A zbriti Kurani vetëm në Gadishullin Arabik? Apo është universal?
Ekzistojnë disa pretendime se fjala e Allahut, Kurani, është zbritur vetëm për Gadishullin Arabik dhe për këtë arsye është një Libër që u përket vetëm arabëve dhe që vetëm ata i vë nën përgjegjësi…
Mbajtësit e këtij pretendimi, të zhveshur nga struktura logjike dhe nga qëllimi i mirë , si provë tregojnë veçanërisht ajetin 7. të sures Ash-Shura dhe ajetin 92. të sures Al-An'am. Në përkthimet e këtyre ajeteve të bëra me logjikë tradicionaliste u jepen vërtet kuptime të gabuara, sikur Kurani të ishte zbritur vetëm në Mekë dhe rrethinat e saj, dhe kjo shkakton një gabim shumë të rëndë. Kur bëjmë analiza fjalësh nga origjinali arabisht i këtyre dy ajeteve, shohim se qyteti i Mekës, ndonëse në tekst nuk gjendet aspak, është futur në përkthim, duke u përpjekur që Kurani, një libër universal, të burgoset në një gjeografi të ngushtë..
1).Le të shohim fillimisht Ash-Shura 7…
Ve kezâlike evhaynâ ileyke kur’ânen arabiyyen li tunzire ummel kurâ ve men havlehâ ve tunzire yevmel cem’i lâ reybe fîh(fîhi), ferîkun fîl cenneti ve ferîkun fîs saîr(saîri).
- ve kezâlike : dhe ja kështu, kështu
- evhaynâ : ne shpallëm
- ileyke : ty
- kur’ânen : Kuran
- arabiyyen : arabisht
- li tunzire : që të paralajmërosh
- umme el kurâ : jo nëna e qyteteve…..
Ummul Kura = të gjitha qytetet
Njësoj si në shembujt e mëposhtëm,
Ummul nucum = Rruga e Qumështit (të gjitha yjet)
Ummul Kuran = i tërë Kurani
Ummul şer = të gjitha të këqijat në botë
Ummul heyr = të gjitha të mirat në botë
- ve men : dhe ai (ata) që
- havle-hâ : rreth tij
- ve tunzire : dhe paralajmëron
- yevme el cem’i : dita e tubimit
- lâ reybe : nuk ka dyshim
- fî-hi : për të
- ferîkun : një pjesë, një grup
- fî el cenneti : në xhenet
- ve ferîkun : dhe një pjesë, një grup
- fî es saîri : në zjarr me flakë, në xhehenem
Në përkthimet e shkollës klasike tradicionaliste, fjala umme el kurâ që gjendet në ajet, është kuptuar shumë gabim si qyteti i Mekës dhe rrethinat e tij, dhe prandaj kuptimi i ajetit është ngushtuar në formën e mëposhtme. Në këto përkthime të gabuara në përgjithësi thuhet kështu…
ar: وَكَذَٰلِكَ أَوْحَيْنَآ إِلَيْكَ قُرْءَانًا عَرَبِيًّا لِّتُنذِرَ أُمَّ ٱلْقُرَىٰ وَمَنْ حَوْلَهَا وَتُنذِرَ يَوْمَ ٱلْجَمْعِ لَا رَيْبَ فِيهِ فَرِيقٌ فِى ٱلْجَنَّةِ وَفَرِيقٌ فِى ٱلسَّعِيرِ Diyanet Vakfı :Që t’i paralajmërosh ata që janë në nënën e qyteteve (që është Meka) dhe në rrethinat e saj dhe t’i frikësosh me ditën e tubimit, për të cilën nuk ka aspak dyshim, ne të shpallëm ty kështu një Kuran arabisht. (Nga njerëzit) një pjesë është në xhenet, një pjesë në xhehenemin me flakë të tërbuara.
Diyanet Vakfı
Ndërsa në përkthimet ku fjala Mekë, që nuk gjendet në origjinal, nuk është përfshirë në ajet, kuptimi është si vijon…
Ja kështu! Ne të shpallëm ty një Kuran arabisht, që t’i paralajmërosh të gjitha qytetet dhe ata që janë në rrethinat e tyre. Dhe të paralajmërosh edhe për ditën e tubimit. Nuk ka fare dyshim për atë ditë. Një grup është në xhenet, një grup në zjarr.
- Tani le të shohim edhe ajetin 92. të sures Al-An'am…
Ve hâzâ kitâbun enzelnâhu mubârakun musaddıkullezî beyne yedeyhi ve li tunzire ummel kurâ ve men havlehâ, vellezîne yu’minûne bil âhirati yu’minûne bihî ve hum alâ salâtihim yuhâfizûn(yuhâfizûne).
- ve hâzâ : dhe ky
- kitâbun : një libër
- enzelnâ-hu : e zbritëm atë
- mubârakun : i shenjtë, i bekuar
- musaddıku ellezî : që i vërteton ata, që i pohon
- beyne : midis
- yedey-hi (beyne yedey-hi) : dy duart e tij: (midis duarve (përpara tyre))
- ve li tunzire : dhe që të paralajmërosh
- umme el kurâ : jo nëna e qyteteve..
