Kthehu te udhëzuesi
AZTRENDEFRESNLRUITSQBSROKYDA

Bazat e besimit në Islam: Kurani është udhërrëfyes

Përmbajtja
  1. Hyrje
  2. Nuk ekziston zot tjetër pos tij
  3. Zoti është afër njeriut
  4. Zoti krijoi gjithçka sipas një urdhri të caktuar
  5. Zoti ka pushtet mbi gjithçka
  6. Zoti sheh dhe di gjithçka
  7. Të gjitha qeniet i nënshtrohen zotit
  8. Besimet e rrejshme për zotin
  9. Besimi në zot i liruar nga idhujtaria
  10. Vlerësimi i allahut me vlerën e tij të vërtetë
  11. Madhështia dhe fuqia e pafund e zotit
  12. Dashuria dhe frika ndaj zotit
  13. Kurani është udhërrëfyes
  14. Besimet në librat e shpallur nga zoti dhe besimi në të dërguarit e tij
  15. Besimi në engjëj
  16. Natyra e përkohshme e jetës së kësaj bote
  17. Njeriu është duke u sprovuar
  18. Vdekja nuk është fundi
  19. Besimi në ahiret (jetën e përtejme)
  20. Besimi në ditën e gjykimit
  21. Ringjallja
  22. Dita e gjykimit
  23. Xheneti dhe xhehenemi (parajsa dhe ferri)
  24. Qëllimi është të fitohet kënaqësia e zotit
  25. Mëkati dhe pendimi
  26. Feja është në pajtim me prirjen e natyrshme të njerëzimit
  27. Besimtarët duhet të jenë të bashkuar dhe të bashkëpunojnë
  28. Fjala e fundit

Ky është Libri në të cilin nuk ka dyshim. Ai është udhërrëfyes për të devotshmit

Sure Bekare: 2

Kurani është fjala e Zotit. Zoti ka shpallur Kuranin për ta prezantuar Vetveten, për t’ju komunikuar njerëzve qëllimin e ekzistencës së tyre, për t’i informuar ata për natyrën e kësaj jete, bazën e sprovës së tyre në këtë botë dhe përgjegjësitë e tyre ndaj Krijuesit të tyre, për t’ju dhënë atyre lajmin e mirë për ahiretin dhe për t’ju treguar se çka përbën parimet e mira morale. Kurani iu shpall Profetit Muhammed (savs) nga Xhibrili. I liruar prej çfarëdo shtrembërimi të mundshëm, është Libër për të cilin njerëzit do të mbajnë përgjegjësi në Ditën e Gjykimit. Në një ajet, Zoti na informon se Kurani është nën mbrojtjen e Tij:

Sigurisht, Ne e kemi shpallur Kuranin dhe, sigurisht, Ne do ta ruajmë atë.

Sure Hixhr: 9

Stili unik i Kuranit dhe urtësia supreme e mësimeve të tij, është dëshmi e qartë e të qenit të tij fjalë e Zotit. Veç kësaj, Kurani ka shumë veti të mrekullueshme, që vërteton se është shpallje e Zotit. Një numër zbulimesh shkencore, të cilat janë zbuluar vetëm në shekujt 20 dhe 21, u shpallën në Kuran 1400 vjet më parë. Ky informacion, e cila ishte e pamundur të verifikohet në mënyrë shkencore në kohën e shpalljes së Kuranit, ka vërtetuar edhe njëherë se është fjalë e Zotit.

Një karakteristikë tjetër e rëndësishme e Kuranit është se – në kundërshtim me Teuratin dhe Ungjillin – ai nuk përmban asnjë kundërshti çfarëdo qoftë. Kjo është megjithatë dëshmi e mëtejme se është fjalë e Zotit. Zoti përkujton njerëzimin për këtë fakt si vijon:

A nuk përsiatin ata për Kuranin! Sikur ai të mos ishte prej Allahut, do të gjenin në të shumë kundërthënie.

Sure Nisa: 82

Kurani është udhërrëfyes për njerëzimin. Ai është po ashtu kriteri përfundimtar me anën e të cilit dallohet e drejta nga e gabuara, për të cilën arsye një tjetër emër për Kuranin është emri “Furkan,” domethënë “Dalluesi”:

...Ai ka zbritur edhe Dalluesin (e së vërtetës nga e pavërteta). Ata që nuk besojnë shpalljet e Allahut, i pret dënim i ashpër; Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Zoti për shpagim.

Sure Ali Imran: 4

Kurani është libër që këshillon njerëzimin:

Ky (Kuran) është shpallje e qartë për njerëzit, me qëllim që ata të marrin paralajmërim nëpërmjet tij, që ta dinë se Allahu është Një Zot i Vetëm dhe që të këshillohen njerëzit e mençur!

Sure Ibrahim: 52

Kurani është shpallja e fundit nga Zoti dhe do të mbetet e tillë deri në Ditën e Gjykimit. Edhe pse Teurati dhe Ungjilli ishin shkrime të shenjta të vërteta në kohën kur ato u shpallën, ato e kanë humbur vlerën e vërtetësisë së tyre, për arsyet e shpjeguara më herët. Zoti na informon se, në sytë e Tij, Islami është feja e vetme:

Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur.

Sure Ali Imran: 85