“Pse Kurani dhe Librat e tjerë të Shenjtë janë dërguar gjithmonë në gjeografinë e Lindjes së Mesme” Përgjigje ndaj pretendimit:
Pretendimi se në gjeografinë e Lindjes së Mesme janë dërguar fetë që do t’u bëheshin burim besimeve të njerëzve të sotëm dhe janë caktuar të dërguarit, por në rajonet dhe gjeografitë e tjera të botës nuk ka pasur një kumtim të tillë, në të vërtetë ndoshta është një nga vlerësimet e gabuara më të shpeshta. Allahu në librin e Tij të lartë thotë se për çdo shoqëri ka zgjedhur të dërguar që ta përhapin mesazhin e fesë së teuhidit te populli i vet:
Në çdo shoqëri dërguam një të dërguar që thoshte: ‘Adhuroni ALLAHUN dhe ruajuni nga idhujtaria.’ Prej tyre disave ALLAHU u tregoi rrugën, disa të tjerë u dënuan të mbeten në humbje. Udhëtoni nëpër tokë dhe vini re si ishte fundi i atyre që përgënjeshtruan.
Surja Nahl 36.Ajeti
Në përputhje me këtë ajet, pra, jo vetëm në Lindjen e Mesme, por edhe në rajone të tjera janë caktuar të dërguar dhe është treguar feja. Por, veçanërisht, dërgimi më i shpeshtë i të dërguarve në këtë rajon në fjalë, ku filloi dhe u zhvillua qytetërimi dhe ku jetonte dendur popullsia e botës, është një domosdoshmëri sociologjike. Kjo situatë nuk do të thotë se në rajonet e tjera nuk ka shkuar fare kumtim. Rreth 25 profetët, emrat e të cilëve përmenden në Kuran, vërtet kanë kryer detyrën në rajonin në fjalë dhe rrethinat e tij. Por vetë Kurani përsëri na shpjegon se ka të dërguar emrat e të cilëve nuk përmenden në Kuran.
Disa profetë t’i kemi treguar më parë; disave nuk ta kemi treguar.
Surja Nisa 164.Ajeti
Pra, shumë të dërguar të tjerë, emrat e të cilëve nuk përmenden në Kuran, janë caktuar nga Allahu. Dhe vendet ku kanë jetuar këta të dërguar dhe popujt të cilëve u përkisnin nuk dihen. Këta të dërguar fare mirë mund të kenë jetuar edhe jashtë Lindjes së Mesme. Te këto informacione që nuk përmenden në Kuran, ne mund të arrijmë vetëm duke bërë kërkime arkeologjike dhe duke arsyetuar.
Shumë studiues mbrojnë se në origjinën e shkollave të besimit dhe të mendimit që ekzistojnë aktualisht në gjeografitë jashtë Lindjes së Mesme është feja e teuhidit. Veçanërisht mbrohet se Budizmi në fillim ishte një fe e teuhidit dhe se pas vdekjes së Budës pësoi degjenerim dhe e humbi cilësinë e fesë së vërtetë. Edhe për këto mendime të tyre, përsëri si një shenjë nga fjala e Allahut edhe ky ajet mund të tregohet.
Betohem në fikun dhe në ullirin,
Betohem në malin Sina,
Dhe betohem në këtë qytet të sigurt (në Mekë) që;
Surja TIN ajetet 1,2,3.
Në këtë ajet, ndërsa ulliri simbolizon Pejgamberin Isa, mali Sina Pejgamberin Musa, vendi i sigurt Pejgamberin Muhamed. Fiku, nga ana tjetër, simbolizon Budën, për të cilin në shkrimet budiste përmendet se arriti te e vërteta nën një pemë fiku. Në të njëjtën mënyrë, duke marrë parasysh mendimet që mbronin dhe ndryshimet që bënë në shoqërinë ku jetonin, ka mendime se Sokratin dhe mbreti aztek Kukulkani gjithashtu ishin resulë të ngarkuar për të përhapur fenë e teuhidit të Allahut. (Më të drejtën e di Allahu).
Por edhe nëse nuk është kështu, Allahu në shumë vende të librit të Tij, thotë se në vendet ku nuk ka arritur kumtimi nuk do të dënohet askush.
Zoti yt nuk i shkatërron shoqëritë pa dërguar në qendrën e tyre një të dërguar që t’u lexojë ajetet tona. Ne kurrsesi nuk i shkatërrojmë shoqëritë, banorët e të cilave nuk janë zullumqarë.
Surja KASAS ajeti 59.
Ne nuk e dënojmë askënd pa dërguar një të dërguar
Surja ISRA 15.Ajeti