Kthehu te udhëzuesi
AZTRENDEFRESNLRUITSQBSROKYDA

Bazat e besimit në Islam: Besimet e rrejshme për zotin

Përmbajtja
  1. Hyrje
  2. Nuk ekziston zot tjetër pos tij
  3. Zoti është afër njeriut
  4. Zoti krijoi gjithçka sipas një urdhri të caktuar
  5. Zoti ka pushtet mbi gjithçka
  6. Zoti sheh dhe di gjithçka
  7. Të gjitha qeniet i nënshtrohen zotit
  8. Besimet e rrejshme për zotin
  9. Besimi në zot i liruar nga idhujtaria
  10. Vlerësimi i allahut me vlerën e tij të vërtetë
  11. Madhështia dhe fuqia e pafund e zotit
  12. Dashuria dhe frika ndaj zotit
  13. Kurani është udhërrëfyes
  14. Besimet në librat e shpallur nga zoti dhe besimi në të dërguarit e tij
  15. Besimi në engjëj
  16. Natyra e përkohshme e jetës së kësaj bote
  17. Njeriu është duke u sprovuar
  18. Vdekja nuk është fundi
  19. Besimi në ahiret (jetën e përtejme)
  20. Besimi në ditën e gjykimit
  21. Ringjallja
  22. Dita e gjykimit
  23. Xheneti dhe xhehenemi (parajsa dhe ferri)
  24. Qëllimi është të fitohet kënaqësia e zotit
  25. Mëkati dhe pendimi
  26. Feja është në pajtim me prirjen e natyrshme të njerëzimit
  27. Besimtarët duhet të jenë të bashkuar dhe të bashkëpunojnë
  28. Fjala e fundit

Teurati dhe Ungjilli, shpalljet e mëhershme prej Zotit, kanë humbur vërtetësinë e tyre origjinale, pasi që fjalët dhe ndërhyrjet e njeriut janë përfshirë në to. Kjo është njëra prej arsyeve pse u zbrit Kurani. Se librat e shenjtë që paraprinë Kuranin u shtrembëruan nga ana e njeriut përshkruhet në Kuran si vijon:

Mjerë ata që me duart e tyre shkruajnë Librin, e pastaj thonë:

“Kjo është prej Allahut” që për këtë të kenë ndonjë dobi të vogël (materiale). Mjerë ata për çfarë kanë shkruar me duart e tyre dhe mjerë ata për çfarë kanë fituar!

Sure Bekare: 79

Me të vërtetë, një grup ithtarësh të Librit e shtrembërojnë Librin me gjuhët e tyre (ndërsa e lexojnë atë), që ju të mendoni se ai farë leximi është prej Librit (që ka zbritur Allahu), kurse në të vërtetë, nuk është prej Librit. Ata thonë:

“Kjo që lexojmë është nga Allahu”, por ajo nuk është nga Allahu. Ata flasin gënjeshtra për Allahun, duke qenë të vetëdijshëm për këtë.

Sure Ali Imran: 78

Shtrembërimi i Teuratit dhe Dhiatës së Re çoi në përhapjen e besimeve të rrejshme midis pasuesve të tyre. Këta libra të shenjtë përmbajnë besimet dhe idetë që rrjedhin nga jashtë besimit të vërtetë të Zotit. Kjo manifestohet në shtrembërimin e shpalljes së vërtetë dhe në përshkrimin e Zotit si një qenie me dobësi dhe të meta karakteristike për qeniet njerëzore. (Vërtetë, Zoti është i lartësuar nga ajo që ata i përshkruajnë Atij).

Në Teuratin e shtrembëruar, për shembull, është fabrikuar një tregim në të cilin Zoti përshkruhet si një qenie e cila u mposht në një garë të mundjes me Profetin Jakub (as). Në mënyrë të ngjashme, në një tjetër tregim, pohohet se pasi që ka krijuar botën për gjashtë ditë, Zoti u lodh dhe pushoj në ditën e shtatë. Mirëpo, pasi që Zoti është i lartësuar dhe mbi çdo të metë, nuk mund të lodhet dhe të ketë nevojë për pushim. Kjo në Kuran përshkruhet si vijon:

Ne i kemi krijuar qiejt, Tokën dhe çdo gjë që gjendet midis tyre për gjashtë ditë, pa ndierë lodhje aspak.

Sure Kaf: 38

A nuk e shohin ata se Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe Tokën pa u lodhur aspak në krijimin e tyre, është i Fuqishëm t’i ngjallë të vdekurit? Po, Ai është vërtet i Fuqishëm për çdo gjë.

