Kthehu te udhëzuesi
AZTRENDEFRESNLRUITSQBSROKYDA

Sa Engjëj po flisnin me Merjemen?

Një pretendim larg sinqeritetit dhe mendjes kundër Kuranit, fjalës së Allahut, është edhe pretendimi për kontradiktë midis Surja Maryam 17-19 dhe ajetit 45.të Sures Al Imran. Sipas këtij pretendimi, ndërsa në suren e parë shkruhet se Merjemes iu shfaq një engjëll i vetëm, në suren e dytë engjëjt që u shfaqën përmenden në shumës; prandaj pretendimi është se midis këtyre dy sureve ka kontradiktë.

Për të kuptuar se çfarë është ky pretendim, le t’i shkruajmë më poshtë ajetet në fjalë….

Surja Maryam 16-17-18-19

وَٱذْكُرْ فِى ٱلْكِتَٰبِ مَرْيَمَ إِذِ ٱنتَبَذَتْ مِنْ أَهْلِهَا مَكَانًا شَرْقِيًّا

Përmende në Libër edhe Merjemen. Ishte ndarë nga familja e saj dhe ishte tërhequr në një vend në anën e lindjes.

فَٱتَّخَذَتْ مِن دُونِهِمْ حِجَابًا فَأَرْسَلْنَآ إِلَيْهَا رُوحَنَا فَتَمَثَّلَ لَهَا بَشَرًا سَوِيًّا قَالَ إِنَّمَآ أَنَا۠ رَسُولُ رَبِّكِ لِأَهَبَ لَكِ غُلَٰمًا زَكِيًّا

Kishte vënë një perde mes vetes dhe tyre. Në këtë gjendje i dërguam Shpirtin Tonë dhe para saj u formësua si një njeri i përsosur.
(Engjëlli:) ‘Unë jam një i dërguar i Rabit tënd, i ngarkuar për të të dhënë një djalë krejt të pastër,’ tha.

Surja Al Imran 42-43-44- 45

وَإِذْ قَالَتِ ٱلْمَلَٰٓئِكَةُ يَٰمَرْيَمُ إِنَّ ٱللَّهَ ٱصْطَفَىٰكِ وَطَهَّرَكِ وَٱصْطَفَىٰكِ عَلَىٰ نِسَآءِ ٱلْعَٰلَمِينَ يَٰمَرْيَمُ ٱقْنُتِى لِرَبِّكِ وَٱسْجُدِى وَٱرْكَعِى مَعَ ٱلرَّٰكِعِينَ

Engjëjt kishin thënë kështu: ‘Merjeme, ALLAHU të zgjodhi dhe të pastroi; të zgjodhi mbi të gjitha gratë.
O Merjeme! Adhuroje Rabin tënd; bjer në sexhde, përkulu (në praninë e Tij) bashkë me ata që përkulen.

ذَٰلِكَ مِنْ أَنۢبَآءِ ٱلْغَيْبِ نُوحِيهِ إِلَيْكَ وَمَا كُنتَ لَدَيْهِمْ إِذْ يُلْقُونَ أَقْلَٰمَهُمْ أَيُّهُمْ يَكْفُلُ مَرْيَمَ وَمَا كُنتَ لَدَيْهِمْ إِذْ يَخْتَصِمُونَ

Këto janë nga lajmet e gajbit që t’i shpallim ty. Kur hidhnin zare se cili do të bëhej kujdestar i Merjemes, ti nuk ishe pranë tyre; edhe kur po grindeshin, ti nuk ishe pranë tyre.

إِذْ قَالَتِ ٱلْمَلَٰٓئِكَةُ يَٰمَرْيَمُ إِنَّ ٱللَّهَ يُبَشِّرُكِ بِكَلِمَةٍ مِّنْهُ ٱسْمُهُ ٱلْمَسِيحُ عِيسَى ٱبْنُ مَرْيَمَ وَجِيهًا فِى ٱلدُّنْيَا وَٱلْـَٔاخِرَةِ وَمِنَ ٱلْمُقَرَّبِينَ

Engjëjt kishin thënë: ‘Merjeme, ALLAHU të jep sihariq me një Fjalë prej Tij. Emri i tij është Isai Mesih, biri i Merjemes. Në këtë botë dhe në ahiret është nga prijësit dhe nga ata që janë të afërt (me Zotin).

————-

Kur lexohen këto dy grupe ajetesh, shihet se tregohen dy ngjarje të ndryshme. Në ajetet e sures Maryam flitet për takimin e Merjemes me Xhebrailin. Ndërsa në ajetet e sures Al Imran ajo që tregohet është një ngjarje tjetër. Këtu flitet për bisedën e Merjemes me engjëjt në një vend tjetër, në një kohë tjetër.

Rrjedhimisht, nuk ka kontradiktë midis përmendjes në një vend të engjëjve në SHUMËS dhe përmendjes në vendin tjetër të NJË shpirti të vetëm (Xhebrailit).