Kthehu te udhëzuesi
AZTRENDEFRESNLRUITSQBSROKYDA

Bazat e besimit në Islam: Zoti krijoi gjithçka sipas një urdhri të caktuar

Përmbajtja
  1. Hyrje
  2. Nuk ekziston zot tjetër pos tij
  3. Zoti është afër njeriut
  4. Zoti krijoi gjithçka sipas një urdhri të caktuar
  5. Zoti ka pushtet mbi gjithçka
  6. Zoti sheh dhe di gjithçka
  7. Të gjitha qeniet i nënshtrohen zotit
  8. Besimet e rrejshme për zotin
  9. Besimi në zot i liruar nga idhujtaria
  10. Vlerësimi i allahut me vlerën e tij të vërtetë
  11. Madhështia dhe fuqia e pafund e zotit
  12. Dashuria dhe frika ndaj zotit
  13. Kurani është udhërrëfyes
  14. Besimet në librat e shpallur nga zoti dhe besimi në të dërguarit e tij
  15. Besimi në engjëj
  16. Natyra e përkohshme e jetës së kësaj bote
  17. Njeriu është duke u sprovuar
  18. Vdekja nuk është fundi
  19. Besimi në ahiret (jetën e përtejme)
  20. Besimi në ditën e gjykimit
  21. Ringjallja
  22. Dita e gjykimit
  23. Xheneti dhe xhehenemi (parajsa dhe ferri)
  24. Qëllimi është të fitohet kënaqësia e zotit
  25. Mëkati dhe pendimi
  26. Feja është në pajtim me prirjen e natyrshme të njerëzimit
  27. Besimtarët duhet të jenë të bashkuar dhe të bashkëpunojnë
  28. Fjala e fundit

Vërtet, Ne çdo gjë e kemi krijuar me masë të paracaktuar. (Sure Kamer: 49) Fati është pjesë e krijimit të përsosur të Zotit dhe të gjitha ngjarjet, të së kaluarës dhe të ardhmes, janë të njohura për Të si në një “moment të vetëm” të pafund.

Është Zoti Ai i Cili krijoi materien. Ajo që ne quajmë kohë është lëvizja e materies. Koha është një dimension i cili është i lidhur vetëm me njeriun. Vetëm njeriu ndien kalim-Harun Jahja (Adnan Oktar) 19 in e kohës; një qenie njerëzore mund të njoh ekzistencën e tij vetëm duke qenë se ajo ekziston në kohë. Mirëpo, Zoti është i pavarur nga koha, sepse është Ai i Cili e krijoi atë. Me fjalë tjera, Zoti është i pavarur nga rrjedha e kohës; Zoti nuk ka nevojë të pres për të parë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Zoti është vërtet i lartësuar mbi të gjitha këto të meta. Zoti është në dijeni për një ngjarje të ardhme (e ardhmja për ne) para se ajo të ndodhë, sepse Zoti, i Pari dhe i Fundit, është i pavarur nga koha dhe sepse Ai është Absoluti dhe i Përjetshmi. I pavarur nga koha, Zoti është i vetëdijshëm për një ngjarje e cila, nga këndvështrimi ynë, do të ndodhë me mija vite më vonë. Në të vërtetë, është Ai i Cili e nënshtroi, e përcaktoi dhe e krijoi atë. Kjo e vërtetë zbulohet në një ajet si vijon:

S’ka fatkeqësi që godet tokën dhe ju, që të mos jetë e shënuar në Libër (Leuhi Mahfûdh) më parë se ta krijojmë atë. Kjo për Allahun është vërtet e lehtë!

Sure Hadid: 22