Sure Ahkaf: 33

Kjo zbulon se pasuesit e këtyre librave janë shmangur nga rruga e drejtë dhe nuk kanë pasur një kuptim të saktë për Zotin dhe vetitë e Tij.

Kurani, në anën tjetër, është nën mbrojtjen e Zotit dhe është libri i vetëm i shpallur nga Zoti që ka mbetur i pandryshuar. Kurani është libri i Islamit, fesë së vetme të vërtetë:

Sigurisht, Ne e kemi shpallur Kuranin dhe, sigurisht, Ne do ta ruajmë atë.

Sure Hixhr: 9

Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur.

Sure Ali Imran: 85

Kurani iu referohet besimeve të gabueshme të përvetësuara nga të Krishterët dhe Çifutët, dhe e bën të ditur besimin e vërtetë. Për shembull, thënia e tyre: “Zoti ka djalë (Jezusin),” e cila është një prej parimeve të Krishterimit, thuhet të jetë thjesht një besim i paarsyeshëm dhe një gënjeshtër e thënë kundër Zotit: Ata thonë: “Allahu ka bërë një fëmijë”. I Lavdishëm dhe i Lartësuar qoftë Ai! Përkundrazi, Atij i përket çdo gjë që gjendet në qiej e në Tokë dhe Atij i nënshtrohet gjithçka. Ai është Krijuesi i qiejve dhe i Tokës, pa shembull të mëparshëm dhe, kur vendos për diçka, vetëm thotë për të:

“Bëhu!” - dhe ajo bëhet.

Sure Bekare: 116-117

Disa vargje tjera lidhur me këtë çështje janë si vijon: O ithtarët e Librit! Mos e kaloni kufirin në besimin tuaj dhe për Allahun thoni vetëm të vërtetën! Mesihu - Isai, i biri i Merjemes, është vetëm i Dërguar i Allahut dhe Fjala e Tij, të cilën ia ka dërguar Merjemes, si dhe shpirt (i krijuar) nga Ai. Pra, besojini Allahut dhe të dërguarve të Tij! Dhe mos thoni: “Tre zota”! Hiqni dorë, se është më mirë për ju! Allahu është vetëm një Zot - qoftë lavdëruar Ai! Ai është tepër i lartësuar për të pasur fëmijë. E Tij është gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Allahu mjafton për rregullimin e gjithësisë. (Sure Nisa: 171) Ai është Krijuesi i qiejve dhe i Tokës! E si mund të ketë Ai fëmijë, ndërkohë që nuk ka bashkëshorte?! Ai ka krijuar çdo gjë dhe është i Dijshëm për çdo gjë. (Sure En’am: 101)

Besimi i krishterë pohon se Zoti krijoi gjithësinë dhe pastaj e la atë të pavarur. Megjithatë, siç thamë më herët, Vullneti i Zotit sundon gjithësinë në çdo moment; ajo është vazhdimisht nën kontrollin e Tij. Asgjë nuk mund të ndodhë pa Vullnetin dhe jashtë kontrollit të Tij: A ka më të mirë se Ai, që zë fill krijimin dhe pastaj e ri-përsërit atë, që ju jep mjete jetese nga qielli dhe toka?! Vallë, a ka krahas Allahut zot tjetër? Thuaj (o Muhammed):

“Sillni provat tuaja, nëse ajo që thoni është e vërtetë!”

Sure Neml: 64

Me të vërtetë, Allahu mban ekuilibrin e qiejve dhe të Tokës, që të mos shkatërrohen. Kur ato nisin të shkatërrohen, askush nuk mund t’i mbrojë, pos Tij. Me të vërtetë, Ai është i Butë dhe Falës (i gjynaheve).

Sure Fatir: 41

Për t’iu kundërvënë këtyre nocioneve të rrejshme dhe shumë të tjerave që nuk janë përmendur këtu, Zoti na i jap në Kuran vetitë e Tij të lartësuara. Kjo jo vetëm për t’iu dhënë përgjigje këtyre pohimeve të gabueshme, por po ashtu për t’i udhëzuar ata që janë fajtorë prej tyre në fenë e vërtetë të Zotit.

Çdokush duhet të pranoj se Zoti është Një dhe se asgjë dhe askush nuk mund të krahasohet me Të; ai është i lirë nga çdo e metë. Ai rrethon gjithçka, Ai ushtron sundimin e Tij mbi krijimin në çdo moment, Ai është afër njeriut, Ai ka fuqinë të bëj gjithçka, Ai është i Gjithëmëshirshmi, Ai është i Drejti, Ai është Sunduesi i Ditës së Gjykimit, Ai sheh dhe dëgjon gjithçka dhe është më i lartësuari për nga vetitë.