Kthehu te udhëzuesi
AZTRENDEFRESNLRUITSQBSROKYDA

A është Kurani një Libër i vështirë për t’u kuptuar?

Disa ateistë dhe person/a me kuptim tradicional parashtrojnë një sërë pretendimesh se “Kurani është një Libër i vështirë për t’u kuptuar, se ajetet e tij janë të mbyllura, jo krejt të qarta. Këto pretendime në fakt, megjithëse nuk janë pretendime të bëra kohët e fundit, janë pretendime shumë të gabuara, të pabaza dhe larg sinqeritetit, që kanë ardhur nga shekuj më parë deri në ditët tona. Sepse Kurani ka një gjuhë dhe veçori rrëfimi që njerëzit e çdo moshe dhe kulture e kuptojnë lehtësisht.

Sipas Kuranit, vetë Kurani është “beyyine” (provë e qartë). Shprehja beyyine në Kuran është përdorur si PROVË E QARTË. Le ta shqyrtojmë ajetin e 42-të të Sures Al-Anfal, ku gjendet shprehja “beyyine”;

إِذْ أَنتُم بِٱلْعُدْوَةِ ٱلدُّنْيَا وَهُم بِٱلْعُدْوَةِ ٱلْقُصْوَىٰ وَٱلرَّكْبُ أَسْفَلَ مِنكُمْ وَلَوْ تَوَاعَدتُّمْ لَٱخْتَلَفْتُمْ فِى ٱلْمِيعَٰدِ وَلَٰكِن لِّيَقْضِىَ ٱللَّهُ أَمْرًا كَانَ مَفْعُولًا لِّيَهْلِكَ مَنْ هَلَكَ عَنۢ بَيِّنَةٍ وَيَحْيَىٰ مَنْ حَىَّ عَنۢ بَيِّنَةٍ وَإِنَّ ٱللَّهَ لَسَمِيعٌ عَلِيمٌ

Kështu, kush do të shkatërrohet le të shkatërrohet pas NJË PROVE KREJT TË QARTË (beyyine), kush do të mbetet gjallë le të jetojë pas NJË PROVE KREJT TË QARTË (beyyine). (Surja Al-Anfal, 42)

Sipas Kuranit, njeriu duhet të jetë mbi “beyyine” (provë të qartë). Pra, duke u nisur nga traditat, zbatimet e bëra me logjikën “Kështu e pamë, kështu bëjmë edhe ne”, gjetja e së vërtetës me pranimet e shumicës nuk pajtohen me Islamin që tregon Kurani. Sipas Kuranit, vetë Kurani është “beyyine” (provë e qartë). Prandaj vetëm ata që e bëjnë Kuranin burimin e vetëm të fesë i binden provës së qartë.

Në Kuran ajetet ndahen në dy, ajete muhkem dhe müteşabih (Surja Ali Imran,7). Me gjuhën e Kuranit, ajetet muhkem të gjitha janë të qarta, të kuptueshme, sarih dhe mufassal. Po për ajetet müteşabih a mund të themi të njëjtat gjëra? Allahu i ndan në dy ajetet që dërgoi dhe bën shpjegim për këtë çështje. Ajetet muhkem, për të cilat ju jeni përgjegjës, të qarta, të kuptueshme dhe duke i shpjeguar me shumë shembuj nga çdo gjë i dërguam, i sqaruam që të kuptoni, urdhëron Ai. Ai do që me dispozitat e këtyre ajeteve t’i japim drejtim vetes. Përveç kësaj, bën edhe shpjegimin se këto ajete janë nëna, themeli i fesë. Siç e thotë edhe emri AJET MUHKEM, AQ I FORTË SA TË MOS DYSHOHET, I SHPJEGUAR QARTË. Kështu, Zoti ynë në ajetet e Tij të larta lajmëron kështu;

