Kthehu te udhëzuesi
AZTRENDEFRESNLRUITSQBSROKYDA

Përgjigje ndaj pretendimit se Pejgamberi Muhamed ka shkruar ajetet e plaçkës së luftës për t’u pasuruar

Pejgamberi Muhamed, falë martesës me Hatixhen, tashmë ishte një burrë shumë i pasur dhe i fuqishëm. Dikush që e ka qëllim pasurinë, pse të vendosë si kusht adhurime si ”infak, zekat, sadaka”? Mund të thoni se duke u dukur bamirës mund të mbledhë më shumë përkrahës. Mirë, po pse sipas ajetit 219 të sures Al-Bekare të thotë: jepni si infak gjithë atë që tepron nga nevoja? Pse të thotë: mos grumbulloni e mos mblidhni pasuri? Në këtë sistem të urdhëruar, pasuritë shpenzohen në rrugën e Allahut. Thuhet: t’i jepet jetimit, të varfrit, atij që ka mbetur në rrugë, fqinjit të afërt e të largët, të afërmit. Këtu çfarë interesi ka Pejgamberi Muhamed? Ndërkohë që këto ajete i rëndojnë nefsit të shumë vetave. Dhe ata që shmangen nga kjo mund të largohen prej tij dhe ai mund të humbasë fuqi në këtë kuptim.

Në një ajet thotë se plaçkat e luftës janë të Allahut dhe të të dërguarit të Tij. Le të hyjmë pak në detaje… Nebi do të thotë pejgamber dhe është personi që merr Librin. Ndërsa Resul, me titullin Nebi, është identiteti i tij në çastin kur ua kumton atë Libër njerëzve. Në çastet kur nuk e kryen detyrën e kumtimit nuk është resul, por nebi. Prandaj në ajet nuk thuhet se ajo që quhet plaçkë lufte është e Nebiut si njeri. Nëse i shqyrtoni ajetet ku përmenden bashkë Allahu dhe i dërguari i Tij duke marrë parasysh këto përkufizime, kuptohet shumë qartë se bindja, plaçka e luftës… përmes cilësisë së kumtuesit i përkasin Allahut. Mirë, po çfarë të bëjë Allahu me plaçkën e luftës? Ajo që synohet këtu është se pronari i pronës është Allahu, Allahu alem. Ai që krijoi të gjitha plaçkat e luftës në tokë dhe në qiell është Allahu. Dhe tashmë e gjithë teprica mbi nevojën e pasurisë që i përket Allahut dhe që Ai ua jep robve të Tij duhet të shpërndahet në mënyrën që ka njoftuar Allahu. Edhe sikur pejgamberit t’i kishte qenë një pjesë jo si resul, por me identitetin Nebi, sipas dispozitës së ajeteve ai tashmë nuk mund ta mbante këtë pronë në dorë…

يَوْمَ يُحْمَىٰ عَلَيْهَا فِى نَارِ جَهَنَّمَ فَتُكْوَىٰ بِهَا جِبَاهُهُمْ وَجُنُوبُهُمْ وَظُهُورُهُمْ هَٰذَا مَا كَنَزْتُمْ لِأَنفُسِكُمْ فَذُوقُوا۟ مَا كُنتُمْ تَكْنِزُونَ

Atë ditë kur këto do të skuqen në zjarrin e Xhehenemit, ballët, brinjët dhe shpinat e tyre do të damkosen me to (dhe:) “Ja, kjo është ajo që grumbulluat e fshehët për veten; shijoni atë që grumbulluat e fshehët” (do t’u thuhet). (Surja At-Teube, 35)