Kthehu te udhëzuesi
AZTRENDEFRESNLRUITSQBSROKYDA

Martesa në moshë fëmijërore nuk ekziston në Kuran

Personave që sulmojnë profetin tonë duke marrë si pretekst moshën e Aishes dhe që pretendojnë se në Kuran martesa në moshë fëmijërore është e lirë, çështja e parë që duhet t’u kujtohet është se dispozitat do të mësohen vetëm nga Kurani dhe se nuk duhet t’u japin besim burimeve që nuk përputhen me Kuranin. Allahu urdhëron ”Ne në libër nuk kemi lënë asgjë mangët…” (Surja Al-An'am, 38). Në Kuranin që nuk ka mangësi, sigurisht është bërë me shenjë edhe koha e një çështjeje të rëndësishme si martesa.

Provojini jetimët deri në moshën kur arrijnë kurorëzimin; nëse shihni tek ata një pjekuri (rushd), menjëherë jepuni pasurinë e tyre. .. (Surja An-Nisa, 6)

“mos iu afroni pasurisë së jetimit, derisa ai të arrijë moshën e pjekurisë -përveçse (në mënyrën) më të bukur-…” (Surja Al-An'am, 152)

Nëse i lexoni ajetet me kujdes, thotë provojini jetimët ”deri në moshën kur arrijnë kurorëzimin”. Nëse shihni tek ata një ”pjekuri” jepuni pasurinë e tyre, thotë. Edhe në ajetin e dytë thuhet mos e prekni pasurinë e jetimit, përveçse në mënyrën më të bukur, ”derisa ai të arrijë moshën e pjekurisë kur mund ta kontrollojë pasurinë e tij”. Një fëmijë i vogël nuk e di konceptin e parasë. Çfarë është kursimi, çfarë është blerja me llogari, në cilën fushë t’i investojë paratë e tij që t’i shtojë, këto nuk mund t’i dijë. Nëse i jepni para në dorë fëmijës, me to ose blen sheqer ose çokollatë. Prandaj mosha kur do ta kontrollojë pasurinë e tij nuk është mosha e pjekurisë trupore, por e pjekurisë mendore. Në të njëjtën mënyrë edhe mosha kur arrijnë kurorëzimin nuk është periudha e adoleshencës kur arrijnë pjekurinë trupore, por mosha e pjekurisë/rinisë kur mund ta kontrollojnë pasurinë e tyre, kur arrijnë pjekurinë mendore.

Në ajet përmendet fjala “ruşden”. Ka kuptimin se gruaja dhe burri duhet të jenë “Reşit”.

“Rüşd: Aftësia për të gjetur rrugën e drejtë
Reşid: Personi që u tregon të tjerëve rrugën e drejtë.
Raşid: Personi që ka arritur kapacitetin për të ardhur në rrugën e drejtë.
Mürşid: Ai që udhëzon, edukon, ndriçon”

Mehri, në të Drejtën Islame, është paraja ose pasuria që burri, kur martohet, ia jep gruas. Mehri nuk i jepet familjes së gruas, por drejtpërdrejt gruas. Sipas ajeteve të mësipërme, mosha e dorëzimit të pasurisë te pronari i saj është mosha kur ai person mund ta kontrollojë pasurinë e tij. Prandaj gruaja që merr mehr duhet të jetë në një moshë kur mund ta kontrollojë këtë pasuri ose para.

Pretendimet se Aishja u martua në moshën 6-9 vjeç nuk përputhen me moshën e përcaktuar për martesën në Kuran. Mosha e martesës së treguar në Kuran është plotësisht në përputhje me kufirin e moshës në Kodin tonë aktual Civil. Përveç kësaj, adresatët e burimeve ku transmetohet mosha e Aishes, Buhariu, jetoi 238 vjet pas profetit tonë, Muslimi 243 vjet, Tirmidhiu 260 vjet, Ebu Davudi 256 vjet, Nesaiu 238 vjet, Ibn Maxheu 263 vjet. Mosha e Aishes në disa burime është transmetuar 6, në disa 9, në disa edhe 18. Në përgjithësi për çështjen e moshës së martesës referenca është Kurani. Kurani për kurorëzimin tregon moshën e pjekurisë mendore.

