Kthehu te udhëzuesi
AZTRENDEFRESNLRUITSQBSROKYDA

Si duhet t’i kuptojmë rrëfimet e Pejgamber Musait të treguara në Kuran?

Zoti ynë i nxit ata që besojnë ta lexojnë dhe ta kuptojnë Kuranin. Megjithëse Kurani në përgjithësi është një libër i lehtë për t’u kuptuar (Surja Al-Kamer,17……), kuptimi i një pjese të caktuar të tij, pra i ajeteve müteşabih, kërkon një punë dhe analizë të ngjeshur dhe sistematike. Në Kuran, në tregimin e shumë rrëfimeve gjendet tipari i tregimit müteşabih, dhe Kurani na këshillon të mos arrijmë në një përfundim të prerë pa pasur dituri të mjaftueshme (Surja Ta-Ha,114)

Shumicën e Kuranit e përbëjnë ajetet muhkem. Ajetet muhkem janë ajete të lehta për t’u kuptuar, që vlejnë me kuptimin e tyre primar, janë të qarta. Ajetet müteşabih, nga ana tjetër, janë ajete me përngjasim, përmbajnë kuptime aluzive dhe edhe ajetet müteşabih është e mundur të kuptohen. Kështu, ndërsa në ajetin 7 të sures Ali Imran thuhet “Ajet muhkem”, në ajetet 1-2 të sures Hud thuhet “Ajete të bëra muhkem”. Kuptimi i qartë i kësaj është se, ndërsa ajetet muhkem janë muhkem në vetvete, pra edhe të vetme; ajetet müteşabih të bëra muhkem në tërësinë e Kuranit me ajetet e tjera mbi të njëjtën temë, janë ajete që të vetme nuk janë muhkem.

Çështja më e rëndësishme që duhet të kemi parasysh kur vlerësojmë ajetet müteşabih; është që tema të përputhet me logjikën e përgjithshme të Kuranit, me ligjet e natyrës dhe me arsyen. Allahu në Kuran nuk ka dhënë asnjë dije që bie ndesh me arsyen. Edhe në rrëfimet e Pejgamber Musait situata është e njëjtë dhe Zoti ynë ka dashur që t’i vlerësojmë rrëfimet në kuadrin e logjikës së përgjithshme.

Pas këtij shpjegimi të shkurtër le të bëjmë një reflektim të shkurtër se si duhet t’i kuptojmë disa ajete müteşabih/me përngjasim ku tregohen rrëfimet e Pejgamber Musait;

Metoda me përngjasim ( müteşabih) e përdorur edhe në disa ajete që tregojnë ato që përjetoi Pejgamber Musai, disa persona kundërshtarë të Kuranit që nuk mund të reflektojnë siç duhet; ” se shprehjet e treguara në formën që shkopi i Pejgamber Musait u shndërrua në gjarpër dhe hëngri gjarpërinjtë e magjistarëve më parë përkrahës të Faraonit (Zoti na ruajt) nuk janë veçse përralla” duke thënë, i bëjnë mesazhit të fundit të Allahut një kritikë sipërfaqësore dhe larg sinqeritetit.

Tani le t’i kujtojmë ajetet përkatëse;
7:115 – Magjistarët i thanë Musait: “O Musa! A do ta shfaqësh ti i pari mjeshtërinë tënde, apo ne?”

قَالَ أَلْقُوا۟ فَلَمَّآ أَلْقَوْا۟ سَحَرُوٓا۟ أَعْيُنَ ٱلنَّاسِ وَٱسْتَرْهَبُوهُمْ وَجَآءُو بِسِحْرٍ عَظِيمٍ

7:116 – Musai tha: “Hidhni ju”. Kur hodhën atë që do të hidhnin, ua magjepsën sytë të gjithëve dhe i tmerruan. Vërtet shfaqën një magji të madhe.

وَأَوْحَيْنَآ إِلَىٰ مُوسَىٰٓ أَنْ أَلْقِ عَصَاكَ فَإِذَا هِىَ تَلْقَفُ مَا يَأْفِكُونَ

7:117 – Edhe Ne i shpallëm Musait: “Lëshoje edhe ti shkopin tënd.” Përnjëherë shkopi i kapi dhe i gëlltiti të gjitha ato që kishin trilluar.

فَوَقَعَ ٱلْحَقُّ وَبَطَلَ مَا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ

7:118 – Tashmë e vërteta kishte dalë në shesh dhe gjithçka që kishin bërë kishte shkuar kot.

فَغُلِبُوا۟ هُنَالِكَ وَٱنقَلَبُوا۟ صَٰغِرِينَ

7:119 – Aty ishin mundur dhe ishin poshtëruar.

وَأُلْقِىَ ٱلسَّحَرَةُ سَٰجِدِينَ

7:120 – Magjistarët të gjithë së bashku ranë në sexhde.

قَالُوٓا۟ ءَامَنَّا بِرَبِّ ٱلْعَٰلَمِينَ

7:121 – Thanë: “I besuam Zotit të botëve.”

رَبِّ مُوسَىٰ وَهَٰرُونَ

7:122 – “Zotit të Musait dhe të Harunit.”

Kur i shqyrtojmë ajetet e shkruara më sipër; në ditën e HACC (hüccet-debat) të caktuar më parë me qëllim për të mbështetur mendësinë mohuese dhe zullumqare që përfaqësonte Faraoni, së pari kundërshtarët e krijimit i hodhën provat e tyre. Më pas Pejgamber Musai paraqiti kundër këtyre mendimeve argumentet e tij me origjinë nga teuhidi. Për shembull, darvinizmi e shfrytëzon mungesën e dijes së njerëzve në çështjet shkencore dhe përpiqet të krijojë një paragjykim te masat e paditura. Metoda e përdorur për këtë është të bëjë hipnozë masive me përsëritje të bollshme dhe të krijojë efekt magjie.

Sot ky efekt i hipnozës masive e ka mbështjellë gjithë botën. Aq sa pjesa më e madhe e njerëzve janë shndërruar në mbrojtës të zjarrtë të “evolucionit”, për të cilin në të vërtetë nuk dinë asgjë. Në të vërtetë shumë prej tyre nuk janë as të vetëdijshëm se çfarë mbrojnë. Ata thjesht kanë mbetur nën ndikimin e pikturave imagjinare majmun-njeri që ngrihen gjithnjë e më drejt, që shohin në gazetat e përditshme, ose të lajmeve si “paraardhësi ynë paska qenë krimb”. Me sugjerime të tilla hipnoza masive është çuar drejt suksesit. Për shkak të këtij suksesi të rremë askush nuk ka menduar të pyesë “a ka provë?”.
Kur Pejgamber Musai paraqiti provat e krijimit, edhe ata që mbronin idetë e mendësisë mohuese të bazuar në formimin e çdo gjëje nga rastësia, duke parë humbjen intelektuale që pësuan përballë realitetit të krijimit, besuan menjëherë. Ky tregim është se njerëzit me arsye të pastër mundën t’i shohin provat shkencore dhe racionale të Allahut, Krijuesit të gjithë universit.

وَقُلْ جَآءَ ٱلْحَقُّ وَزَهَقَ ٱلْبَٰطِلُ إِنَّ ٱلْبَٰطِلَ كَانَ زَهُوقًا

“Thuaj: “Erdhi e vërteta, e kota u zhduk. Pa asnjë dyshim, e kota është e zhdukshme.”” (Surja Al-Isra, 81)

Sfondi i tregimit në formën që shkopi i Pejgamber Musait u shndërrua në gjarpër dhe hëngri gjarpërinjtë e tjerë është i tillë.

Më të drejtën e di Allahu.