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ الٓر كِتَٰبٌ أُحْكِمَتْ ءَايَٰتُهُۥ ثُمَّ فُصِّلَتْ مِن لَّدُنْ حَكِيمٍ خَبِيرٍ

Elif, Lam, Ra. (Ky është) NJË LIBËR, AJETET E TË CILIT janë bërë muhkem, pastaj janë SHPJEGUAR NJË NGA NJË (pjesë pjesë) (fussilet) NGA (ALLAHU), zotëruesi i dispozitës dhe i mençurisë dhe i informuari për çdo gjë.(Surja Hud,1)

وَلَقَدْ أَنزَلْنَآ إِلَيْكُمْ ءَايَٰتٍ مُّبَيِّنَٰتٍ وَمَثَلًا مِّنَ ٱلَّذِينَ خَلَوْا۟ مِن قَبْلِكُمْ وَمَوْعِظَةً لِّلْمُتَّقِينَ

Betohem se ju zbritëm AJETE SHPJEGUESE/PROVË E QARTË (beyyine), shembuj nga ata që kaluan para jush dhe një këshillë për ata që ruhen e druhen (Surja An-Nur, 34). [Shih Surja Al-Isra 41,Surja Al-Isra 89, Surja Al-An'am, 65, Surja Al-A'raf, 5]

Allahu dëshiron që Kurani të kuptohet, që mbi ajetet e tij të mendohet thellë. Mirëpo, që të mos bëhet gabim gjatë të menduarit mbi ajetet, urdhëron që të jemi shumë më të kujdesshëm sidomos për ajetet müteşabih.

Pavarësisht këtyre shpjegimeve të Kuranit, pasuesit e fesë së rivajetit ajetet 44 dhe 64 të Sures An-Nahl i paraqesin si provë që Pejgamberi e shpjegoi Kuranin dhe për këtë arsye Zoti na ruajt Kurani ka nevojë për shpjegim. Gabimin e këtij pretendimi të pabazë do ta provojmë përsëri nga Kurani.

Për këtë do të mjaftojë të shohim si është përdorur gjatë gjithë Kuranit, për të parë së pari se çfarë do të thotë në këto ajete shprehja “litubeyyine”.

Kuptimet në të cilat përdoret në Kuran shprehja “Litubeyyine” ;

Kjo shprehje në Suren Ali Imran (187) dhe në Suren Al-Maide (15)

është përdorur si e kundërta e termave “të fshehësh një gjë; ta mbash për vete”.

وَإِذْ أَخَذَ ٱللَّهُ مِيثَٰقَ ٱلَّذِينَ أُوتُوا۟ ٱلْكِتَٰبَ لَتُبَيِّنُنَّهُۥ لِلنَّاسِ وَلَا تَكْتُمُونَهُۥ فَنَبَذُوهُ وَرَآءَ ظُهُورِهِمْ وَٱشْتَرَوْا۟ بِهِۦ ثَمَنًا قَلِيلًا فَبِئْسَ مَا يَشْتَرُونَ

“Allahu kishte marrë fjalë nga ata të cilëve u qe dhënë libri në këtë mënyrë: ‘Do t’ua njoftoni patjetër njerëzve qartë e hapur, nuk do ta fshihni.’ Por ata e hodhën Librin pas shpinës së tyre, e shitën me një pagesë të thjeshtë. Sa gjë e keqe që po blejnë!” (Surja Ali Imran, 187)

يَٰٓأَهْلَ ٱلْكِتَٰبِ قَدْ جَآءَكُمْ رَسُولُنَا يُبَيِّنُ لَكُمْ كَثِيرًا مِّمَّا كُنتُمْ تُخْفُونَ مِنَ ٱلْكِتَٰبِ وَيَعْفُوا۟ عَن كَثِيرٍ قَدْ جَآءَكُم مِّنَ ٱللَّهِ نُورٌ وَكِتَٰبٌ مُّبِينٌ

