Prej Çfarë Është Krijuar Njeriu?

Për krijimin e njeriut ka shumë ajete. Në këto ajete Allahu shpreh se njeriu është krijuar prej gjërash të ndryshme. Në disa shprehet se njeriu është krijuar prej dheut, në disa prej llucës së thatë, në disa prej ujit, ndërsa në disa prej alakut. Edhe pse ekzistenca e këtyre shprehjeve të ndryshme po tentohet të paraqitet si një kontradiktë, këtu nuk ka kontradiktë. Të gjitha këto tregime të ndryshme shprehin të vërtetën.
Krijimi i njeriut ka ndodhur në hapa të ndryshëm dhe brenda fazash të ndryshme. Për shkak të ndryshimit të këtyre fazave, në ajete këta hapa janë shprehur në mënyra të ndryshme. Tani le t’i shohim ajetet një nga një: Krijimi i parë i Ademit në themel është prej dheut.
Pa dyshim, te Allahu gjendja e Isait është si gjendja e Ademit. E krijoi prej dheut, pastaj sapo i tha “bëhu”, ai menjëherë u bë. (3 Surja Ali Imran, 59)
Allahu Ademin në fillim e krijoi prej dheut. Të gjithë atomet që ekzistojnë te njeriu ekzistojnë edhe në dhe. Allahu, duke e përdorur dheun, e planifikoi njeriun në një mënyrë të caktuar dhe i dha një formë. Në këtë fazë përdori llucën, që përsëri e ka prejardhjen nga dheu dhe që është përzierja e tij me ujin. Në themel prejardhja është dheu, ky dhe në gjendje llucë u formësua si njeri dhe u tha. Kjo është një fazë tjetër:
Kur Zoti yt u pati thënë engjëjve: “Unë do të krijoj një njeri prej një balte të thatë, prej një lluce të formësuar.” (15 Surja Al-Hixhr – 28)
Përveç krijimit të Ademit, në përgjithësi ekziston krijimi i veçantë i njeriut. Ndërsa fillimi i këtij krijimi është menia që derdhet në mitra. Ajo që shprehet në ajete është ky krijim i njeriut.
Allahu ju krijoi prej dheut, pastaj prej një pike menie (nutfe). Pastaj ju bëri çifte-çifte. Pa dijen e Tij, asnjë femër nuk mbetet shtatzënë dhe as nuk lind. Edhe dhënia e jetës atij që jeton dhe shkurtimi i jetës së tij janë me siguri në një libër (të shkruara). Vërtet kjo, për Allahun është e lehtë. (35 Surja Fatir – 11)
Ndërsa në ajetin në suren Merjem, ngaqë kur nuk kishte asgjë të krijojë njeriun në këtë mënyrë prej qelizave të spermës dhe vezës aq të vogla sa nuk shihen me sy, përdor shprehjen “kur më parë nuk ishte asgjë”:
A nuk e mendon (fare) njeriu se, kur më parë nuk ishte asgjë, vërtet Ne e kemi krijuar atë? (19 Surja Merjem – 67)
Vërtet, kur nuk kishte asnjë njeri, Allahu e krijoi njeriun brenda një plani të mrekullueshëm. Me bashkimin e vezës me spermën formohet në barkun e nënës alaku (embrioni). Kjo është një fazë tjetër në krijimin e njeriut. Njerëzit krijohen duke kaluar nëpër këtë fazë.
Lexo në emër të Zotit tënd që krijoi. Ai e krijoi njeriun prej një alaku (Surja Al-Alak – 1/2)
Si përfundim, kur mendohen fazat nëpër të cilat kaloi krijimi i njeriut dhe i Ademit, shihet qartë se të gjitha ajetet e njoftuara më sipër shprehin një realitet dhe se midis tyre absolutisht nuk ka kontradiktë.