Pse në Kuran nuk përmenden emra kafshësh dhe frutash që nuk i përkasin gjeografisë arabe?

Edhe një pretendim që përbën shembull për faktin se njerëzit që kërkojnë kontradiktë në Kuran, fjalën e Allahut, edhe në çështjet më të thjeshta nxjerrin disa pretendime jo të sinqerta… “Kurani vërtet flet vetëm për kafshët që gjenden në gjeografinë arabe ku zbriti dhe vetëm për bimët e frutat që rriten në atë gjeografi.”.
Disa nga kafshët emrat e të cilave përmenden në Kuranin Kerim (si derri) janë përmendur për të treguar të ndaluarat, disa janë përdorur për të cilësuar disa sjellje të shëmtuara të njeriut (si gomari, qeni dhe sorra), disa (si deveja, miza, mushkonja dhe merimanga) janë treguar për të menduar thellë ajetet e Allahut dhe disa (si kali) janë përmendur për të lavdëruar kafshët.
Disa sure të Kuranit mbajnë emër kafshe:
Surja Bakara (lopë),
Surja Nahl (bletë),
Surja Ankebut (merimangë),
Surja Neml (milingonë),
Surja Fil.
Këto sure i marrin emrat nga temat që përmbajnë. Për shembull, surja Bakara e merr emrin nga lopa që therën bijtë e Izraelit. Ndërsa En’am në suren En’am; është një fjalë që shpreh së bashku llojet dele, dhi, deve, lopë dhe buall.
Ushqime të njohura në gjeografinë e Arabisë si fiku, rrushi, shega, hurma, ulliri, mjalti, qepa, hudhra, kastraveci etj. janë përdorur gjithashtu në ajete të ndryshme të Kuranit, për shembuj dhe përshkrime në tema të ndryshme….
Atëherë, cila është pyetja e personave që kërkojnë kontradiktë në Kuran?…
Pse në Kuran përmenden emrat e kafshëve dhe ushqimeve që tashmë njiheshin në gjeografinë ku jetonin arabët, por nuk përmenden, për shembull, fruta që nuk njiheshin në atë gjeografi si pjepri, shalqiri etj. ose emra kafshësh si balena apo pinguini?
Ndërsa përgjigjja e kësaj pyetjeje…
Kjo vërtet nuk është aspak një pyetje e arsyeshme dhe e sinqertë. Dihet se në kohën e Pejgamberit Muhamed, ai vetë me karvanë dilte shpesh jashtë Mekës për qëllime tregtie dhe udhëtonte në gjeografi të ndryshme. Nëse në Kuran do të përmendeshin emra kafshësh dhe bimësh të panjohura në gjeografinë arabe, kjo situatë do t’i nënshtrohej shpifjes se Pejgamberi këto emra që i pa në këto vende ose i dëgjoi nga tregtarët e tjerë i shkroi, Zoti na ruajt, në Kuran dhe në këtë mënyrë me këto informacione fitoi për veten një vend të privilegjuar mbi arabët. Është e qartë se këto informacione do të shkaktonin gjithashtu konfuzion në fazën e parë mes arabëve që ai u kumtonte…
Që në Kuran të mos përmenden emra kafshësh dhe bimësh që nuk ekzistojnë në gjeografinë arabe, por të ishin shkruar këto, do të ishte kontradiktë dhe temë e një pyetjeje të arsyeshme. Prandaj kjo pyetje është një pyetje që synon vetëm të shkaktojë konfuzion, larg bazës dhe e palogjikshme. Në Librin e shpallur nga Allahu kurrë nuk ka kontradiktë.
Nëse në Kuran do të ishte krejt e kundërta, njerëzit që e bëjnë këtë pyetje larg sinqeritetit, 1400 vjet më parë në Arabi njerëzit nga t’i dinin ushqimet si pjepri, shalqiri, kafshët si balena apo pinguini. A nuk duhej që në Kuran të jepeshin si shembull kafshë që do të njiheshin nga të gjithë njerëzit, si në atë kohë, ashtu edhe në kohët e mëvonshme? mund të jeni të sigurt se do të pyesnin kështu.
Kurani është një shpallje hyjnore dhe të gjitha qeniet e gjalla që përmenden në Kuran janë qenie që do t’i njihnin të gjithë njerëzit, si në atë kohë, ashtu edhe deri në kiamet, dhe që llojet e tyre pothuajse nuk kanë mundësi të shuhen. Kjo është ajo që është e arsyeshme…