Cili u krijua më parë, qielli apo toka?

Duke u nisur nga shprehjet që gjenden në suret Naziat dhe Fussilet, pretendohet se në dy vende të ndryshme ka një renditje të ndryshme lidhur me krijimin e tokës dhe të qiellit. Edhe pse thuhet se ky ndryshim është një kontradiktë, e vërteta nuk është ashtu siç pretendohet. Në fakt, në krijimin e tokave dhe të qiejve nuk ka renditje. Të dyja janë krijuar në të njëjtën kohë. Në një ajet të sures Enbija njoftohet kështu:
A nuk e shohin ata mohues se, (në fillim) kur qiejt dhe toka ishin të bashkuar me njëri-tjetrin, Ne i ndamë ata …. (21 Enbija, 30) Në këtë ajet, qiejt dhe toka, kur përmenden si dy fjalë krah njëra-tjetrës, kanë kuptimin Gjithësi-Gjithçka. Është një mrekulli e Kuranit që tregon krijimin me shpërthimin (BIGBANG) e një pike të VETME me dendësi të pafundme dhe vëllim zero.
Krijimi i Tokës dhe i planetëve të tjerë është çështje e një faze të mëvonshme. Edhe ajetet e tjera, kur lexohen me kujdes, do të shihet se nuk është bërë një renditje e tillë. Nëse shohim së pari ajetet në suren Fussilet, këtë mund ta shohim më mirë.
Aty (në tokë), mbi të, krijoi male të palëkundura, në të krijoi bereqete dhe, në mënyrë të barabartë për ata që kërkojnë e duan, i caktoi në katër ditë furnizimet e saj. Pastaj iu drejtua qiellit, që ishte në gjendje tymi; kështu i tha atij dhe tokës: “Ejani me dëshirë ose pa dëshirë.” Të dy thanë: “Erdhëm me dëshirë (duke u bindur).” (41 Surja Fussilet – 10-11)
Nëse shohim ajetin 10, flitet për krijimin e tokës. Ndërsa në ajetin 11 është shprehja “pastaj iu drejtua qiellit në gjendje tymi”. Pra, këtu nuk bëhet fjalë për krijimin e qiellit më vonë. Qielli tashmë ekziston. Ajo që ndodh është drejtimi te qielli në gjendje tymi. Dhe në ajetin 12 vazhdohet kështu:
Kështu, në dy ditë i plotësoi ata si shtatë qiej dhe secilit qiell i shpalli urdhrin e tij. Ne qiellin e dynjasë e stolisëm e e pajisëm me kandilë dhe (e vumë) nën një mbrojtje. Ja, ky është përcaktimi i (Allahut), që është i lartë e i fuqishëm dhe që di. (41 Surja Fussilet, 12)
Këtu bëhet fjalë për shtresëzimin si 7 shtresa qiejsh, pas krijimit të tokës, të qiellit që ekzistonte në gjendje tymi. Nuk bëhet fjalë për një krijim të ri. Bëhet fjalë vetëm për rregullim.
Nëse shohim teoritë shkencore mbi formimin e atmosferës, se kjo shprehje përputhet me të, se atmosfera në fillim ishte në gjendje tymi dhe më vonë e gjithë atmosfera mori formë si 7 shtresa të ndryshme, tashmë shprehet në teoritë shkencore. Aktualisht edhe atmosfera jonë, siç njoftohet në ajet, përbëhet nga 7 shtresa të ndara. Kur shohim ajetet në suren Naziat, shohim se përsëri është një situatë e ngjashme. Këtu flitet për krijimin e qiellit. Pasi tregohen këto, për tokën njoftohet kështu: ‘Pas kësaj e rregulloi edhe faqen e tokës.’ (79 Surja Naziat, 30)
Edhe këtu nuk flitet për krijimin e tokës. Toka tashmë ekziston. Ajo për të cilën flitet këtu është rregullimi i tokës. Pra, nuk ka një krijim. Toka dhe qiejt që tregohen në ajetet e sureve Naziat dhe Fussilet janë krijuar së bashku. Më pas, toka dhe qielli janë rregulluar. Në ajetin 11 të sures Fussilet, lëvizja së bashku e tokave dhe e qiejve “Kështu i tha atij dhe tokës: “Ejani me dëshirë ose pa dëshirë.” Të dy thanë: “Erdhëm me dëshirë (duke u bindur).”” shprehet në këtë formë.
Përsëri, nëse shihen studimet shkencore mbi formimin e parë të tokës, tregohet se të gjitha kontinentet e saj ishin së bashku një copë e vetme toke, se më pas shtresat që formojnë tokat lëvizën, se gjatë këtyre lëvizjeve kontinentet, duke u larguar nga njëri-tjetri, u përhapën mbi faqen e tokës, se malet morën formë me kohë:
Edhe tokën Ne e shtruam e e përhapëm; sa shtrues i mirë (jemi). (51 Surja Zarijat – 48)
Edhe në këtë ajet shprehet kjo e vërtetë shkencore. Siç shihet, në dy grupet e ajeteve nuk thuhet se krijimi i qiejve dhe i tokës u krijua para ose pas njëri-tjetrit. Ajo për të cilën flitet këtu është rregullimi i qiellit të krijuar dhe i tokës së krijuar. Se edhe ky rregullim është formuar pikërisht siç thuhet edhe në të vërtetat që dolën si rezultat i kërkimeve shkencore. Edhe këto ajete, lëre që të ketë kontradiktë, por vetëm shprehen të vërtetat shkencore që dolën në shekullin e fundit.