Kthehu te udhëzuesi
AZTRENDEFRESNLRUITSQBSROKYDA

Pse Allahu nuk dërgoi profet grua?

Një nga pyetjet që ateistët bëjnë shpesh është pse në Islam nuk ka profet grua. Meqë nuk ka profet grua, ata pretendojnë se Islami nuk ka një këndvështrim të barabartë ndaj burrit dhe gruas.

Profetët vijnë për të kumtuar fenë e Vërtetë. Ata kanë për detyrë ta kthejnë në thelbin e saj fenë që e kumtuan profetët e ardhur para tyre, por që idhujtarët e larguan nga thelbi i saj. Bashkëbiseduesit më agresivë të profetëve gjatë kumtimit të fesë janë idhujtarët. Feja që jetojnë idhujtarët nuk është feja e Vërtetë e bazuar në shpallje. Ata kanë një kuptim tradicional të fesë të ndërtuar mbi hamendje. Allahu thotë ”Ndër njerëzit, armiqtë më të ashpër të besimtarëve do të gjesh hebrenjtë dhe idhujtarët.” (Surja Maide, 82).

Në një ajet tjetër, duke urdhëruar ”Allahu (sulmet dhe kurthet dinake të idhujtarëve) i largon nga ata që kanë besuar. Vërtet, Allahu nuk e do atë që është tradhtar dhe mosmirënjohës.” (Surja Haxh, 38), njofton se idhujtarët janë mosmirënjohës e tradhtarë dhe se sulmojnë me kurthe dinake. Një tipar tjetër i idhujtarëve është se ata fyejnë dhe i ngacmojnë besimtarët me fjalë të rënda mundimdhënëse. ”… Nga ata që i shoqërojnë ortakë (Allahut) me siguri do të dëgjoni shumë (fjalë) mundimdhënëse…” (Surja Ali Imran, 186)

Prandaj, profetësia nuk është detyrë e lehtë. Ndërsa përpiqen ta kumtojnë Islamin te të gjithë ata që arrijnë, ata u nënshtrohen metodave të luftës psikologjike si fyerja, presioni, kërcënimi. ”Ata mohues, kur e dëgjojnë zikrin (Kuranin), gati sa nuk të rrëzojnë me sytë e tyre. Thonë: “Ai vërtet është i çmendur.”” (Surja Kalem, 51) Profetëve të dërguar në çdo kohë ”Thanë: “Ti je vetëm nga të magjepsurit.” (Surja Shuara, 153)

Profetët mund të detyrohen të luftojnë jo vetëm psikologjikisht, por edhe fizikisht. Në një ajet lajmërohet se ka ” … Ata që i vrasin profetët padrejtësisht dhe ata që vrasin nga njerëzit ata që urdhërojnë drejtësinë…” (Surja Ali Imran, 3-21). Jeta dhe pasuria e profetit janë në rrezik në çdo çast. Për shembull, në ajetin 24 të sures Ankebut, populli i tij vendosi që Pejgamberi Ibrahim të vritej ose të hidhej në zjarr. ” Përgjigjja e popullit të tij ndaj Ibrahimit ishte vetëm se thanë: “Vriteni këtë, ose digjeni!” Por Allahu e shpëtoi atë nga zjarri.” (Surja Ankebut, 24)

Shtova vetëm disa ajete që tregojnë vështirësitë që përjetuan profetët. Në qindra ajete tregohen shpifjet për pandershmëri që u bëhen profetëve, akuzat për çmenduri dhe magjepsje, fyerjet dhe sulmet. Prandaj, që Allahu detyrën e profetësisë grave -jo se nuk ua dha, por- nuk ua ngarkoi, është një provë e mëshirës dhe e mbrojtjes së Allahut ndaj grave. Në Kuran gruaja është mbrojtur gjithmonë. ”Burrave u takon një pjesë nga ajo që fitojnë, (ashtu si) edhe grave u takon një pjesë nga ajo që fitojnë. ” (Surja Nisa, 32) ” Në të vërtetë, burrat janë përgjegjës për mbajtjen e shtëpisë.” (Surja Nisa, 34) Siç kuptohet edhe nga ajetet, edhe gruaja mund të punojë e të fitojë para… Por përgjegjësia e mbajtjes së shtëpisë i jepet burrit. Gruaja mbrohet/ruhet në çdo mjedis ku do t’i nënshtrohej presionit psikologjik dhe trupor. Sikur Allahu t’ua kishte dhënë edhe grave një përgjegjësi kaq të vështirë, miqtë ateistë atëherë do të thoshin ”ndërsa ka burra, si i ngarkohet gruas një detyrë e tillë”. Kundërshtimet s’kanë të sosur…

Në dokumentarin ”Gjuha e Trupit”, të transmetuar në History Channel, tregohet shkencërisht ndikimi i politikanëve gra dhe burra te njerëzit. Kërkimet e bëra nga shkencëtarët tregojnë se zëri i gruas ndikon në pjesën emocionale të trurit të burrit. Prandaj, thuhet se kur flasin gratë, burrat ”mendojnë se ato janë emocionale”. Thuhet se gratë me të folurën e tyre mund të ndikojnë vetëm te gratë. Por burrat thuhet se kanë ndikim si te gratë, ashtu edhe te burrat. Gjinia që do të ishte më e ndikshme në kumtimin te njerëzit, edhe shkencërisht duket se janë burrat. Edhe kjo bëhet një nga provat se Kurani është Libri i Vërtetë i dërguar nga Allahu, që di gjithçka dhe është i informuar.

وَمَآ أَرْسَلْنَا مِن قَبْلِكَ إِلَّا رِجَالًا نُّوحِىٓ إِلَيْهِمْ فَسْـَٔلُوٓا۟ أَهْلَ ٱلذِّكْرِ إِن كُنتُمْ لَا تَعْلَمُونَ

Ne para teje nuk dërguam (profetë) përveçse burra, të cilëve u shpallëm. Nëse nuk dini, pyesni njerëzit e zikrit. (Surja Nahl, 43)