A u mbyt Faraoni? A shpëtoi?
Një nga pretendimet e ngritura kundër Kuranit ka të bëjë edhe me mbytjen e Faraonit. Sipas këtij pretendimi, edhe pse në disa ajete thuhet se Faraoni u mbyt, në disa të tjera thuhet se shpëtoi. Pretendimi për këtë çështje, ashtu si të tjerët, nuk e pasqyron të vërtetën. Ajetet që lidhen me këtë çështje janë si vijon:
“E di mirë se këto prova nuk i ka zbritur askush tjetër përveç Zotit të qiejve dhe të tokës. O Faraon, unë të shoh si një njeri të shkatërruar!” Dhe kur deshi t’i largonte nga toka, atë dhe ata që ishin me të i mbytëm të gjithë në ujë. (17 Surja Al-Isra, 102-103)
“Shumë vonë! Më parë ishe ngritur në kryengritje dhe ishe nga ngatërrestarët. Që të jesh mësim për brezat pas teje, sot do ta ruajmë kufomën tënde. Por shumica e njerëzve janë të pavetëdijshëm për shenjat tona.” (10 Surja Junus, 91-92)
Kur shikojmë ajetet e sures Al-Isra, thuhet se Faraoni dhe ata që ishin me të u mbytën. Kurse në suren Junus ajo që thuhet është se u ruajt kufoma e tij. Këtu ajo që ruhet nuk është trupi i tij si i gjallë.
Faraoni, i cili hyri në detin e çarë pas Musait për ta ndjekur atë, u mbyt kur deti u mbyll përsëri. Por trupi i tij i vdekur nuk humbi në këtë çast dhe u ruajt. Kjo kufomë e ruajtur ka arritur e mumifikuar deri në ditët tona. Prandaj edhe këto ajete nuk ka asnjë shprehje në drejtim të asaj se Faraoni u ruajt i gjallë. As midis ajeteve nuk ka ndonjë kontradiktë.