An-Najm
Përkthimi: Sherif Ahmeti
Pasha yllin kur bie! 53:1
Shoku juaj nuk ka humbur, e as që ka devijuar 53:2
Dhe ai nuk flet nga dëshira 53:3
Ajo nuk është tjetër pos shpalljes që i shpallet 53:4
Atë ia mësoi fuqiforti (Xhibrili) 53:5
Që ka mendje precize dhe që u përqëndrua në formën e vet 53:6
Dhe ai (Xhibrili) ishte në horizontin e lartë 53:7
Pastaj u lëshua dhe iu afrua 53:8
E ishte afër sa dy harqe, apo edhe më afër 53:9
Dhe i shpalli robit të Tij (All-llahut) atë që ia shpalli. 53:10
Zemra nuk mohoi atë që pa 53:11
A po i bëni polemikë atij për atë që ka parë? 53:12
Ai e ka parë (Xhibrilin) edhe herën tjetër 53:13
Te Sidretul Munteha 53:14
Pranë së cilës është xhennetul Me’va 53:15
Atëherë kur Sidrën e mbuloi ajo që e mbuloi 53:16
Shikimi i tij nuk lakoi e as nuk tejkaloi 53:17
Ai vërtet pa disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të vet 53:18
E ju, a shihni Latin dhe Uzanë? 53:19
Dhe atë të tretin, të pavlefshmin? 53:20
A mendoni se për ju janë meshkujt, e për Të fe-mrat? 53:21
Atëherë ajo është një ndarje e padrejtë! 53:22
Ata (që i adhuroni) nuk janë tjetër, vetëm se emra që ju dhe prindërit tuaj i emërtuat; All-llahu nuk zbriti për ta ndonjë fakt. Por ata (idhujtarët), nuk ndjekin tjetër vetëm se paragjykime dhe çka duan vetë, megji-thqë prej Zotit të tyre u pat ardhur udhëzimi 53:23
A mos i takon njeriut ajo që dëshiron? 53:24
E dihet se vetëm All-llahut i takon bota tjetër dhe kjo botë 53:25
E sa engjëj ka në qiej, ndërmjetësimi i të cilëve nuk bën dobi vetëm pasi që All-llahu të japë leje për atë që dëshiron dhe me të cilën është i kënaqur 53:26
Ata që nuk e besojnë jetën tjetër, engjëjt i emërto-jnë me emra femrash 53:27
Ata nuk dinë asgjë për atë (emërtim) dhe nuk ndjekin tjetër vetëm paragjykime, e paragjykimi nuk është asgjë ndaj së vërtetës 53:28
Andaj ti largohu prej atij që ia ka kthyer shpinën Kur’anit dhe që nuk do tjetër pos jetës së kësaj bote! 53:29
Ajo është e tërë dituria që kanë arritur, e Zoti yt di më së miri për atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për atë që është në rrugën e drejtë 53:30
Dhe vetëm të All-llahut janë ç’ka në qiej dhe në tokë - për t’i shpërblyer ata që bënë keq me të keqen e tyre dhe për t’i shpërblyer ata që bënë mirë me të mirën e tyre 53:31
Ata që largohen prej mëkateve të mëdha dhe prej punëve të ndyta, përpos ndonjë pune të imët, s’ka dy-shim se Zoti yt gjerësisht përfshin me falje, se Ai di më së miri për ju edhe para se t’ju krijojë, kur filloi krijimin tuaj nga dheu ndërsa ju ishit të fshehur në barqet e nënave tuaja. Pra mos lavdëroni veten, se Ai e di kush është më i ruajtur 53:32
A e ke parë atë që u zmbrap? 53:33
Që dha pak e pastaj e ndërpreu? 53:34
A mos ka ai njohuri për të fshehtën e po e sheh? 53:35
A nuk është informuar me atë që gjendet në fletushkat e Musait 53:36
Dhe të Ibrahimit, që gjithnjë plotësonte obligimet 53:37
(Në të cilat shkruan) Se askush nuk e bartë barrën e tjetrit 53:38
Dhe se njeriut nuk i takon tjetër pos asaj që ka punuar 53:39
Dhe se mundi i tij më vonë do të shihet 53:40
Pastaj ai shpërblehet ose dënohet më plotësisht 53:41
Dhe se kthimi përfundimtar është te Zoti yt 53:42
Dhe se Ai jep qeshjen dhe Ai jep të qarit 53:43
Dhe se Ai jep vdekjen dhe Ai jep jetën 53:44
Dhe Ai krijon llojet - mashkullin dhe femrën 53:45
Nga pika e farës që hidhet 53:46
Dhe se Ai ringjallë 53:47
Dhe se Ai jep pasurinë dhe varfërinë 53:48
Dhe se Ai është Zoti i Shi’rasë (ylli polar) 53:49
Dhe Ai shkatërroi Adin e lashtë 53:50
Edhe Themudin, të cilët nuk i kurseu (nga dënimi) 53:51
Edhe popullin e Nuhut më herët, vërtet ata ishin edhe më shkatërrues dhe renegatë 53:52
Edhe Mu’tefikën (venbanimin e popullit të Lutit) e lëshoi prej së larti 53:53
E i përfshiu ata ajo që i përfshiu 53:54
Pra cilës së mirë të Zotit tënd i dyshon? 53:55
Ky është një qortues i ngjashëm me qortuesit e parë 53:56
E afërta është afruar 53:57
All-llahut është i vetmi që do ta tregojë 53:58
A këtij ligjërimi po i çuditeni? 53:59
E po qeshni dhe nuk po qani?! 53:60
E madje jeni edhe të pakujdesshëm! 53:61
Pra, bini në sexhde për All-llahun dhe Adhurojeni! 53:62