A është Allahu Ai që nuk nxiton në dënim, apo Ai që e bën llogarinë shpejt ?
Pse Allahu nuk ndërhyn në zullumet dhe padrejtësitë që bëhen në botë, a është Allahu Ai që nuk nxiton në dënim, apo Ai që e bën llogarinë shpejt? A ka kontradiktë mes ajeteve?
Shkrime të ndryshme të disa shkrimeve ateiste, që pretendojnë se ka kontradiktë mes shprehjes se Allahu nxiton në dënim, të treguar në ajetin 165 të sures Al-An'am, dhe cilësisë “HALIM” të Allahut në ajetin 12 të sures An-Nisa, hasen veçanërisht në mjediset virtuale të debatit.
Sipas ateistëve, mes përmbajtjes së cilësisë Halim të Allahut dhe ajetit tjetër ka mospërputhje. Sepse mes kuptimeve të cilësisë Halim ka kuptime si ‘’ ai që nuk nxiton në dënim, që jep sure për pendim ‘’. Meqë në Kuran, fjalën e Allahut, kurrë nuk ka kontradiktë, si është kuptimi i drejtë i këtyre dy ajeteve, tani le ta shohim atë…
Surja Al-An'am, ajeti 165;
Ve huvellezî cealekum halâifel ardı ve rafea ba’dakum fevka ba’dın deracâtin li yebluvekum fî mâ âtâkum, inne rabbeke serîul ikâbi ve innehu le gafûrun rahîm(rahîmun).
1. ve huve ellezî : dhe është Ai, i cili Ai
2. ceale-kum : ju bëri, ju krijoi
3. halâife el ardı : halifet e arzit, të faqes së tokës
4. ve rafea : dhe ngriti
5. ba’da-kum : disa prej jush, një pjesë prej jush
6. fevka : mbi, sipër
7. ba’dın : disa, një pjesë
8. deracâtin : shkallë
9. li yebluve-kum : për t’ju sprovuar
10. fî mâ : me gjëra, rreth gjërave (në lidhje me)
11. âtâ-kum, : ju dha
12. inne : me siguri
13. rabbe-ke : Zoti yt
14. serîu : i shpejtë, që është i rrufeshëm
15. el ikâbi : ikâb, dënim
16. ve inne-hu : dhe me siguri që Ai
17. le gafûrun : patjetër Ai që fal
18. rahîmun : Ai që dërgon dritë mëshire
Përkthimi :Ai është që ju bëri në tokë pasardhës të të mëparshmëve. Për t’ju sprovuar me begatitë që ju dha, disa prej jush i ngriti me shkallë mbi disa të tjerë. Zoti yt, kur jep dënim, e jep shumë shpejt. Por Ai, me të vërtetë është shumë falës, shumë i mëshirshëm.
—————————————————————–
Pjesa përkatëse e ajetit 12 të sures An-Nisa…
75. min allâhi : nga Allahu, prej Allahut
76. ve allâhu : dhe Allahu
77. alîmun : alim, Ai që di më së miri
78. halîmun : halîm
Përkthimi i pjesës përkatëse :……. Nga Allahu është një propozim ky. Allahu është Alîm, është Halîm.
——————————————————————-
Me emrin Halim Allahu i pranon pendimet dhe mund t’i falë një pjesë të mëkateve, vrazhdësia e atyre që nuk dinë të tregojnë nderim dhe shfrenimi i të rebeluarve nuk e zemërojnë, nuk e shtyjnë në nxitim, shumë i durueshëm, ai që zemërimi ndaj mëkatarëve nuk e vë në ngut, ai që çdo punë e bën në masën e duhur do të thotë. Që Allahu është halîm, nga të paditurit interpretohet si mosdijeni për ç’ndodh, kurse nga ata me mendje të lidhur si mosshikim. Mirëpo cilësia Halim shfaqet vetëm në këtë botë.
Kurse në ajetin 165 të sures Al-An'am tashmë flitet për përmasën e ahiretit dhe atje Allahu është Ai që e bën llogarinë shpejt dhe dënon.Përgjigja e kritikave të pavend të disa personave që nuk mund ta kuptojnë siç duhet cilësinë Halim të Allahut, në formën pse nuk ndërhyn, pse nuk pengon ndërsa në botë ka kaq shumë zullum, padrejtësi, torturë etj., kalon përmes të kuptuarit të kësaj situate.
Allahu për çdo situatë që ndodh në botë do të japë shpërblimin e PLOTË në përmasën e ahiretit. Sepse Allahu është i Drejtë. Krijuesi i konceptit të drejtësisë është Ai…Pra, në ajetin e parë është treguar se dënimi i Allahut në ahiret është shumë i shpejtë. Kurse cilësia Halim, e treguar në ajetin 12 të sures An-Nisa, drejtohet te kjo botë. Edhe mes dy ajeteve nuk ka kontradiktë. Pikërisht këtë tregon edhe ajeti 45 i sures Fatir…
Sikur ALLAHU t’i dënonte njerëzit për atë që kanë bërë, nuk do të linte asnjë krijesë mbi tokë. Por Ai i shtyn ata deri në një afat të caktuar. Kur t’u mbarojë afati, pikërisht atëherë ALLAHU e bën (llogarinë e) robërve të Tij. …. (Surja Fatir, 45)