Përgjigje ndaj pretendimit se në Kuran dielli fundoset në ujë: A është Toka e sheshtë sipas Kuranit?

Duke u nisur nga shprehja “e gjeti atë duke perënduar (Mağrib) (مغرب) në një burim me baltë të zezë,” në ajetin 86 të sures Al-Kahf, pretendohet se në Kuran është thënë se dielli fundoset brenda ujit. Përsëri nga shprehja në këto ajete nxjerrin përfundimin se Toka është e sheshtë. Ndërsa, si të tjerat, edhe këto janë pretendime që nuk janë të vërteta. Gabimi më i madh në këto kritika është moskuptimi i kuptimeve të fjalëve dhe mungesa e të kuptuarit. Në ajetin 86 të sures Al-Kahf ka dy fjalë të përkthyera në turqisht si “batmak”. Kur t’i shqyrtojmë këto, gjendja do të kuptohet më lehtë:
Më në fund arriti deri te vendi ku perëndon dielli (mağrib) (مغرب) dhe e gjeti atë duke perënduar (Garabe) (غرب) në një burim me baltë të zezë, pranë tij pa një popull. (18 Surja Al-Kahf, 86)
Ndonëse pretendohet se në ajetin e mësipërm ka një shprehje sikur dielli fundoset brenda ujit, gjendja nuk është ashtu. “Perëndimi i diellit” dhe “fundosja e një sendi në ujë” në turqisht mund të jenë e njëjta fjalë, por këto fjalë në arabisht janë fjalë të ndryshme.
Mosnjohja e këtij dallimi ose dëshira për të përfituar nga ngatërresa është bërë shkak që të bëhet ky pretendim jashtëzakonisht i gabuar.
Perëndimi i diellit shprehet me foljen “Garebe”. Madje fjalë që rrjedhin nga kjo rrënjë kanë kaluar edhe në turqisht. Për shembull “garb” (غرب)ose “mağrib” (مغرب) janë fjalë që rrjedhin nga e njëjta rrënjë, kanë kuptimin “perëndim” (drejtim).
Ndërsa fundosja e një objekti në ujë është folja “gareke” (غرق) dhe është një folje e ndryshme nga “garabe” (غرب). Edhe kjo fjalë në fakt ka kaluar në turqisht. Kur themi “suya gark oldu” e përdorim këtë folje. Në Kuran, gjithashtu në kuptimin e fundosjes së një sendi brenda ujit përdoret kjo fjalë, për shembull në suren Al-Kahf:
…. “A për t’i fundosur (garake) (غرق) ata që janë brenda e shpove?…..” (18 Surja Al-Kahf – 71) thuhet
Tani është e qartë se perëndimi i diellit dhe fundosja e një sendi në ujë në turqisht shprehen me të njëjtën fjalë, ndërsa në arabisht janë fjalë të ndryshme. Prandaj edhe në ajetin e mësipërm nuk bëhet fjalë për fundosjen e diellit brenda ujit si një trup. Ajo që tregohet këtu është perëndimi i diellit.
Në fakt, edhe nëse nuk dihen përkthimet arabe të foljes batmak, ta kuptosh ashtu si e kuptojnë personat që bëjnë kritikat e mësipërme është rezultat i një qëllimi të keq. Vallë nëse dikush thotë “Dje shkova në breg të detit dhe pashë perëndimin e diellit në det.” a kuptohet prej kësaj se dielli fundoset brenda ujit? Ose kur thuhet “dielli lind çdo mëngjes” a arrihet në përfundimin se dielli ka një nënë, se çdo mëngjes kjo nënë bën lindje dhe e lind diellin? Gjithsesi, kur shihen përkthimet arabe të fjalëve do të kuptohet se çështja është shumë e qartë.
Origjinali i fjalës që përmendet në ajet si vendi ku perëndon dielli është fjala “mağrib” (مغرب). Kjo fjalë do të thotë një vend në perëndim. Kjo shprehje tregon vendin më të largët ku mund të shkohet në perëndim. Për shembull vendin e Afrikës së Veriut, Marokun, arabët e quajnë “Mağrip”. Sepse e kanë quajtur kështu për shkak se është një vend ku shkonin në drejtim të perëndimit. Prej këtu kategorikisht nuk del kuptimi Toka e sheshtë. Për shembull edhe sot në turqisht ose në gjuhë të tjera përdoren shprehje të ngjashme.
Japonia është një vend i Lindjes së Largët. (Edhe në anglisht ka fjalën “Far East” që ka të njëjtin kuptim si në turqisht). Vendi më i largët ku mund të shkohet në lindje është Japonia. Të thuhet se Japonia është vendi më lindor i botës nuk tregon se Toka është e sheshtë.
Përveç kësaj, në këtë ajet ai që e kryen foljen është Dhulkarnejni. Ajeti ajetin, në kundërshtim me atë që duan të mendojnë ata që përpiqen ta kritikojnë, këto ngjarje gjendjen që Dhulkarnejni e pa dhe e perceptoi përshkruan, përndryshe, Zoti na ruajt, nuk është me rrëfimin e Allahut.
Në këtë ajet është përdorur folja vajada. Kuptimi i kësaj foljeje në fjalorët e arabishtes klasike;
“(një send) gjej/zbuloj, ndodhem, jap përshtypje, (has)takoj, jam dëshmitar, perceptoj, jetoj (si përvojë)”[1]
Prandaj ky ajet flet vetëm për atë që Dhulkarneji pa, perceptoi. Pra Zoti, kur thotë “Dhulkarneji e gjeti diellin duke perënduar në baltë”, po tregon përshtypjen e Dhulkarnejit, atë që ai perceptoi.
Dhe nëse ajeti do të tregonte “Se dielli (fizikisht) fundoset në baltë”, nuk do të përdorej fjala taghrubu. Sepse kjo fjalë nuk është një folje që shpreh fundosjen fizike.[2]
Si përfundim, ky ajet, nuk ka asnjë shprehje që lidhet me ”sheshtësinë e Tokës”. Nuk është gjë tjetër veçse një shtrembërim i Ateistëve. Në këtë ajet flitet vetëm për atë që Dhulkarneji pa/perceptoi/jetoi. Jo për atë që pa Zoti!!
Fusnota:
[1]= Shih. The Hans Wehr Dictionary of Modern Written Arabic, përgatiti: J. M. Cowan, 4. edition, 1976, page 1231.
[2]= Shih. Edward William, Arabic-English Lexicon, Volume 1, London, 1863, page 2241.