Kthehu te udhëzuesi
AZTRENDEFRESNLRUITSQBSROKYDA

Al-Qamar

Përkthimi: Sherif Ahmeti

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ ٱقْتَرَبَتِ ٱلسَّاعَةُ وَٱنشَقَّ ٱلْقَمَرُ

Momenti (i katastrofës së përgjigjthshme) është afruar, e hëna është çarë (në dysh). 54:1

وَإِن يَرَوْا۟ ءَايَةً يُعْرِضُوا۟ وَيَقُولُوا۟ سِحْرٌ مُّسْتَمِرٌّ

Po ata (idhujtarët) edhe nëse shohin ndonjë argument (mrekulli) zprapsen e thonë: “Kjo është magji e vazhdueshme!” 54:2

وَكَذَّبُوا۟ وَٱتَّبَعُوٓا۟ أَهْوَآءَهُمْ وَكُلُّ أَمْرٍ مُّسْتَقِرٌّ

Dhe përgënjeshtruan, e ndoqën dëshirat e veta, por çdo çështje arrinë cakun e fundit. 54:3

وَلَقَدْ جَآءَهُم مِّنَ ٱلْأَنۢبَآءِ مَا فِيهِ مُزْدَجَرٌ

Atyre u patën ardhur aso lajmesh (të popujve të lashtë), ku ka mjaft qortime, (për ata që kuptojnë). 54:4

حِكْمَةٌۢ بَٰلِغَةٌ فَمَا تُغْنِ ٱلنُّذُرُ

Urtësi e përsosur (është Kur’ani)! Po sa bëjnë dobi qortimet! 54:5

فَتَوَلَّ عَنْهُمْ يَوْمَ يَدْعُ ٱلدَّاعِ إِلَىٰ شَىْءٍ نُّكُرٍ

Pra, largohu prej tyre. ditën kur thirrësi (Israfili) kumton një send të tmerrshëm. 54:6

خُشَّعًا أَبْصَٰرُهُمْ يَخْرُجُونَ مِنَ ٱلْأَجْدَاثِ كَأَنَّهُمْ جَرَادٌ مُّنتَشِرٌ

Dalin prej varreve, e si karkaleca të shpërndarë e me shikim ë përulur. 54:7

مُّهْطِعِينَ إِلَى ٱلدَّاعِ يَقُولُ ٱلْكَٰفِرُونَ هَٰذَا يَوْمٌ عَسِرٌ

Duke shpejtuar drejt atij që i thërret, e, jobesimtarët thonë: “Kjo është ditë e vështirë”. 54:8

كَذَّبَتْ قَبْلَهُمْ قَوْمُ نُوحٍ فَكَذَّبُوا۟ عَبْدَنَا وَقَالُوا۟ مَجْنُونٌ وَٱزْدُجِرَ

Populli i Nuhut që ishte para tyre përgënjeshtroi, dhe robin Tonë (Nuhun) e quajti rrenacak dhe i thanë: “I marrë!” dhe iu bë kërcënim. 54:9

فَدَعَا رَبَّهُۥٓ أَنِّى مَغْلُوبٌ فَٱنتَصِرْ

E ai iu drejtua Zotit të vet: “Unë jam i mundur, prandaj më ndihmo!” 54:10

فَفَتَحْنَآ أَبْوَٰبَ ٱلسَّمَآءِ بِمَآءٍ مُّنْهَمِرٍ

Atëherë Ne me një shi të vrullshëm i hapëm dyert e qiellit. 54:11

وَفَجَّرْنَا ٱلْأَرْضَ عُيُونًا فَٱلْتَقَى ٱلْمَآءُ عَلَىٰٓ أَمْرٍ قَدْ قُدِرَ

Dhe Ne tokën e zbërthyem në burime uji, kurse uji u bashkua siç ishte e caktuar. 54:12

وَحَمَلْنَٰهُ عَلَىٰ ذَاتِ أَلْوَٰحٍ وَدُسُرٍ

E atë (Nuhun) e bartëm në (anije) dërrasash e shtyllash të gojëzuara. 54:13

تَجْرِى بِأَعْيُنِنَا جَزَآءً لِّمَن كَانَ كُفِرَ

Që lundronte në mbikëqyrje Tonë. (I fundosëm) Si ndëshkim për atë (Nuhun) që ishte mohuar (përbuzur). 54:14

وَلَقَد تَّرَكْنَٰهَآ ءَايَةً فَهَلْ مِن مُّدَّكِرٍ

Atë (ngjarje) Ne e lamë kujtim, po a ka ndokush që merr mësim? 54:15

فَكَيْفَ كَانَ عَذَابِى وَنُذُرِ

E çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi Im! 54:16

وَلَقَدْ يَسَّرْنَا ٱلْقُرْءَانَ لِلذِّكْرِ فَهَلْ مِن مُّدَّكِرٍ

Ne Kur’anin e bëmë të lehtë për mësim, po a ndokush që merr mësim? 54:17

كَذَّبَتْ عَادٌ فَكَيْفَ كَانَ عَذَابِى وَنُذُرِ

Adi përgënjeshtroi, e çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi? 54:18

