Kthehu te udhëzuesi
AZTRENDEFRESNLRUITSQBSROKYDA

Përgjigje ndaj pretendimit se ka kontradiktë në ajetet lidhur me plaçkat e luftës

Përsëri, në një çështje që disa persona, të cilët pa i njohur çështjet dhe me paragjykim kërkojnë kontradiktë në Kuran, fjalën e Allahut, e sjellin shpesh si shembull, janë ajetet lidhur me ‘ plaçkat e luftës/ fitimet ‘.

Sipas këtij pretendimi për kontradiktë, ndërsa në ajetin 1 të sures Enfal të Kuranit thuhet se plaçkat e luftës janë të Allahut dhe të resulit të Tij, përsëri në ajetin 41.të së njëjtës sure është shkruar se një e pesta e plaçkave të luftës u përket Allahut dhe resulit të Tij…
Sipas këtyre dy ajeteve:

  1. A ka kontradiktë mes numrave në këto dy ajete?
  1. Pse Allahut dhe profetit të Tij u jepet një pjesë, qoftë edhe një pjesë e plaçkave të luftës? Zoti na ruajt, si shpjegohet që Allahu të marrë plaçka lufte?

PËRGJIGJE:

Në ajetin e parë të sures Enfal gjendet shprehja “kulil enfâlu lillâhi ver resûl”. Ajeti si fjali thotë: Atyre që pyesin për Enfal(plaçkat e luftës), thuaju si përgjigje: Ato janë për Allahun dhe për profetin. Pra, njerëzit përreth e pyesin profetin se çfarë do të bëhet me plaçkat e luftës. Edhe Kurani si përgjigje për këtë thotë: “ato për Allahun dhe për profetin”.

Këtu nuk thuhet “plaçkat e luftës janë të Allahut dhe të profetit”. Thuhet janë për Allahun. Kuptimi i kësaj duhet të jetë fjalia “gjykimi për plaçkat e luftës i përket Allahut dhe resulit të Tij”. Allahu dhe profeti nuk janë dy burime të ndara gjykimi, tashmë “resul” do të thotë i dërguar.

“Urdhri i Allahut dhe i resulit të Tij” do të thotë: urdhri që Allahu e urdhëron dhe resuli i Tij e sjell. Allahu dhe resuli i Tij nuk marrin një vendim të përbashkët. Sepse, po të ishte kështu, do të thoshte Allahu dhe Muhamedi. Por funksioni i Muhamedit këtu është të qenit “resul”, pra cilësia e sjelljes së Mesazhit.
Shkurt, “Pyesin për plaçkat e luftës, GJYKIMI i tyre është për Allahun dhe resulin e Tij. Jo “vetë plaçka e luftës”.

Në ajetet e tjera (ajeti 41), duke pasur për qëllim vetë plaçkën e luftës, është thënë se 1/5 është e Allahut. Këtu Allahu, resuli i Tij janë në pozitën e një institucioni dhe shteti. Sepse për plaçkën e luftës “gjykimi” është tërësisht i shtetit(Allahu dhe resuli i Tij); kurse nga sasia një e pesta është e shtetit. Pjesa tjetër u takon të tjerëve. Edhe kjo një e pesta do t’u shpërndahet profetit, të afërmve të tij, jetimëve dhe nevojtarëve. Pra, Resuli(si shteti), që është organi vendimmarrës, këto në emër të Allahut(prandaj thuhet Allahu dhe resuli) në gjykimin për plaçkën e luftës është i vetmi gjykatës, në pjesë është gjykatës i një të peste. Pjesa tjetër u jepet përfituesve të tjerë të së drejtës.

Bashkë me këto shpjegime, përkthimet e kuptimit të ajeteve në fjalë janë këto.

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ يَسْـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلْأَنفَالِ قُلِ ٱلْأَنفَالُ لِلَّهِ وَٱلرَّسُولِ فَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ وَأَصْلِحُوا۟ ذَاتَ بَيْنِكُمْ وَأَطِيعُوا۟ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥٓ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ

Surja Enfal ajeti 1:
Të pyesin ty për gjykimin e plaçkave të luftës. Thuaj: «Gjykimi i plaçkave të luftës i përket Allahut dhe Resulit të Tij. Prandaj, nëse keni besuar vërtet, frikësojuni Allahut, ndreqni marrëdhëniet mes jush, bindjuni Allahut dhe Resulit të Tij!

وَٱعْلَمُوٓا۟ أَنَّمَا غَنِمْتُم مِّن شَىْءٍ فَأَنَّ لِلَّهِ خُمُسَهُۥ وَلِلرَّسُولِ وَلِذِى ٱلْقُرْبَىٰ وَٱلْيَتَٰمَىٰ وَٱلْمَسَٰكِينِ وَٱبْنِ ٱلسَّبِيلِ إِن كُنتُمْ ءَامَنتُم بِٱللَّهِ وَمَآ أَنزَلْنَا عَلَىٰ عَبْدِنَا يَوْمَ ٱلْفُرْقَانِ يَوْمَ ٱلْتَقَى ٱلْجَمْعَانِ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ قَدِيرٌ

Surja Enfal ajeti 41:
Nëse besoni në atë që ia zbritëm robit Tonë në Ditën e Dallimit, në ditën kur u ndeshën dy ushtritë, dhe në ALLAHUN, dijeni se një e pesta e çdo plaçke lufte që ju bie në dorë është e ALLAHUT dhe e të Dërguarit të Tij. Kjo pjesë është e drejtë e të afërmve, jetimëve, të varfërve dhe të mbeturve në rrugë. ALLAHU është i Fuqishëm për çdo gjë.

Përfundim:

Në të dy ajetet, kur bëhen analizat e fjalëve, shihet se autoriteti për të vendosur gjykim për plaçkat e luftës/fitimet është në dorën e Allahut dhe të të dërguarit të Tij. Dhe, siç e pamë edhe në ajetin tjetër, një e pesta e këtyre fitimeve gjithashtu, për t’u shpenzuar për nevojat e nevojtarëve në shoqëri, u përket Allahut dhe resulit të Tij ( sistemit shtetëror).

Shkurt, mes dy ajeteve në fjalë kurrsesi nuk ka kontradiktë dhe, në formën e marrjes së një të peste të fitimeve të tilla që krijohen në shoqëri për t’ua dhënë nevojtarëve, është krijuar edhe një sistem shumë i përputhshëm me botën moderne.

Meqë çdo detaj që përpiqen ta krijojnë në mendje me qëllim të keq na shërben për ta kuptuar më mirë fjalën e Allahut, është gjithashtu një arsye për falënderim ndaj Allahut…..