Përgjigje ndaj pretendimit “Kurani u ndikua nga poezitë e shkruara para Islamit”
Veçanërisht në shumë faqe blogjesh dhe libra kundër Islamit pretendohet se ” Kurani është shkruar nga Pejgamberi Muhamed dhe se si burim është ndikuar nga fjalët e disa poetëve / se disa fjalë janë marrë prej tyre”.
Më i njohuri i këtyre pretendimeve është shpifja se shprehja që gjendet në ajetin me kuptim “Kiameti u afrua dhe hëna u ça” (54/1) është marrë nga “Muallakat-ı Seb’a” e Imru’l Kajsit. Pa u ndalur te pasaktësia e njoftimit se poezitë para Islamit vareshin në murin e Qabes dhe lexoheshin nga populli, dua ta shpjegoj çështjen nga një anë tjetër.
Në Muallakën 81-bejtëshe të Imru’l-Kajsit nuk ka asnjë shprehje që të ketë kuptimin “Kiameti u afrua dhe hëna u ça.”. Ne e lexuam dhe e shqyrtuam nga fillimi në fund kasiden në fjalë, nuk hasëm një shprehje të tillë.[1] Duket se ky pretendim është qartazi një shpifje.
Një bejt që nuk ekziston, siç kuptohet, është prodhuar më vonë nga kundërshtarët e Kuranit (!)
Në të vërtetë, edhe sikur kjo shprehje arabe të ekzistonte në ndonjë tekst të shkruar, ndërsa është e qartë se përdorimi i përsëritur i saj mes njerëzve që tashmë flasin arabisht nuk e meriton një informim kaq të rremë, të prodhosh burim të rremë dhe ta përhapësh këtë gjendje me vetëdije është, me shprehjen më të butë, shpifje.
Shënim: (Falënderoj administratorin e faqes së blogut me emrin dinsizdeist, i cili bëri korrigjim në faqen e tij pasi e mësoi këtë të vërtetë. Por fakti që, si shumë kundërshtarë të Islamit, edhe Arif Tekin, pa treguar burim, e mban ende një pretendim kaq të pabazë në librin e tij të titulluar “Bilinmeyen Yönleriyle Kuran: Kuran’ın Kökeni 2”, është një dobësi e madhe mendore. )
Burimi 1: http://www.onlinearabic.net/forum/forum_posts.asp?TID=11141