Përgjigje ndaj pretendimit se Pejgamberi Muhamed ka shkruar ajete për të bërë martesa me shumë gra
Pejgamberi Muhamed, deri në moshën 40-vjeçare, kur mori risalenë, ishte një person i respektuar, i njohur në shoqërinë ku jetonte si ”emin”, pra i besueshëm. Kur ai ishte 25 vjeç, u martua me Hatixhen 40-vjeçare dhe qëndruan të martuar rreth 25 vjet deri në vdekjen e Hatixhes. Hatixheja ishte një grua biznesi e pasur. Nëse qëllimi i Pejgamberit Muhamed do të ishte pasuria dhe gratë, pas pasurisë që fitoi pasi u martua me Hatixhen do të ndahej dhe do të martohej me zonja të reja. Ku në atë kohë poligamia ishte tashmë e ligjshme. Kur i vdiq bashkëshortja, ai e kishte lënë pas periudhën e rinisë, ishte një burrë 50-vjeçar.
Sipas sistemit idhujtar, një burrë tashmë kishte të drejtën të merrte gra pa kufi. Pra Pejgamberi Muhamed nuk kishte nevojë të bënte ndonjë përpjekje shtesë për të pasur shumë gra. Mirë, atëherë cila është logjika që me ajetin ”Pas kësaj nuk të lejohen gra (të tjera) dhe as t’i zëvendësosh këto me bashkëshorte të tjera -edhe sikur bukuria e tyre të të pëlqejë-…” (Surja Al-Ahzab, 52) t’i vërë kufi martesave të tij? Ndërsa kishte tashmë të drejtën të merrte gra pa kufi, pse të shkruante një ajet që do ta kufizonte veten?
Në Teurat shkruhet se vajzat e pejgamberit Lut, gjoja që të vazhdonte prejardhja e tyre, kryen marrëdhënie me babanë e tyre të vërtetë ndërsa ai flinte. A e shihni në çfarë pozite është sjellë pejgamberi Lut?
Nëse merren parasysh edhe trillime të tilla të popujve të kaluar dhe bestytnitë e transmetuara gjoja si hadith, është krejt normale që martesat e Pejgamberit Muhamed, veshja e bashkëshorteve të tij, mënyra e të folurit me burra të huaj … të jenë treguar qartë dhe në detaje, në mënyrë që të mos i jepet rast transmetimeve të gabuara. Sot, mendoni me çfarë lloj bestytnish do të ishin ndotur, nëse nuk do të ishin këto ajete të qarta, mendjet e ateistëve dhe deistëve të turbulluara për shkak të haditheve të trilluara…