Por disa ateistë që e shpërfillin këtë provë të qartë, pretendojnë se në ajetin 4 të sures At-Talak, shprehja “që nuk ka parë menstruacione” tregon një fëmijë të vogël.

وَٱلَّٰٓـِٔى يَئِسْنَ مِنَ ٱلْمَحِيضِ مِن نِّسَآئِكُمْ إِنِ ٱرْتَبْتُمْ فَعِدَّتُهُنَّ ثَلَٰثَةُ أَشْهُرٍ وَٱلَّٰٓـِٔى لَمْ يَحِضْنَ وَأُو۟لَٰتُ ٱلْأَحْمَالِ أَجَلُهُنَّ أَن يَضَعْنَ حَمْلَهُنَّ وَمَن يَتَّقِ ٱللَّهَ يَجْعَل لَّهُۥ مِنْ أَمْرِهِۦ يُسْرًا

”Nëse keni dyshim për iddahun e atyre nga gratë tuaja që (duke hyrë në menopauzë) u janë ndërprerë menstruacionet, kohëzgjatja e iddahut të tyre është tre muaj. Kohëzgjatja e atyre që nuk shohin menstruacione është po kështu. Iddahu i grave shtatzëna mbaron kur lindin fëmijët e tyre. Kush e respekton Allahun dhe ruhet nga kundërshtimi ndaj Tij, Allahu i jep një lehtësi në punën e tij.” (At-Talak, 4)

Thuhet se koha e pritjes për gratë që u janë ndërprerë menstruacionet, pra që kanë hyrë në menopauzë, është 3 muaj. Pse priten 3 muaj? Për të kuptuar nëse është shtatzënë apo jo. A mund të mbetet shtatzënë një fëmijë që nuk sheh menstruacione? Jo. Atëherë nuk ka nevojë as të presë 3 muaj. Gruaja që mbetet shtatzënë nuk sheh menstruacione. Por kuptimi se është shtatzënë merr kohë. Edhe për gratë që janë në këtë gjendje koha e pritjes është 3 muaj. Ndërsa ato me shtatzëni të sigurt presin deri në lindje.

Shprehja ‘vellai lem yahidne’, e përkthyer në përkthimet e Kuranit si vajza që nuk kanë parë menstruacione, mjekësisht është gjendja që quhet “amenorre sekondare”. Pra, shpreh gratë që nuk shohin menstruacione për shkak se u është prishur rregullsia e menstruacioneve (ndonëse normalisht shohin menstruacione, për arsye të ndryshme nuk shohin menstruacione në një periudhë prej 3 muajsh ose më të gjatë).

Në ajetin 4 të sures At-Talak nuk përmendet shprehja “që ende nuk ka mundur të shohë menstruacione” që e hasim në disa përkthime. Për të mund të thuhet që ende nuk ka parë menstruacione, duhet të përmendet fjala ”ellaaiii lemma yahidne ”.

Lem: Jep kuptimin që nuk do të ndodhë kurrë, ose nuk ka ndodhur kurrë.

Lemma: Jep kuptimin që ende nuk ka ndodhur por do të ndodhë.

Fjala “Nisa” që përmendet në ajet është një fjalë që përdoret për gratë e rritura. Nëse personi që nuk sheh menstruacione do të ishte fëmijë, atëherë duhej të përmendeshin fjalët ” Vildan, Veled, Benat…”. Por në ajet përmendet fjala “Nisa” me të cilën përkufizohen gratë e rritura.

Si përfundim, Kurani nuk lejon martesën e fëmijëve. Një zbatim të gabuar të këtij lloji e zbatojnë vetëm shoqëritë larg Kuranit. Për shkak të përkthimeve të gabuara dhe të qëllimshme, ateistët dhe fanatikët pretendojnë se Islami lejon martesën e fëmijëve. Fëmijët janë qenie ndaj të cilave duhet treguar dhembshuri, askush nuk mund të gjejë nga Kurani provë për pikëpamjet e tij të shthurura.