Përgjigje ndaj pretendimit të Edip Yüksel “Dy ajetet e fundit të sures At-Teube i janë shtuar Kuranit më vonë”
Edip Yüksel parashtron një pretendim se 2 ajetet e fundit të sures At-Teube i janë shtuar Kuranit më vonë, se sistemi 19, duke e ruajtur Kuranin, këto 2 ajetet e fundit nuk i përshtaten sistemit 19 dhe se për shkak të kundërthënies së transmetimeve për këtë çështje këto dy ajete nuk i përkasin Kuranit.
Edip Yüksel që parashtron këtë pretendim, ndonëse nuk i pranon transmetimet, kur bëhet fjalë për dy ajetet e fundit të sures At-Teube në fjalë, duke i marrë parasysh transmetimet dhe duke i treguar si provë, bie në kundërshtim me veten.
Përveç kësaj, Kurani është shpallje e Allahut, nuk ka ardhur deri në ditët tona me transmetime. Kurani u bë Libër në kohën e Pejgamberit Muhamed. Të gjitha ajetet e Kuranit tregojnë gjithashtu këtë. Ndërsa që Edip Yüksel, i cili e di këtë të vërtetë, për dy ajetet e fundit të sures At-Teube (ose për sistemin 19) ta shpërfillë këtë gjendje, është një sjellje larg sinqeritetit.
Apo ju besoni në një pjesë të Librit dhe mohoni një pjesë? (surja Al-Bakara, 85)
Në Kuran nuk ka vetëm mrekullinë e 19-ës, por shumë mrekulli matematikore, kuptimore, jetësore dhe shkencore të një lloji që nuk mund të dihej para 1400 e ca vjetësh. Nuk ka asnjë shprehje që bie në kundërshtim me shkencën e provuar me eksperiment. Përveç kësaj, në 2 ajetet e fundit të sures At-Teube ka një masë të veçantë të 19-ës.
PROVA HISTORIKE
Shembulli më i vjetër i njohur i Kuranit është MUS'HAFI I SANASË, i gjetur në Jemen në depon e xhamisë së Sanasë dhe i njohur me të njëjtin emër. Kur shqyrtohet ky mus'haf, për të cilin është provuar me testin e karbonit se u përket më së shumti 27 vjetëve pas datës së njohur të vdekjes së Pejgamberit Muhamed, shihet QARTË se është në përputhje të plotë me Kuranin e sotëm. Kurrë, përveç një apo dy gabimeve drejtshkrimore dhe kaligrafësh, NUK KA asnjë ndryshim ose dallim dhe, në kundërshtim me pretendimin e disave, edhe surja At-Teube është E PLOTË dhe pa gabime. Siç shihet edhe në shpjegimin me fotografi, dy ajetet e saj të fundit (ajetet 128 dhe 129) lexohen të plota dhe pa mangësi.
Gjithsesi Allahu në librin e Tij të lartë ka dhënë garanci se Ai do të ruhet dhe që në fillim është e qartë se nuk do të ndeshet me një rezultat tjetër.
Vërtet Librin e zbritëm Ne dhe mbrojtësi i tij sigurisht jemi Ne. (surja Al-Hixhr, ajeti 9)
Nuk ka nevojë për ide të tilla të sforcuara, si ajo që bën Edip Yüksel. Kurani, ku përveç mrekullisë së 19-ës ka qindra mrekulli matematikore dhe letrare, është si dita e parë kur u shpall. Tek Ai nuk është bërë shtim dhe prej tij nuk është bërë pakësim.
Ky mus'haf, i datuar aq herët sa ndikimi i burimeve jashtë Kuranit për të cilat ankohen gjithmonë ende nuk kishte ekzistuar, iu përgjigj edhe këtij pretendimi të rëndë. Tashmë ajo që i takon Edip Yüksel është të heqë dorë nga ky pretendim i tij dhe të bëjë teube në dritën e shkencës. Të përmbushë atë që kërkon të qenit njeri i virtytshëm.