إِنَّآ أَرْسَلْنَا عَلَيْهِمْ رِيحًا صَرْصَرًا فِى يَوْمِ نَحْسٍ مُّسْتَمِرٍّ

Atyre Nenjë ditë fatkeqe të përjetshme u lëshuamnjë erë të fortë. 54:19

تَنزِعُ ٱلنَّاسَ كَأَنَّهُمْ أَعْجَازُ نَخْلٍ مُّنقَعِرٍ

I ngriste njerëzit si të ishin trupa hurmash të shkulura. 54:20

فَكَيْفَ كَانَ عَذَابِى وَنُذُرِ

Dhe çfarë ishte ndëshkimi Im dhe vërejtja Ime? 54:21

وَلَقَدْ يَسَّرْنَا ٱلْقُرْءَانَ لِلذِّكْرِ فَهَلْ مِن مُّدَّكِرٍ

Ne Kur’anin e bëmë të lehtë për të kuptuar, a ka ndokush që merr këshillë? 54:22

كَذَّبَتْ ثَمُودُ بِٱلنُّذُرِ

Themudi përgënjeshtroi të dërguarit. 54:23

فَقَالُوٓا۟ أَبَشَرًا مِّنَّا وَٰحِدًا نَّتَّبِعُهُۥٓ إِنَّآ إِذًا لَّفِى ضَلَٰلٍ وَسُعُرٍ

E thamë: “A të shkojmë pas një të vetmit njeri që doli nga mesi ynë, po Ne atëherë do të jemi të humbur në një marrësi!” 54:24

أَءُلْقِىَ ٱلذِّكْرُ عَلَيْهِ مِنۢ بَيْنِنَا بَلْ هُوَ كَذَّابٌ أَشِرٌ

A, atij nga mesi jonë iu dha shpallja? Jo, por ai është një gënjeshtar mendjemadh. 54:25

سَيَعْلَمُونَ غَدًا مَّنِ ٱلْكَذَّابُ ٱلْأَشِرُ

Mirëpo ata nesër do të kuptojmë se kush është gënjeshtari, mendjemadhi! 54:26

إِنَّا مُرْسِلُوا۟ ٱلنَّاقَةِ فِتْنَةً لَّهُمْ فَٱرْتَقِبْهُمْ وَٱصْطَبِرْ

Ne atyre do t’ua dërgojmë deven si sprovë e ti vetëm dhe bën durim. 54:27

وَنَبِّئْهُمْ أَنَّ ٱلْمَآءَ قِسْمَةٌۢ بَيْنَهُمْ كُلُّ شِرْبٍ مُّحْتَضَرٌ

Dhe lajmëroji ata se uji është i ndarë për ta veç e veç, secili do të paraqitet për të pirë ujë në rendin e vet. 54:28

فَنَادَوْا۟ صَاحِبَهُمْ فَتَعَاطَىٰ فَعَقَرَ

Po ata e ftuan shokun e vet, e ai mori dhe e theri atë. 54:29

فَكَيْفَ كَانَ عَذَابِى وَنُذُرِ

E çfarë ishte ndëshkimi ndëshkimi Im dhe kërcënimi Im? 54:30

إِنَّآ أَرْسَلْنَا عَلَيْهِمْ صَيْحَةً وَٰحِدَةً فَكَانُوا۟ كَهَشِيمِ ٱلْمُحْتَظِرِ

Ne lëshuam kundër tyre një ushtimë, e ata u bënë si shtrojë vathi. (Mbeturinë e ushqimit të kafshëve që u shtohet). 54:31

وَلَقَدْ يَسَّرْنَا ٱلْقُرْءَانَ لِلذِّكْرِ فَهَلْ مِن مُّدَّكِرٍ

Ne Kur’anin e bëmë të lehtë për këshillë, po a ka ndokush që merr mësim? 54:32

كَذَّبَتْ قَوْمُ لُوطٍۭ بِٱلنُّذُرِ

Populli i Lutit i përgënjeshtroi vërejtjet e pejgamberit të vet. 54:33

إِنَّآ أَرْسَلْنَا عَلَيْهِمْ حَاصِبًا إِلَّآ ءَالَ لُوطٍ نَّجَّيْنَٰهُم بِسَحَرٍ

Ne atyre, përveç famijes së Lutit të cilën e shpëtuam para se të agonte, u lëshuam një erë që solli gurë mbi ta. 54:34

نِّعْمَةً مِّنْ عِندِنَا كَذَٰلِكَ نَجْزِى مَن شَكَرَ

(Shpëtimi ishte) Një mirësi nga ana Jonë, ashtu Ne shpërblejmë atë që falënderon. 54:35

وَلَقَدْ أَنذَرَهُم بَطْشَتَنَا فَتَمَارَوْا۟ بِٱلنُّذُرِ

Ai (Luti) u pat tërhequr vërejtjen atyre për dënimin Tonë të rëndë, por ata dyshuan në ato kërcënime. 54:36