Ummul Kura = të gjitha qytetet
Njësoj si në shembujt e mëposhtëm,
Ummul nucum = Rruga e Qumështit (të gjitha yjet)
Ummul Kuran = i tërë Kurani
Ummul şer = të gjitha të këqijat në botë
Ummul heyr = të gjitha të mirat në botë
- ve men havle-hâ : dhe ata që janë rreth tij
- ve ellezîne : dhe ata
- yu’minûne : besojnë
- bi el âhırati : në ahiret
- yu’minûne : besojnë
- bi-hi : në të
- ve hum : dhe ata
- alâ salâti-him : namazet e tyre
- yuhâfizûne : i ruajnë
Siç do të shihet shumë qartë, nëse fjala umme el kurâ, që gjendet edhe në ajetin e mëparshëm, kuptohet sërish si Mekë, përsëritet i njëjti gabim dhe përkthimi merr këtë formë…
ar: وَهَٰذَا كِتَٰبٌ أَنزَلْنَٰهُ مُبَارَكٌ مُّصَدِّقُ ٱلَّذِى بَيْنَ يَدَيْهِ وَلِتُنذِرَ أُمَّ ٱلْقُرَىٰ وَمَنْ حَوْلَهَا وَٱلَّذِينَ يُؤْمِنُونَ بِٱلْـَٔاخِرَةِ يُؤْمِنُونَ بِهِۦ وَهُمْ عَلَىٰ صَلَاتِهِمْ يُحَافِظُونَ Diyanet İşleri (eski) : Ky që e zbritëm është Libër i bekuar, që vërteton ata që ishin para tij, që i paralajmëron mekasit dhe ata që janë përreth tyre. Ata që besojnë në ahiret besojnë në të, edhe në namazet e tyre vazhdojnë.
Diyanet İşleri (eski)
Sërish në përkthimet ku fjala Mekë, që nuk gjendet në origjinalin e ajetit, nuk është përfshirë në ajet, kuptimi është si vijon…
Edhe ky është një Libër që e zbritëm Ne, që të paralajmërosh të gjitha qytetet/qytetërimet. I shenjtë-i begatë, vërtetues i atij që ishte para tij. Ata që besojnë në ahiret, besojnë edhe në të dhe ata vazhdojnë në namazet e tyre.
Ndërsa është pretendim shumë i qartë i vetë Kuranit se Kurani, që është fjala e Allahut, është një burim shërimi që u drejtohet të gjitha epokave dhe i dërguar gjithë njerëzimit, duke bërë komente kaq të ngushta dhe të gabuara dhe duke menduar sikur ai u dërgua vetëm popullit arab është vërtet një gabim shumë i rëndë. Përveç kësaj, në ajetin 28. të sures Sebe njoftohet “ne të dërguam ty TE TË GJITHË NJERËZIT vetëm si paralajmërues dhe përgëzues”.
Edhe vetëm ajeti 19. i sures Al-An'am, më vete, është provë se Kurani është një libër që paralajmëron gjithë njerëzimin tek i cili ai arrin. Kurani përmban rregulla dhe të vërteta që çdo njeri tek i cili arrin ai, pa marrë parasysh origjinën etnike, ngjyrën, gjuhën, gjininë e tij, e çojnë te e vërteta Hyjnore dhe i sigurojnë që të përjetojë lumturinë e vërtetë në të dy botët e tij.
Surja Al-An'am ajeti 19.…
ar: قُلْ أَىُّ شَىْءٍ أَكْبَرُ شَهَٰدَةً قُلِ ٱللَّهُ شَهِيدٌۢ بَيْنِى وَبَيْنَكُمْ وَأُوحِىَ إِلَىَّ هَٰذَا ٱلْقُرْءَانُ لِأُنذِرَكُم بِهِۦ وَمَنۢ بَلَغَ أَئِنَّكُمْ لَتَشْهَدُونَ أَنَّ مَعَ ٱللَّهِ ءَالِهَةً أُخْرَىٰ قُل لَّآ أَشْهَدُ قُلْ إِنَّمَا هُوَ إِلَٰهٌ وَٰحِدٌ وَإِنَّنِى بَرِىٓءٌ مِّمَّا تُشْرِكُونَ Yaşar Nuri Öztürk : Pyet: “Për sa i përket dëshmisë, cila gjë është më e madhe?” Thuaj: “Midis meje dhe jush Allahu është dëshmitar. Ky Kuran m’u shpall mua që me të të paralajmëroj JU dhe KËDO TEK I CILI TË ARRIJË. A dëshmoni ju vërtet se pranë Allahut ka zota të tjerë?” Thuaj: “Unë nuk dëshmoj për këtë.” Thuaj: “Ai është vetëm një zot i vetëm! Dhe unë jam larg nga ato që ju i bëni ortakë!”
Yaşar Nuri Öztürk
Burimet për fjalën në fjalë…
- “-b8- And it signifies also The source, origin, foundation, or basis, (S, M, Msb, K,) of a thing, (S, Msb, [in the former of which, this is the first of the meanings assigned to the word,]) or of anything; (M, K) its stay, support, or efficient cause of subsistence. (M, K.) ― -b9- Anything to which other things are collected together, or adjoined: (IDrd, M, K:) anything to which the other things that are next thereto are collected together, or adjoined: (Lth, T:) the main, or chief, part of a thing; the main body thereof: and that which is a compriser, or comprehender, of [other] things: (Ham p. 44:) the place of collection, comprisal, or comprehension, of a thing; the place of combination thereof. (En-Nadr, T.) ― -b10- And hence, (IDrd, M,) The head, or chief, of a people, or company of men; (IDrd, S, M, K;) because others collect themselves together to him: “
An Arabic-English Lexicon. London. Williams and Norgate. 1863.
- umm dhe derivatet e saj nga rrënja elif mim mim
http://corpus.quran.com/qurandictionary.jsp?q=Amm#(42:8:5)
a community – The Quranic Arabic Corpus – Quran Dictionary
The translations below are brief glosses intended as a guide to meaning. An Arabic word may have a range of meanings depending on context. Click on a word for more linguistic information, or to suggestion a correction.
CORPUS.QURAN.COM