A ka në Kuran temë të 5 të panjohurave?
Duke u mbështetur në një ajet që gjendet në suren Lukman dhe në një hadith të transmetuar për këtë çështje, thuhet se 5 çështje nuk mund të dihen në asnjë mënyrë. Por në dritën e zhvillimeve teknologjike të sotme del në pah se disa nga çështjet që pretendohet se nuk mund të dihen, dihen. Kur nisesh me interpretime të gabuara, mund të mendohet sikur ka një kontradiktë mes shkencës dhe ajeteve të Kuranit. Së pari le të shohim hadithin dhe ajetin që janë burimi i këtij pretendimi, pastaj ta vlerësojmë pretendimin.
Ekziston një transmetim që është bazë e këtij pretendimi. Sipas tij, një beduin vjen te pejgamberi dhe pyet për 5 çështje. Këto pyetje janë: “ Kur do të ndodhë Kiameti?, Kur do të bjerë shi?, Kur do të lindë gruaja ime?, Ku do të vdes? Dhe Çfarë do të fitoj nesër?
Sipas haditheve, ajeti 34 i sures Lukman është zbritur pas këtyre pyetjeve. Dhe disa komentatorë tradicionalë në ajet thuhet se përgjigjja e këtyre 5 pyetjeve nuk mund të dihet nga askush.
Por sot fetusi që është në mitrën e nënës dihet me mjete teknologjike ose kur do të bjerë shiu mund të përcaktohet nga shkencëtarët.
Sipas interpretimit të komentatorëve të interpretuar duke u mbështetur në hadithin që i atribuohet Pejgamberit tonë, Kurani thotë se këto nuk mund të dihen.
Kur ajeti në suren Lukman lexohet me kujdes, do të shihet se situata është shumë ndryshe. Ajeti në suren Lukman është si vijon:
‘’ Dija se kur do të vijë Kiameti është pranë Allahut. Shiun e lëshon Ai, E di atë që është në mitra. Askush nuk e di se çfarë do të fitojë nesër, askush nuk e di as në cilin vend do të vdesë. Pa dyshim, Allahu di çdo gjë, është në dijeni për çdo gjë.” (Surja Lukman, 34)
Sipas ajetit, dija e Kiametit është pranë Allahut. Ai që e lëshon shiun është Allahu, por në ajet nuk ka një shprehje të tillë që kur do të bjerë nuk dihet. Një çështje që nuk është njoftuar në Kuran interpretohet, nën ndikimin e haditheve të trilluara ose të keqkuptuara, sikur të ishte njoftuar në ajete. Po ashtu, në ajet shpjegohet se atë që është në mitra e di Allahu. Por në ajet nuk ka një shprehje se askush tjetër nuk mund ta dijë. Gjendja e fëmijës në barkun e nënës, gjinia, me analiza të ADN-së struktura gjenetike, sëmundjet gjenetike që mbart etj., gjithçka mund të dihet. Në ajet nuk ka një shprehje të tillë se këto nuk mund të dihen.
Në vazhdim të ajetit përcaktohen dy gjëra që nuk mund të dihen. Këto janë çështja se çfarë do të fitojmë nesër dhe ku do të vdesim.
Prandaj, kur bëhet një kritikë ndaj Kuranit, do të ishte e drejtë që kritika të bëhet duke parë tekstin e Kuranit, jo duke qëndruar të lidhur me interpretimet tradicionale. Kur veprohet kështu, do të kuptohet se kontradikta e pretenduar nuk është kontradiktë, se është vetëm produkt i një interpretimi të gabuar.