Pse Organi i të Menduarit në Kuran Është Zemra?
Kjo gjendje buron nga veçoria e arabishtes. Çdo gjuhë ka mënyrën e vet të të shprehurit. Fjala akıl është një fjalë arabe që ka kaluar në turqisht. Kuptimi themelor i fjalës akıl është “të lidhësh”. Njeriu me akıl, për të mos gabuar, për të vepruar drejt, e lidh veten. Në turqisht përgjegjësja e fjalës akıl është fjala “us”. Kur themi fëmijë uslu, kemi parasysh fëmijën e edukuar dhe që sillet bukur.
Të ardhurit në mend, të qetësuarit, sjellja e mirë janë sjellje që lidhen më shumë me zemrën. Si njerëzit me karakter të mirë ashtu edhe ata me karakter të keq kanë tru. Por personit që sillet keq dhe u bën dëm të tjerëve nuk i themi ”pa tru”, por “pa zemër”. Atij që gabon dhe i bën dëm vetes nuk i themi ”pa zemër”, por “pa tru”.
A do të na shkatërrosh për shkak të asaj që bënë të pa trutë mes nesh?.. (Surja Al-A'raf, 155)
“E vërteta është kjo: Të pa trutë tanë, kanë thënë kundër Allahut ‘një mori gjërash absurde’.” (Surja Al-Xhinn, 4)
Disa njerëz pa tru: “Çfarë i ktheu ata nga kibla e tyre e mëparshme?” “ (Surja Al-Bakara, 142)
Edhe në çerkezisht, tamam si në arabisht, procesi i të menduarit dhe të kuptuarit lidhet me zemrën. Ky është një tipar në strukturën e gjuhës. Sikur Kurani të kishte zbritur në çerkezisht, si organ i të menduarit do të përdorej fjala “zemër”. Por sikur të kishte zbritur në turqisht, do të përdorej fjala “tru”.
Në shoqëri akıl dhe zgjuarsia mendohen si e njëjta gjë. Zgjuarsia është një gjendje që lidhet me organizimin brenda trurit. Ndërsa akıl është që një njeri, duke e përdorur ndërgjegjen e tij deri në fund, në çdo çast të jetës së tij të zgjedhë qëndrimin me të cilin Allahu do të jetë më i kënaqur dhe që është më i përshtatshëm me Kuranin, dhe si rezultat i kësaj të fitojë një përsosmëri të mendimit dhe qëndrimit që përfshin gjithë jetën e tij. Zgjuarsia që lidhet me trurin dhe akıl që lidhet me kuptimin e zemrës dhe me ndërgjegjen janë koncepte të ndryshme.
Allahu në ajet thotë: ”… Zemrat qetësohen (kënaqen) vetëm me përmendjen e Allahut.” (Surja Ar-Ra'd, 28) Në një ajet tjetër njofton se ata që zemrat u janë kënaqur dhe që marrin këshillë janë besimtarët me akıl të pastër. Pastërtia e akıl-it është një veti që arrihet duke dalë përpara ndërgjegjja, jo nefsi. Edhe ndërgjegjja është një gjendje që lidhet jo me trurin, por me kuptimin e zemrës. Nefsi është një koncept i kundërt me ndërgjegjen. Nefsi dhe ndërgjegjja përplasen vazhdimisht. Personat që nuk veprojnë me ndërgjegjen e tyre, ”…Në zemrat e tyre ka sëmundje…” (Surja Al-Bakara, 10) Duke e vënë përpara nefsin, nuk e dëgjojnë dot zërin e ndërgjegjes së tyre dhe ”Kështu u ka vulosur zemrat e tyre, tani ata nuk kuptojnë.” (Surja Al-Munafikun, 3)
Që akıl/ndërgjegjja është në zemër dhe se “ata pa akıl” nuk mund të arsyetojnë ngaqë zemrat e tyre janë të mbyllura, shprehet në një ajet kështu:
A nuk udhëtojnë nëpër tokë, që kështu të kenë zemra me të cilat të arsyetojnë dhe veshë me të cilët të dëgjojnë? Sepse në të vërtetë, sytë nuk verbohen, por verbohen zemrat që janë në gjokse. (Surja Al-Haxh, 46)
Kanë zemra, me to nuk kapin e kuptojnë, kanë sy, me ta nuk shohin, kanë veshë, me ta nuk dëgjojnë. (Surja Al-A'raf, 179)