Çfarë do të Thotë të Japësh Sadaka Para se të Takohesh me të Dërguarin?
Një nga kritikat që bëjnë pa sinqeritet personat që kërkojnë kontradiktë në Kuran, fjalën e Allahut, është edhe çështja që lidhet me dhënien e sadakasë nga njerëzit para takimit me Resulin e Allahut, në ajetin 12 të sures Al-Muxhadele. Kur të kuptohet kuptimi i vërtetë i ajetit, të cilit i japin një kuptim sikur i Dërguari të kërkonte sadaka nga ata që kërkonin takim, edhe kjo shpifje absurde me siguri do të jetë demaskuar. Ajetet përkatëse që janë objekt i pretendimit janë si vijon;
O ju që keni besuar! Kur të flisni fshehurazi me Resulin, para kësaj bisede tuaj të fshehtë jepni një sadaka! Kjo është më e mirë dhe më e pastër për ju. Nëse nuk e gjeni këtë mundësi, dijeni se Allahu është Gafur, është Rrahim.
(Surja Al-Muxhadele,12)
A u drodhët nga dhënia e sadakave para bisedës suaj të fshehtë? Sepse nuk e bëtë. Allahu ju dha pendim. Tani faleni namazin, jepni zekatin, bindjuni Allahut dhe Resulit të Tij. Allahu është në dijeni të asaj që bëni. (Surja Al-Muxhadele,13)
Para së gjithash, duhet ditur se çfarë kuptimi ka fjala “Sadaka”. Le ta kujtojmë njëherë çfarë do të thoshte sadaka;
(صدق) Sa-De-Qa Kjo fjalë rrënjë është një nga fjalët më të bukura. Kjo fjalë, që është e kundërta e fjalës KEZEBE=Të thuash gënjeshtër, të përgënjeshtrosh, do të thotë të thuash të vërtetën, të jesh i drejtë, të vërtetosh. Kjo fjalë ka shumë derivate: SADIK = personi që është i drejtë
SADİK = Mik i sinqertë (personi që sillet drejt me dikë)
TASDİK = Të miratosh, të vërtetosh
SIDK = drejtësi
SADAKA = pasuria që jepet për të provuar drejtësinë, sinqeritetin, miqësinë
MUSADDIK = Ai që vërteton
Sadakat, -si një detyrim nga Allahu- janë vetëm për fukarenjtë, të mjerët, ata që janë të ngarkuar në punën e (zekatit), ata zemrat e të cilëve do të ngrohen, robërit, të zhytur në borxhe, ata që janë (në) rrugën e Allahut dhe (ata që kanë) mbetur në rrugë. Allahu është i Dijshëm, zotërues i gjykimit dhe i urtësisë.(Surja At-Teube,60)
Prandaj, siç urdhërohet në ajetin 60 të sures At-Teube, ne drejtësinë tonë, sinqeritetin tonë;
– fukarenjve,
– miskinëve,
– të varfërve,
– të papunëve,
– nëpunësve që punojnë për atë punë,
– atyre që do t’u mbushen zemrat me dashuri.
– atyre nën zgjedhë që do të çlirohen,
– atyre që janë nën borxhe të rënda,
– atyre që janë në rrugën e Allahut,
– atyre që kanë mbetur në rrugë jemi të detyruar t’ua provojmë.
Ja, prandaj duhet t’u japim SADAKA personave të përmendur. Veç kësaj ka edhe një çështje të rëndësishme, ajo është; duhet të japim si sadaka më të mirën e mirësive që kemi.
Për ta përmbledhur shkurt, në ajetin 12 të sures Al-Muxhadele urdhërohet: para se të bëni mbledhje me pejgamberin PROVONI SE JENI TË SINQERTË. Nuk thuhet jepini para. Në fakt, si sipas ajetit 21 të sures Ja-Sin, ashtu edhe sipas shumë ajeteve në Kuran, Resulëve/të Dërguarve u është ndaluar të kumtojnë kundrejt pagesës. Sigurisht jo vetëm Resulët, por asnjë besimtar nuk mund të kumtojë fenë kundrejt parave. Sipas Kuranit kjo gjendje është haram. Prandaj, siç kuptohet edhe nga ky shpjegim i shkurtër, pretendimet e paraqitura janë tërësisht shpifje dhe të zhveshura nga sinqeriteti.