Nga cila anë do t’u jepen librat banorëve të xhehnemit?
Pretendohet se ka një kontradiktë në ajetet lidhur me dhënien e librave të banorëve të xhehnemit në ditën e llogarisë. Pretendimet, si gjithmonë, burojnë nga paragjykimi dhe padija.
Një çështje ose pyetje lidhur me Kuranin duhet të marrë përgjigje, të gjejë zgjidhje, përsëri brenda Kuranit. Sepse Kurani është një tërësi dhe është një Libër i përsosur që ka cilësinë ta komentojë vetveten.
Le t’i shqyrtojmë ajetet lidhur me dhënien e librave të banorëve të xhehnemit në ditën e llogarisë, për të cilat pretendohet se ka kontradiktë;
Ndërsa ai të cilit libri i jepet nga pas, (Surja Inshikak, 10)
Ndërsa ai të cilit libri i jepet në dorën e majtë; ai thotë: “Ah, sikur të mos më ishte dhënë libri im. (Surja Hakka, 25)
Në ajetin 10 të sures Inshikak flitet për ata të cilëve libri u jepet nga pas. Këtu kuptohet se libri i banorëve të xhehnemit u zgjatet nga pas tyre.
Ndërsa në ajetin 25 të sures Hakka është thënë se libri do t’u jepet banorëve të xhehnemit në duart e majta. Mes këtyre dy ajeteve nuk ka asnjë kontradiktë. Në njërin, drejtimi nga i cili zgjatet libri tregohet me shprehjen ‘’nga pas tyre’’, ndërsa në tjetrin flitet për dhënien e librit në duart e majta të banorëve të xhehnemit. Pra, libri i banorëve të xhehnemit do t’u jepet në duart e majta duke u zgjatur nga pas tyre. Lëre kontradiktën, shprehjet e thëna në dy ajetet e plotësojnë njëra-tjetrën. Sepse në Kuran në asnjë ajet nuk shkruhet se banorëve të xhehnemit libri do t’u jepet nga e djathta.
Ata të cilëve defterët u jepen nga e djathta, në Kuran përmenden si “ashâbu’l-yemîn”; ata të cilëve u jepen nga e majta duke u zgjatur nga pas tyre, si “ashâbu’ş-şimal” (Surja Hakka.19,25; Surja Inshikak, /7,10). Dhënia e defterit nga e djathta është një përgëzim, ndërsa dhënia nga e majta ose nga pas është një shenjë frike dhe dënimi.
Gjithashtu, në Kuran përmendet se jo vetëm individët, por edhe kombet dhe shoqëritë kanë defterë veprash të quajtur “libër” dhe se në ditën e llogarisë çdo komb do të thirret të lexojë librin e vet. (Surja Xhathije, /28-29).
Kurani është një libër i projektuar në një mënyrë që koherenca e tij të mund të testohet. Allahu, me kombinimet e fjalive që bën duke përdorur shumë pak fjalë, ka krijuar një libër të përsosur në një mënyrë që pyetjet tuaja lidhur me Kuranin t’u gjeni përgjigje përsëri nga Kurani. Dhe në Kuran kurrsesi nuk ka kontradiktë.