Kthehu te udhëzuesi
AZTRENDEFRESNLRUITSQBSROKYDA

Sipas Kuranit, a është Toka e sheshtë apo e rrumbullakët?

خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ بِٱلْحَقِّ يُكَوِّرُ ٱلَّيْلَ عَلَى ٱلنَّهَارِ وَيُكَوِّرُ ٱلنَّهَارَ عَلَى ٱلَّيْلِ وَسَخَّرَ ٱلشَّمْسَ وَٱلْقَمَرَ كُلٌّ يَجْرِى لِأَجَلٍ مُّسَمًّى أَلَا هُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْغَفَّٰرُ

I krijoi qiejt dhe tokën me të vërtetën. E mbështjell-mbulon natën mbi ditën, e mbështjell-mbulon ditën mbi natën… (Surja Az-Zumer, 5)

Shprehjet e përdorura në ajetet e Kuranit që e prezantojnë universin janë shumë tërheqëse për vëmendjen. Fjala arabe e përkthyer në ajetin e mësipërm si “mbështjell e mbulon” është “yukevviru”. Kuptimi turqisht i kësaj fjale është “mbështjellja e një trupi mbi një gjë të rrumbullakët”. (Për shembull, në fjalorët arabë kjo fjalë përdoret për folje që përfshijnë trupa të rrumbullakët, si “mbështjellja e çallmës në kokë”.) Në ajet, njoftimi i dhënë për mbështjell-mbulimin (tekvir) e natës dhe ditës mbi njëra-tjetrën përmban njëkohësisht një njohuri të sigurt për formën e Tokës. Vetëm dhe vetëm në rast se Toka është e rrumbullakët mund të ndodhë folja e shprehur në këtë ajet. Pra në Kuranin e zbritur në shekullin e 7-të është bërë me dije se Toka është e rrumbullakët.

وَٱلْأَرْضَ بَعْدَ ذَٰلِكَ دَحَىٰهَآ

Pas kësaj tokën e futi në formën e vezës. (Surja An-Naziat, 30)

Komentatorët e vjetër, ngaqë mendonin se toka është e sheshtë, fjalën ”DaHHA”, që ka kuptimin ”e futi në formën e vezës”, e kanë interpretuar si ”e rregulloi, e shtroi”.

Në Afrikën e Veriut, mes popullit që flet arabisht, vezës i thonë ”dahhy”, kurse çelësirës ”medhhy”. Dhe rrënja e fjalëve është ”DHHY”.

Nuk duhet harruar se në kuptimin astronomik të asaj kohe Toka perceptohej ndryshe. Në atë kohë mendohej se Toka është një sipërfaqe e sheshtë dhe të gjitha llogaritjet e shpjegimet shkencore bëheshin sipas kësaj. Por, duke qenë se Kurani është fjala e Allahut, kur përshkruan universin janë përdorur fjalët më përshkruese që mund të jenë. Ndërsa në ajetet e Kuranit neve këto njohuri që i mësuam vetëm në shekullin e afërt njoftohen që 1400 vjet më parë.