Përgjigje për Celal Şengör-in: “Malet nuk janë shkaku i tërmetit, por pasoja e tij”

Siç e dini, gjeologu (shkencëtari i tokës) Celal Şengör në një program televiziv kishte hedhur një pretendim lidhur me kontradiktën në Kuran. ( shih https://www.youtube.com/watch?v=-uYdlsk20p8&feature=y…) Në transkriptin e videos ‘Zotëri, thotë (Kurani), i krijuam malet dhe tokat që t’i mbrojë nga tërmeti. Krejt e kundërta, krejt e kundërta! Aty ku ka male ndodh tërmet i tmerrshëm, ua nxjerr shpirtin tokave. Kur nuk ka mal, në vende krejt të rrafshëta nuk ndodh tërmet, është Kraton.’ duke thënë kështu, tha se në Kuran ka një gabim shkencor dhe se edhe një kontradiktë e vetme do ta nxirrte atë tekst nga të qenët hyjnor.
Le ta shkruajmë edhe ajetin që zoti Şengör e paraqiti si të gabuar, që lexuesit të mund të nxjerrin një përfundim se cili mendim është i saktë.
(Surja Al-Enbija, 31) Përkthimi i kuptimit nga Fondacioni Süleymaniye
ar: وَجَعَلْنَا فِى ٱلْأَرْضِ رَوَٰسِىَ أَن تَمِيدَ بِهِمْ وَجَعَلْنَا فِيهَا فِجَاجًا سُبُلًا لَّعَلَّهُمْ يَهْتَدُونَ Që të mos i lëkundë shumë ata, krijuam male (të qëndrueshme) që fiksojnë brenda tokës. Që të arrijnë në vendin që synojnë, krijuam edhe lugina të thella, rrugë.
Süleymaniye Vakfı
A ka vallë në ajet, siç përpiqet ai të drejtojë, një kontradiktë shkencore? Apo Celal Şengör, duke përdorur identitetin/kartëvizitën e tij shkencore, po bën akrobaci fjalësh dhe po e paraqet informacionin që jep dhe ajetin sikur të jenë të kundërta me njëri-tjetrin?
Nëse dëgjoni sinqerisht, me vëmendje, e vini re lehtësisht se ai, duke përfituar nga mungesa e vëmendjes dhe e dijes së dëgjuesve, i drejtohet një mashtrimi/sofizmi shumë të thjeshtë.
Sepse në ajetin në fjalë nuk thuhet “aty ku ka male nuk ndodh tërmet”, thotë “malet e zvogëlojnë lëkundjen e tërmetit”. Po a mund ta pengoni apo ta zvogëloni diçka që nuk ekziston? sigurisht që jo! Në fakt, përkundrazi, duhet të ndodhë tërmeti që të mund ta ndërtojmë fjalinë “e pengon tërmetin”. Pra, aty ku ka male ndodh tërmet, madje nuk mund të ketë gjë më të natyrshme se të ndodhë tërmet aty ku ka male.
Le ta shpjegojmë këtë me disa shembuj shumë të thjeshtë; te makinat, si efekt mbrojtës kundër goditjeve, kundër aksidenteve të mundshme, inxhinierët vendosin përpara dhe prapa parakolp.parakolp bëhet. Zakonisht goditjet si pasojë e aksidentit ndodhin aty ku janë parakolpët. Nëse përdorim logjikën e profesor Celalit, a do të ishte logjike të thoshim ” ku ka parakolp, aty ka dëm, Po të mos ishin këta parakolpë, as dëm nuk do të kishte”?
Ose le të japim edhe një shembull tjetër;
Ku ka më shumë polici, ka në zonën me më shumë kriminelë, apo jo? po a do të thotë kjo se policia i nxit kriminelët për krim? jo, përkundrazi policia është aty për të penguar krimin. Pra, a nuk është fjalia e dikujt “policia i pengon krimet” një fjali krejt e saktë?
Në fakt, pa kaluar as te analiza e fjalëve në ajet, e kuptojmë lehtësisht shkatërrimin e mendimit ose sofizmin e bërë.

Theksi i përbashkët -lidhur me temën tonë- i ajetit 31.të sures Al-Enbija dhe i ajeteve të tjera të ngjashme në kuptim është “vendosja e maleve të palëvizshme mbi faqen e tokës, që me lëvizjen e globit tokësor të mos i lëkundë njerëzit.”
Celal Şengör, ndërsa pretendon se ka gjetur në Kuran një kontradiktë dhe një informacion në kundërshtim me shkencën, në fakt bëhet shkak që të jemi dëshmitarë të një mrekullie. Ndërsa në shekullin 7.nuk kishte mundësi të dihej se malet i zvogëlojnë tërmetet, është shumë interesante që ky informacion jepet nga Kurani.
Ndërkohë, më parë mendohej se malet janë vetëm lartësi që mbeten në sipërfaqen e tokës. Por shkencëtarët e kuptuan se malet nuk janë vetëm lartësi sipërfaqësore, se me pjesët e tyre që quhen rrënjë mali shtrihen nën tokë ndonjëherë sa 10-15 herë gjatësia e tyre. Me këto veçori, malet kanë një rol të ngjashëm me atë të një gozhde ose hunji që e lidh fort tendën me tokën. Për shembull, mali Everest, maja e të cilit është rreth 9 km mbi sipërfaqen e tokës, ka mbi 125 km rrënjë. (1)
Një nga gjeologët nënujorë me famë botërore, Prof. Siaveda, duke folur se malet janë të ngulura në tokë në formë rrënjësh, ka bërë këtë koment:
Dallimi themelor midis maleve në kontinente dhe maleve në oqeane është në materialin e tyre… Por te të dy llojet ka rrënjë që i mbështesin malet. Te malet në kontinente, lënda e lehtë dhe me dendësi të vogël shtrihet si rrënjë drejt brendësisë së tokës. Edhe te malet në oqeane ka lëndë të lehtë që e mbështet malin si rrënjë… Funksioni i rrënjëve është t’i mbështesin malet sipas ligjit të Arkimedit. (2)
Përveç kësaj, në librin Earth (Toka) të Frank Press-it, ish-Kryetarit të Akademisë Amerikane të Shkencave, që përdoret si tekst mësimor në shumë universitete në mbarë botën, shprehet se malet janë në formë hunjsh dhe se janë të ngulura thellë në tokë. (3)
Në ajete të tjera të Kuranit, ky funksion i maleve tregohet duke bërë krahasimin me “hunj”, si vijon:
A nuk e bëmë Ne tokën një dyshek? Malet gjithashtu si hunj? (Surja An-Nebe, 6-7)
Pra, Celal Şengör, duke ngatërruar shkakun dhe pasojën, duke treguar sikur shkaku i tërmetit të jenë malet, bën sofizëm, duke e shtrembëruar ajetin i drejtohet një mohimi.