Martesa e Pejgamberit Tonë, me Bashkëshorten e Zejdit
Një nga ajetet te të cilat ngecin më shumë miqtë ateistë është çështja e martesës së Pejgamberit tonë me bashkëshorten e Zejdit, djalit të tij të birësuar. Duke parë këtë ajet ata thonë se Kurani është një Libër që Pejgamberi Muhamed e ka shkruar në përputhje me interesat e tij personale. (Zoti na ruajt)
Para së gjithash, jemi të mendimit se ateistët nuk e njohin shumë mirë ateizmin. Sepse në literaturën e ateizmit nuk ekziston koncepti i “moralit” dhe ai nuk mund ta themelojë moralin. Midis ateizmit dhe moralit nuk mund të vendoset kurrë një korrelacion. Ateizmi nuk mund të shprehë asnjë mendim “të mirë dhe të keq” lidhur me rregullat e moralit. Nuk mund të bëjë asnjë vlerësim. Sepse rregullat e moralit janë të bazuara në fe. Feja ekziston për të edukuar njerëz të virtytshëm. Ajo ofron mënyrën e jetesës më të përshtatshme për krijimin e njeriut.
Edhe martesa e Zejdit, djalit të birësuar të Pejgamberit, pasi u nda nga bashkëshortja, nuk është imoralitet. Është po aq e natyrshme sa të martoheni me ish-bashkëshorten e mikut tuaj më të ngushtë ose të një të afërmi tuaj. Edhe pse nuk e pranojnë, shumë njerëz mund ta pëlqejnë bashkëshorten e mikut të tyre etj. Kjo nuk është jonormale, as imoralitet. Imoralitet është të keni marrëdhënie me atë zonjë ndërsa ajo është e martuar.
Deri vonë, kur thuhej homoseksual, njerëzit vinin nofka. Por tani, me sugjerim të dendur, kjo gjendje është normalizuar në shoqëri. Ndërsa kjo, në Kuran, është një veprim të cilit muslimanët “i kundërvihen me urrejtje” dhe është një marrëdhënie e neveritshme, çdo musliman kërkon strehim te Allahu nga kjo gjendje. Është një gjë interesante që ata që i shohin të tilla marrëdhënie si normale dhe i mbrojnë duke thënë ”kjo është zgjedhja dhe liria e tyre”, ngecin kaq shumë te martesa e Pejgamberit me bashkëshorten e djalit të tij të birësuar. Se Zejdi nuk është as fëmija i vetë Pejgamberit tonë. Domethënë nuk ka asnjë lidhje gjaku.
Nëse vijmë te çështja tjetër; Ajeti përkatës tregon atë që ndodhi pasi ngjarja kishte përfunduar. Domethënë nuk ka një situatë të tillë si: vjen ajeti, e pas kësaj Zejdi ndahet nga bashkëshortja. Le të shohim pjesën e parë të ajetit; ”Kur ti i thoshe atij që Allahu i kishte dhënë mirësi dhe edhe ti i kishe dhënë mirësi: “Mbaje bashkëshorten pranë vetes dhe ruaju nga Allahu”; duke u druajtur nga njerëzit, fshihje në nefsin tënd atë që Allahu do ta nxirrte në shesh; ndërsa Allahu ishte shumë më i denjë që të druheshe prej Tij. ” (Surja Al-Ahzab 37) Pejgamberi po i jep këshillë Zejdit. ”Mbaje bashkëshorten pranë vetes dhe ruaju nga Allahu”. Meqë e këshillon ta mbajë bashkëshorten pranë vetes, ka të ngjarë që mes tyre të ketë mosmarrëveshje.
Le të shohim pjesën e dytë të ajetit përkatës; ”Pasi Zejdi e ndërpreu lidhjen me të, Ne e martuam atë me ty; që kështu besimtarët të mos kenë vështirësi për t’u martuar me to, kur djemtë e tyre të birësuar ta kenë ndërprerë lidhjen me to (kur t’i kenë lëshuar gratë). Urdhri i Allahut është përmbushur.” (Surja Al-Ahzab 37) Në pjesën e parë Pejgamberi e kishte këshilluar Zejdin ta mbante bashkëshorten pranë vetes. Por kjo nuk u realizua dhe Zejdi u nda nga bashkëshortja. Pasi u nda, u realizua martesa me Pejgamberin. Dhe pasi u realizua martesa, erdhi ajeti. Sepse ajeti tregon një ngjarje që ka ndodhur dhe ka përfunduar. Jo një situatë që do të ndodhë. Atëherë, siç pretendojnë ateistët, nuk bëhet fjalë që Pejgamberi të ketë trilluar një ajet të tillë për nefsin e vet (Zoti na ruajt).
Në fakt, sikur Pejgamberi të kishte një qëllim të tillë dhe Kuranin ta shkruante vetë (Zoti na ruajt), me ajetin ”Pas kësaj nuk të janë hallall gra (të tjera), as t’i ndërrosh ato me bashkëshorte të tjera -edhe nëse bukuria e tyre të pëlqen-; ” (Surja Al-Ahzab, 52) nuk do t’u vinte kufi martesave të tij. (Më së miri e di Allahu)