“O Ithtarë të librit! I Dërguari Ynë erdhi te ju. Po ju shpjegon shumë nga ato që keni fshehur nga Libri; shumë të tjera i kalon. Kjo është një e vërtetë, se juve ju ka ardhur nga Allahu një dritë dhe një Libër krejt i qartë.” (Surja Al-Maide, 15)

Së fundi, le ta shqyrtojmë përdorimin e shprehjes në Suren Al-Bakara:

لَآ إِكْرَاهَ فِى ٱلدِّينِ قَد تَّبَيَّنَ ٱلرُّشْدُ مِنَ ٱلْغَىِّ فَمَن يَكْفُرْ بِٱلطَّٰغُوتِ وَيُؤْمِنۢ بِٱللَّهِ فَقَدِ ٱسْتَمْسَكَ بِٱلْعُرْوَةِ ٱلْوُثْقَىٰ لَا ٱنفِصَامَ لَهَا وَٱللَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ

“Në fe nuk ka shtrëngim. Arritja e mbështetur në dijen e drejtë është ndarë qartë nga devijimi i mbështetur në dijen e prishur.” (Surja Al-Bakara, 256)

Siç e tregojnë qartë ajetet, shprehja “litubeyyine” gjatë gjithë Kuranit është përdorur si “e qartë”, “jo e fshehtë” dhe “e kundërta e asaj që mbahet e fshehtë”.

Allahu në Kuran ka shpjeguar çdo gjë. Dhe Kurani është lehtësuar. Kur gjendja është kjo, nuk është e drejtë të thuhet se Kuranin nuk e kuptojnë të gjithë. Allahu është ai që e njeh më mirë njeriun. (An-Nexhm, 32). Allahu që të gjithë njerëzit të dalin nga errësirat në dritë ka njoftuar në Kuran shpjegimin dhe zgjidhjen e çdo çështjeje

ثُمَّ إِنَّ عَلَيْنَا بَيَانَهُۥ

Pastaj patjetër (beyânehu) SHPJEGIMI I TIJ (i Kuranit) ËSHTË PUNË QË NA TAKON NE” (Surja Al-Kijame, 19)

Disa të tjerë mendojnë se ajetet muhkem mund të kuptohen, por se nuk është e drejtë të përpiqesh të kuptosh kuptimet e ajeteve müteşabih dhe pretendojnë se ato janë të pakuptueshme. Ndërsa në Kuran gjendja nuk është aspak siç pretendohet. Sepse për të kuptuar ajetet müteşabih duhet respektuar metoda e nevojshme shkencore dhe duhet qëndruar larg paragjykimeve.

Dhe së fundi, nëse doni ta kuptoni Kuranin;

Nuk do ta nxirrni nga mendja se Kurani është i mjaftueshëm dhe i plotë. Do ta merrni Kuranin në qendrën tuaj dhe do ta pastroni rrethin e tij.

Kur të filloni të lexoni, do të lexoni në gjuhën që e kuptoni, do të kërkoni përgjigje për pyetjen çfarë mesazhesh na jep. Në Kuran patjetër ka dije që e tejkalojnë mendjen, por këto dije kurrë nuk bien në kundërshtim me mendjen.

Ngadalë do të filloni të lexoni nga vendi që ju vjen më lehtë dhe do të mendoni mbi të. Nuk do të harroni të luteni “O Zot! Ma shto dijen time”, kurrsesi nuk do të jeni të nxituar.

Allahu u drejtohet atyre që kanë mendje. Nëse sërish nuk e kuptoni dhe e shihni të pamjaftueshëm, mangësinë do ta kërkoni jo te Kurani, por te vetja juaj.

Mbi të gjitha nuk do të harroni se duke lexuar në një gjuhë që nuk e kuptoni dhe duke krijuar dridhje zëri në ajër se do të fitoni sevap jo, por se është të kuptosh atë që i jep drejtim jetës suaj dhe se duhet jetuar…