٰرَىٰ وَٱلصَّٰبِـِٔينَ مَنْ ءَامَنَ بِٱللَّهِ وَٱلْيَوْمِ ٱلْـَٔاخِرِ وَعَمِلَ صَٰلِحًا فَلَهُمْ أَجْرُهُمْ عِندَ رَبِّهِمْ وَلَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ

– Pa dyshim, ata që kanë besuar(, dhe nga) hebrenjtë, të krishterët dhe sabiinjtë (kushdo që) i beson Allahut dhe ditës së ahiretit dhe bënvepra të mira, ata kanë shpërblimin e tyre pranë Allahut. Për ta nuk ka frikë dhe ata nuk do të pikëllohen. (Surja Al-Baqara, 62)

Allahu nuk ju ndalon që t'u bëni mirë dhe të silleni me drejtësi ndaj atyre që nuk luftojnë me ju për çështje feje dhe nuk ju dëbojnë nga vatrat tuaja. Sepse Allahu i do ata që bëjnë drejtësi. (Surja Al-Mumtahina, 8) sipas këtij ajeti, Allahu na urdhëron të gjykojmë me drejtësi ndaj atyre që nuk luftojnë me ne për çështjen e fesë sonë. …Urrejtja juaj ndaj një bashkësie të mos ju pengojë nga drejtësia. bëni drejtësi. Ajo është më afër takvasë. (Surja Al-Ma'ida, 8) urdhëron.

Informacion shtesë:

Personat që nuk duan t'i besojnë shpjegimit që dhamë në formën se në këtë ajet Allahu nuk na thotë mos i zini miq hebrenjtë dhe të krishterët, por na thotë mos i zini VELİ;
si e kanë përkthyer vallë këtë fjali që gjendet në Al-Baqara 282? Nëse në këtë ajet fjalën EVLİYA e përkthejnë si MIQ, çfarë kuptimi del, ata që në këtë ajet japin kuptimin VELİ, kur vijnë te ajeti që është objekt i kësaj ndarjeje, që tregon marrëdhënien me hebrenjtë dhe të krishterët, pse e kanë parapëlqyer kuptimin MIK.

”ev lâ yestatîu en yumille huve felyumlil veliyyuhu bil adl(adli)”

Çfarë kanë thënë për fjalën VELî që gjendet këtu?
Nëse ai vetë nuk është në gjendje ta shkruajë, a thotë ajeti që atëherë ta diktojë MIKU i tij? Apo VELİ-u i tij?