Kthehu te udhëzuesi
AZTRENDEFRESNLRUITSQBSROKYDA

Në Ditën e Gjykimit, nga cila anë u jepen librat mohuesve?

Pretendohet se në ajetet lidhur me dhënien e librave të banorëve të Xhehenemit në ditën e llogarisë ka një kontradiktë. Ajetet lidhur me këtë temë në suret Al-Inshikak dhe Al-Hakka janë si vijon:

وَأَمَّا مَنْ أُوتِىَ كِتَٰبَهُۥ وَرَآءَ ظَهْرِهِۦ

Ndërsa atij që libri i jepet nga pas, (84 Surja Al-Inshikak, 10)

وَأَمَّا مَنْ أُوتِىَ كِتَٰبَهُۥ بِشِمَالِهِۦ فَيَقُولُ يَٰلَيْتَنِى لَمْ أُوتَ كِتَٰبِيَهْ

Ndërsa ai të cilit libri i jepet në dorën e majtë; edhe ai thotë: “Ah sikur të mos më ishte dhënë libri im.” (69 Surja Al-Hakka, 25)

Në ajetin 10 të sures Al-Inshikak flitet për ata që libri u jepet nga pas. Këtu kuptohet se libri i banorëve të Xhehenemit u zgjatet nga pas tyre. Ndërsa në ajetin 25 të sures Al-Hakka është thënë se libri do t’u jepet banorëve të Xhehenemit në duart e majta. Mes këtyre dy ajeteve nuk ka asnjë kontradiktë.

Në njërin, drejtimi nga i cili zgjatet libri, shprehet me shprehjen ‘’nga pas tyre’’, ndërsa në tjetrin flitet për dhënien e librit në duart e majta të banorëve të Xhehenemit. Pra libri i banorëve të Xhehenemit do t’u jepet në duart e majta duke u zgjatur nga pas tyre. Kontradikta le të rrijë mënjanë, shprehjet e thëna në dy ajetet plotësojnë njëra-tjetrën.