Kthehu te udhëzuesi
AZTRENDEFRESNLRUITSQBSROKYDA

Kush janë djemtë e Pejgamberit Ibrahim?

Ata që nisen me paragjykimin se në Kuran duhet të ketë kontradiktë, shumë herë, për shkak të këtyre ideve të ngulitura, bien në gjendje të privuar nga aftësia për të kuptuar. Mendimi se ka kontradiktë mes ajetit 71 të sures Hud dhe ajetit 39 të sures Ibrahim është njëri prej tyre dhe është një çështje që çdo person me inteligjencë dhe ndërgjegje mesatare do ta kuptojë shumë lehtë. Sipas pretendimit, Pejgamberi Ibrahim, ndërsa në suren Hud përgëzohet me djemtë Is-hak dhe Jakub, në suren Ibrahim përgëzohet me Ismailin dhe Is-hakun. Pretendim Ateist: emrat e përmendur në dy ajetet dhe emrat e fëmijëve të Pejgamberit Ibrahim, Zoti na ruajt, janë ngatërruar dhe janë shkruar kështu në Kuran. Sa logjik është ky pretendim dhe a ka vërtet një kontradiktë të tillë vallë?

Së pari le t’i shkruajmë ajetet dhe të shohim nëse mes dy ajeteve në fjalë ka një kontradiktë siç pretendohet:

Gruaja e tij ishte në këmbë, për këtë qeshi. Ne e përgëzuam atë me Is-hakun dhe, pas Is-hakut, me Jakubin. (Surja Hud 71) Në këtë ajet Pejgamberi Ibrahim përgëzohet me dy fëmijë.

Tani le të shohim ajetin në suren Ibrahim; “Falënderimi i përket Allahut, i Cili, megjithë pleqërinë time, më dhuroi Ismailin dhe Is-hakun. Pa dyshim, Zoti im është me të vërtetë Dëgjuesi i lutjes.” (Surja Ibrahim 39) ndërsa në këtë ajet Pejgamberi Ibrahim falënderon Allahun për djemtë që i ka dhuruar dhe shpreh dashurinë dhe respektin e tij për Të.

Ndërsa në ajetin e parë ka një përgëzim të dhënë Pejgamberit Ibrahim nga Allahu, në ajetin tjetër nuk ka përgëzim, por një falënderim për djemtë që i dha Allahu. Përmendja e tre fëmijëve të tij me kombinime të ndryshme në dy ajete të veçanta, jo vetëm që nuk është kontradiktë, por përkundrazi është një belagat i Kuranit (veçori-epërsi e gjuhës) Ata që kërkojnë kontradikta në Kuran, për shkak të kësaj përpjekjeje mundohen kot në këtë botë, kurse në botën tjetër do të pësojnë humbje shumë të madhe.