وَلَقَدْ رَٰوَدُوهُ عَن ضَيْفِهِۦ فَطَمَسْنَآ أَعْيُنَهُمْ فَذُوقُوا۟ عَذَابِى وَنُذُرِ

Ata deshën t’u afrohen mysafirëve të tij e Ne ua verbëruam sytë atyre, pra përjetoni ndëshkimin Tim dhe qortimet e Mia! 54:37

وَلَقَدْ صَبَّحَهُم بُكْرَةً عَذَابٌ مُّسْتَقِرٌّ

E, atyre në një mëngjes të hershëm u erdhi dënimi i përhershëm. 54:38

فَذُوقُوا۟ عَذَابِى وَنُذُرِ

Pra, vuanie dënimin Tim dhe qortimin Tim! 54:39

وَلَقَدْ يَسَّرْنَا ٱلْقُرْءَانَ لِلذِّكْرِ فَهَلْ مِن مُّدَّكِرٍ

Ne Kur’anin e bëmë të lehtë për të studiuar, a ka ndokush që merr përvojë nga ai? 54:40

وَلَقَدْ جَآءَ ءَالَ فِرْعَوْنَ ٱلنُّذُرُ

Edhe rrethit të faraonit i patëm ardhur shumë vërejtje. 54:41

كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَا كُلِّهَا فَأَخَذْنَٰهُمْ أَخْذَ عَزِيزٍ مُّقْتَدِرٍ

Ata i përgënjeshtruan të gjitha argumentet Tona, prandaj Ne i dënuam ashtu siç është dënimi i një ngadhënjyesi, i një fuqiploti. 54:42

أَكُفَّارُكُمْ خَيْرٌ مِّنْ أُو۟لَٰٓئِكُمْ أَمْ لَكُم بَرَآءَةٌ فِى ٱلزُّبُرِ

A jobesimtarët tuaj janë më të vlefshëm se ata që u përmendën, apo ju keni ndonjë kontratë në librat e qiellit? 54:43

أَمْ يَقُولُونَ نَحْنُ جَمِيعٌ مُّنتَصِرٌ

A mos po thonë: “Ne jemi një grup ngadhënjyes tok të bashkuar?” 54:44

سَيُهْزَمُ ٱلْجَمْعُ وَيُوَلُّونَ ٱلدُّبُرَ

Grupi do të pësojë disfatë dhe ata do të kthehen prapa. 54:45

بَلِ ٱلسَّاعَةُ مَوْعِدُهُمْ وَٱلسَّاعَةُ أَدْهَىٰ وَأَمَرُّ

Por jo, afati i tyre është kijameti, e kijameti është edhe më i vështirë, edhe më i hidhur. 54:46

إِنَّ ٱلْمُجْرِمِينَ فِى ضَلَٰلٍ وَسُعُرٍ

S’ka dyshim se idhujtarët kriminelë, janë edhe në një huti edhe në zjarr të madh. 54:47

يَوْمَ يُسْحَبُونَ فِى ٱلنَّارِ عَلَىٰ وُجُوهِهِمْ ذُوقُوا۟ مَسَّ سَقَرَ

Ditën kur me fytyrat e tyre do të tërhiqen zvarrë në zjarr. “Vuanie dënimin Sekar”. (emër i një Xhehennemi). 54:48

إِنَّا كُلَّ شَىْءٍ خَلَقْنَٰهُ بِقَدَرٍ

Ne çdo send kemi krijuar me masë të caktuar. 54:49

وَمَآ أَمْرُنَآ إِلَّا وَٰحِدَةٌ كَلَمْحٍۭ بِٱلْبَصَرِ

Puna Jonë (në krijim) është e shpejtë sa çel e mshel sytë. 54:50

وَلَقَدْ أَهْلَكْنَآ أَشْيَاعَكُمْ فَهَلْ مِن مُّدَّكِرٍ

Ne, ata që ishin si ju i shkatërruam, a ka ndokush që merr mësim? 54:51

وَكُلُّ شَىْءٍ فَعَلُوهُ فِى ٱلزُّبُرِ

Dhe çdo gjë që ata e punuan, gjendet (e shkruar) në shënime. 54:52

وَكُلُّ صَغِيرٍ وَكَبِيرٍ مُّسْتَطَرٌ

Dhe çdo vepër, qoftë e vogël dhe qoftë e madhe është rradhitur (evidentuar në Lehvi Mahfudh). 54:53

إِنَّ ٱلْمُتَّقِينَ فِى جَنَّٰتٍ وَنَهَرٍ

Është e vërtetë se të devotshmit do të jenë në Xhennete e në lumenj. 54:54

فِى مَقْعَدِ صِدْقٍ عِندَ مَلِيكٍ مُّقْتَدِرٍۭ

Në një vend të kënaqshëm, te Sunduesi i plotfuqishëm (te All-llahu). 54:55