Kthehu te udhëzuesi
AZTRENDEFRESNLRUITSQBSROKYDA

Përgjigje Pretendimit se Pejgamberi Muhamed i Shkroi Ajetet e Luftës për të Fituar Fuqi dhe Pushtet

Kur Pejgamberi i njoftoi popullit të tij se ishte i dërguar dhe filloi të kumtonte ajetet, të parët e popullit e panë atë në ”hutim, devijim, pamjaftueshmëri mendore”; edhe për ata që e ndoqën thanë se ishin me mend të ulët. Refuzuan ta ndiqnin Pejgamberin dhe si arsye paraqitën besnikërinë e tyre ndaj traditave që kishin mësuar nga të parët e tyre. Çfarë u urdhëronte atyre feja e të parëve të tyre dhe nga çfarë i ndalonte Pejgamberi Muhamed?

Në sistemin idhujtar poligamia ishte e ligjshme. Ndërsa Pejgamberi Muhamed u vinte kufi martesave, këshillonte monogaminë. Në sistemin idhujtar vajzat varroseshin të gjalla. Ndërsa Pejgamberi Muhamed e ndalonte varrosjen e vajzave. Idhujtarët kishin skllevër. Ndërsa Pejgamberi Muhamed thoshte se ai që e zgjedh Islamin është i barabartë me tjetrin, se epërsia nuk është sipas racës apo prejardhjes, por sipas takvasë. Dhe kumtonte që skllevërit në duart e idhujtarëve të liroheshin duke u dhënë pronarëve shpërblimin e tyre. Njoftonte se skllavi dhe zotëria në Islam kanë të njëjtin status…

Sigurisht që feja që kumtonte Pejgamberi Muhamed e përmbyste sistemin e idhujtarëve. Për këtë arsye filloi të ushtrohej shtypje materiale dhe shpirtërore ndaj Pejgamberit dhe atyre që ishin me të. Për këtë arsye besimtarët u detyruan të bënin hixhret. Por sulmet vazhduan dhe kur jeta dhe pasuria e tyre u vunë në rrezik dhe pala tjetër shpalli luftë, të luftuarit për qëllime mbrojtjeje u bë e drejtë.

أُذِنَ لِلَّذِينَ يُقَٰتَلُونَ بِأَنَّهُمْ ظُلِمُوا۟ وَإِنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ نَصْرِهِمْ لَقَدِيرٌ

Për shkak se u bëhet padrejtësi, atyre kundër të cilëve është shpallur luftë (besimtarëve) iu dha leje (të luftojnë). (Surja Al-Haxh, 39)

Siç pretendojnë ateistët, Pejgamberi Muhamed nuk luftoi për të fituar fuqi dhe pushtet ose për ta pranuar me forcë Islamin. Për shkak të shtypjeve që iu ushtruan për shkak të mendimit të tij u detyrua të luftonte për të mbrojtur jetën dhe pasurinë e tij. Për shembull, në ajetin 5 të sures At-Teube, që ateistët e sjellin shumë në diskutim, thuhet se idhujtarët që e prishën marrëveshjen dhe vranë besimtarët, kur të dalin muajt e shenjtë, edhe ju mund t’i vrisni. Por thuhet nëse kërkojnë mbrojtje jepuni mbrojtje dhe përcillini të sigurt në vendin ku do të shkojnë. Sikur Kuranin ta kishte shkruar Pejgamberi Muhamed, a do të thoshte, nëse idhujtari që pak më parë ka synuar jetën, pasurinë, nderin e tij dhe të sahabëve kërkon falje, faleni dhe çojeni të sigurt deri në shtëpinë e tij? A nuk do t’i vinte i rëndë ky urdhër nefsit dhe a nuk do të bëhej shkak për rebelim?

Veç kësaj, në ajetin 101 dhe 102 të sures An-Nisa, Allahu thotë: në kohë lufte përgjysmojeni namazin, faleni me radhë. Dikush qëllimi i të cilit është të fitojë fuqi, sikur ta kishte shkruar vetë Kuranin, a nuk do të njoftonte një ajet që e shtyn namazin në kohë lufte? Pse ta vërë në rrezik jetën e vet dhe të besimtarëve që ishin me të?