A është Mesxhid-i Aksa që përmendet në Kuran xhamia në Jerusalem?

Në disa forume dhe grupe diskutimi ateiste hasim herë pas here një pretendim që buron nga informacion i gabuar. .Sipas këtij pretendimi, xhamia Mesxhidi Aksa që përmendet në Kuran, në ajetin 1 të sures Al-Isra, është një vend adhurimi i ndërtuar pas datës kur u shpall Kurani. Duke qenë kështu, ata pretendojnë se Kurani është një tekst i shkruar shumë kohë pas vdekjes së Pejgamberit Muhamed.
Vallë, si qëndron e vërteta?.. Le ta shohim tani këtë.
Nëse shohim zbërthimin fjalë për fjalë të ajetit në fjalë:
Subhânellezî esrâ bi abdihî leylen minel mescidil harâmi ilel mescidil aksallezî bâreknâ havlehu li nuriyehu min âyâtinâ, innehu huves semîul basîr(basîru).
- subhâne: ai është subhan, është i pastër nga të gjitha mangësitë
- ellezî: që ai
- esrâ bi: e bëri të ecë natën
- abdi-hî: robin e tij
- leylen: natën
- min el mescidi el harâmi: nga Mesxhid-i Harami
- ilâ el mescidi el aksa: te Mesxhid-i Aksa/ te vendi më i largët i sexhdes
- ellezî: që ai, që atë
- bâreknâ: e bëmë të mirë, të bekuar dhe me begati
- havle-hu: rrethinën e tij, përreth tij
- li nuriye-hu: që t’ia tregojmë atij
- min âyâti-nâ: nga ajetet tona
- inne-hu: me siguri ai
- huve es semîu el basîru: ai është dëgjuesi më i mirë, shikuesi më i mirë
Përkthimi i kuptimit të ajetit 1.të sures Al-Isra
Përkthimi i kuptimit nga Edip Yüksel
Shumë i Lartë është Ai që, për t’i treguar disa nga ajetet tona, e mori dhe e çoi robin e vet natën nga Xhamia e Shenjtë (në Mekë) te xhamia më e largët (vendi i sexhdes), rrethinën e së cilës e bëri të bekuar. Ai pa dyshim është Dëgjuesi, Shikuesi
Përkthimi i kuptimit nga Mustafa Sağ
Allahu, Më i Larti i të Lartëve, që ka fuqi të madhe, për të treguar ajetet e tij që janë provë e fuqisë së tij përtej imagjinatës, një natë e çoi robin e vet/Muhamedin nga shtëpia e tij pranë xhamisë së shenjtë Qabe, te Mesxhidi Aksa/te pika më e largët ku bëhet sexhde, rrethinën e së cilës e bëri të bekuar.Pa dyshim Allahu dëgjon dhe sheh gjithçka.
Ekzistojnë edhe përkthime të kuptimit, të shkruara nën ndikimin e burimeve jashtë Kuranit, që kuptimin e ajetit te fjala e përmendur si Mesxhid-i Aksa nuk e marrin si “Vendi Më i Largët i Sexhdes / Xhamia Më e Largët”, por e marrin vërtet si xhamia Mesxhidi Aksa ose si zona e Mesxhidit Aksa.
Këto përkthime këtë fjalë të ajetit nuk e kanë marrë sipas kuptimit, por si emër. kurse kjo është një metodë shumë e gabuar. Fjala arabe ‘AKSA’ ka kuptimin e largët. Ashtu siç në ajetin 3.të sures Ar-Rum fjalës ‘EDNA’ i jepet kuptimi “I AFËRT”, që, ky ajet ashtu si ajeti në fjalë flet për atë zonë. Edhe kjo fjalë duhet vlerësuar jo si emër, por sipas kuptimit të fjalës.
Përderisa në një ajet për të njëjtën zonë thuhet e afërt, ndërsa në ajetin tjetër për një vend në atë zonë nuk mund të thuhet xhami e largët, atëherë ajeti nuk flet për Jerusalemin dhe për zonën ku ndodhet xhamia Mesxhid-i Aksa.
Këto përkthime të bëra në këtë mënyrë do të thotë se nënshkruajnë një gabim edhe për sa i përket metodës së tyre. Në një zonë të afërt nuk mund të ketë xhami të largët.
Pra, vendi i përshkruar në ajetin 1 të sures Al-Isra nuk është Mesxhidiaksa (Jerusalemi).
I Dërguari, i nxjerrë në Isra, pra në ecjen e natës, nuk u çua në Jerusalem në mënyrë materiale ose shpirtërore, sipas shprehjes së Kuranit shkoi në vendin më të largët të sexhdes dhe atje qe dëshmitar i disa mrekullive. Edhe ajo që tregohet në ajetet 17 dhe 18 të sures An-Nexhm është pikërisht kjo.
Surja An-Nexhm 17 dhe 18
Syri nuk u hutua, as kufirin nuk e kaloi.
I pa ajetet e mëdha të Zotit të tij.
Pra, në Kuran në këtë kuptim nuk ka kurrsesi ndonjë kontradiktë apo gabim historik, siç pretendojnë disa kundërshtarë të Kuranit…
Një informacion i shkurtër historik;
Kuptimin e fjalës Mesxhid-i Aksa në Kuran e pamë. Po cila është historia e xhamisë Mesxhid-i Aksa që ndodhet tani në Jerusalem? Dhe me çfarë qëllimi u ndërtua këtu një xhami dhe iu vu si emër kjo fjalë që përmendet në Kuran?
Përgjigjja e kësaj pyetjeje në fakt do të na ndihmojë ne, të kuptojmë edhe logjikën në pretendimet ateiste. Në vitet 90 të Hixhrit ( 709-714 të erës sonë ) kundër Abdullah bin Zubejrit, që ishte halife në Medine, Abdulmelik bin Mervani me origjinë emevite shpalli si alternativë halifatin e vet. Që ithtarët e tij të mos shkonin në haxh dhe të mos ndikoheshin nga ky njeri muvahhid, ai ndërtoi në Jerusalem, ku jetonte, një xhami madhështore që do të përfshinte edhe shkëmbin e njohur më parë si guri muallak. Madje, njerëzve nën urdhrin e tij u ndaloi të shkonin në Mekë dhe Medine për haxh, dhe Kubbet-us Sahranë, që ndodhet në këtë hapësirë të cilën tërësisht mund ta përkufizojmë si Mesxhid-i Aksa, e rregulloi si një Qabe alternative dhe urdhëroi që të bënin tavaf.
Pra, ndërtimi në Jerusalem i një xhamie me emrin Mesxhidi Aksa është në vetvete kërkim alternative nga një mendësi në kundërshtim me vendimin e Kuranit. Për këtë arsye, të përpiqesh të gjesh kontradiktë në Kuran nga një ndërtesë e bërë shumë kohë pas vdekjes së Pejgamberit Muhamed është e gabuar që në fillim…
Fjala Mesxhid-i Aksa që përmendet në Kuran, mund të mendohet jo si xhamia që ekziston tani atje, por edhe si një xhami që ndodhej në atë zonë në gjendjen e saj të vjetër. As këtë alternativë nuk mund ta lëmë jashtë vëmendjes. Sepse ekzistojnë edhe të dhëna arkeololojike se afër murit të vajtimit dikur ka pasur gjithashtu një xhami Mesxhid-i Aksa.
Por në të dy kuptimet e saj, është shumë e qartë se në Kuran nuk ka njëkontradiktë apo një gabim historik.
Më së miri e di Allahu…