A vjen sherri (e keqja) nga Allahu?
Ajo që përpiqen të kritikojnë për këtë çështje janë dy ajete në suren An-Nisa. Le t’i shohim së pari këto ajete:
Kudo që të jeni, vdekja ju gjen; edhe sikur të jeni në kështjella të fortifikuara në vende të larta. Nëse u prek ndonjë e mirë, thonë: “Kjo është nga Allahu”; nëse u prek ndonjë e keqe, thonë: “Kjo është nga ti”. Thuaj: “Të gjitha janë nga Allahu.” Por çfarë ka ky grup njerëzish që nuk përpiqet të kuptojë asnjë fjalë? Çfarëdo e mirë që të vjen është nga Allahu, dhe çfarëdo e keqe që të vjen, edhe ajo është nga vetja jote. Ne të dërguam te njerëzit si të dërguar; si dëshmitar mjafton Allahu. (4 Surja An-Nisa, 78-79)
Ndërsa në ajetin 78 thuhet ”të gjitha janë pranë Allahut”, në ajeti 79 njoftohet se të këqijat janë nga vetja. Ndërsa në këto dy përkthime kuptimi duket i njëjtë, në origjinalin arabisht ka një fjalë që shfaqet ndryshe nga njëra te tjetra. Ndërsa në ajetin 78 thuhet ”të gjitha janë nga Allahu”, këtu shfaqet fjala arabe indi (nga ana e). Por në ajetin 79, përkthimin e të cilit e dhamë më lart, kjo fjalë nuk shfaqet. Kjo fjalë nxjerr në pah një ndryshim të rëndësishëm kuptimi. Gjithçka është nga ana e Allahut (indi Allah –indillah-). Kur në vend të këtyre ajeteve vendosim fjalët me përkthimet e sakta, do të shihet se kontradikta që duket sikur ekziston zhduket.
Gjithçka në fund është me dëshirën dhe përcaktimin e Allahut. Kurse të këqijat që u bien njerëzve janë si rezultat i asaj që kanë fituar me duart e tyre. Për shembull, nëse një njeri e fut dorën në zjarr, dora i digjet. Djegia e dorës së tij është sipas ligjeve që Allahu ka krijuar. Por ai që ia djeg dorën është ai që e fut dorën këtu. Përgjegjësia është e njeriut që e fut dorën; por ai që ia djeg dorën është Allahu që i krijon këto ligje të natyrës.