Kthehu te udhëzuesi
AZTRENDEFRESNLRUITSQBSROKYDA

A është krijuar çdo gjë në çifte?

Pretendimi i ateistëve:

Ajeti 49 i sures Adh-Dharijat është shkencërisht i gabuar. Në këtë ajet thuhet se çdo QENIE E GJALLË është krijuar në çifte dhe sot ne e dimë se jo çdo qenie e gjallë përbëhet nga çifte.

Sipas këtij ajeti, çfarë do të bëhet me qeniet e gjalla që riprodhohen pa seks (pra që nuk përbëhen nga çifte) si bakteret? A nuk bie ky ajet ndesh me shkencën?

Përgjigje………….

Në Kuran, fjalën e Allahut, kurrë nuk gjendet një ajet në kundërshtim me shkencën. Sepse Ai që krijoi edhe universin që është objekt i shkencës edhe Kuranin është Allahu dhe e vërteta që mes gjërave që Ai krijoi nuk do të ketë kontradiktë është shumë e qartë.

Disa e shtrembërojnë këtë ajet me dije, kurse disa të tjerë, ngaqë me të vërtetë nuk shikojnë me kujdes, mendojnë se në këtë ajet ka gabim. Është shumë e rëndësishme t’u kushtohet kujdes detajeve në ajet.

Shpjegimi i hollësishëm i ajetit është si vijon.

Ajeti 49 i sures Adh-Dharijat (51):

Transkriptimi turqisht…..

Vemin kulli şey-in ḣalaknâ zevceyni le’allekum teżekkerûn(e)

  1. ve: dhe
  1. min kulli şey’in: nga çdo gjë
  1. halaknâ: ne krijuam
  1. zevceynî: dyfish, çift
  1. lealle-kum: që shpresohet se kështu ju
  1. tezekkerûne: bëni tezekkür, merrni këshillë dhe mendoni

Përkthimi

وَمِن كُلِّ شَىْءٍ خَلَقْنَا زَوْجَيْنِ لَعَلَّكُمْ تَذَكَّرُونَ

Që të merrni këshillë, edhe çdo gjë e krijuam në çifte.

Në këtë ajet fjala qenie e gjallë absolutisht nuk kalon (as në përkthime, as në arabishten e tij). Fjala që shpreh qenien e gjallë në arabisht është ”hayyin”. Kjo fjalë kalon për shembull në ajetin 30 të sures Al-Enbija. Edhe fjala ”hayat” në turqisht është një fjalë me origjinë arabe dhe vjen nga e njëjta rrënjë.

Mirëpo në ajetin 49 të sures Adh-Dharijat kalon ”çdo gjë” (min kulli şey’in). Allahu thotë ”çdo gjë e krijuam në çifte”. Nëse në ajet do të ishte për qëllim qenia e gjallë, kjo do të ishte shkruar qartë, ashtu si kalon në ajete të tjera. Pra Allahu këtu ka për qëllim diçka tjetër. Allahu në këtë ajet ka për qëllim në përgjithësi çdo gjë. Meqë çdo gjë përbëhet nga materia, ky ajet flet për materien.

Në një ajet tjetër kuptohet më lehtë se për qëllim është materia. Në ajetin 36 të sures Ja-Sin Allahu urdhëron kështu:

سُبْحَٰنَ ٱلَّذِى خَلَقَ ٱلْأَزْوَٰجَ كُلَّهَا مِمَّا تُنۢبِتُ ٱلْأَرْضُ وَمِنْ أَنفُسِهِمْ وَمِمَّا لَا يَعْلَمُونَ

”I pastër është Allahu që krijoi çifte të llojllojshme nga ato që mbin toka, nga vetë llojet e tyre dhe nga shumë gjëra që ende nuk i dinë.”

Ky ajet 1400 vjet më parë fliste për çiftet që do t’i mësonim më vonë. Sot me përparimin e shkencës dihet se materia përbëhet nga çifte. Meqë edhe qeniet e gjalla që nuk përbëhen nga çifte përbëhen nga materia, në këtë ajet nuk është fjala për ndonjë gabim.

Informacion shtesë;

ZBULIMI QË SOLLI ÇMIMIN NOBEL: MATERIE-ANTIMATERIE/ KRIJIM NË ÇIFTE / NË BASHKËSHORTË

Në vitin 1928 fizikani Paul Dirac, për ta bërë teorinë e relativitetit në përputhje me fizikën kuantike, kishte bërë një rregullim dhe kishte formuar ekuacionin e famshëm të Dirac-ut, me të cilin shpjegoi sjelljen e elektroneve.

Me fillimin e interpretimit të ekuacionit në shkallë më të gjerë, u kuptua se çdo elektron ka një binjak me të njëjtën vlerë mase, por me ngarkesë të kundërt. Kësaj antigrimce iu dha emri pozitron. Me ekuacionin e Dirac-ut, që krijoi një nga zbulimet më të rëndësishme të shekullit të fundit, lindi edhe e vërteta e antimateries. Antielektroni i quajtur pozitron u vëzhgua për herë të parë sërish po atë vit 1932′ në rrezet kozmike. Sipas kësaj, çdo grimce themelore në natyrë i shoqërohet një antigrimcë. Me këto zbulime Erwin Schrödinger dhe Paul Adrien Maurice Dirac e ndanë në vitin 1933 çmimin nobel në fizikë. Sipas këtij zbulimi;

Për çdo grimcë themelore ekziston një grimcë me të njëjtën masë dhe spin, por me ngarkesë të kundërt.

Janë 3 antigrimca të vëzhguara me eksperimente. Këto janë pozitroni, antiprotoni dhe antineutroni.

Përballë protonit ka antiproton, përballë notronit anti-notron, përballë notrinos anti-notrino e të tjera. Sipas kësaj, çdo grimcë ka një binjak të kundërt. Dhe ashtu si elektronet, protonet dhe neutronet e formojnë materien, edhe antigrimcat e formojnë antimaterien.

Kur mendohet në dritën e informacioneve të mësipërme, mrekullia e treguar 1400 vjet më parë për krijimin në çifte të theksuar në ajet do ta tregojë qartë veten.