Kthehu te udhëzuesi
AZTRENDEFRESNLRUITSQBSROKYDASV

Islami e dënon terrorizmin: Fytyra e vërtetë e terroristëve që veprojnë në emër të fesë

Përmbajtja
  1. Parathënia në këtë botim të ri
  2. Hyrje
  3. Morali islam: burimi i paqes dhe i sigurisë
  4. Pikëpamjet Kuranore të sheriatit, xhihadit dhe luftës
  5. Gabimet e radikalistëve dhe e vërteta
  6. Fytyra e vërtetë e terroristëve që veprojnë në emër të fesë
  7. Këndvështrimi i islamit mbi ithtarët e librit
  8. Islami ka sjellë paqe dhe harmoni në lindjen e mesme
  9. Rrënjët e terrorizmit: darvinizmi dhe materializmi
  10. Përfundim: rekomandime për botën perëndimore dhe për myslimanët
  11. Shtojcë: mashtrimi i evolucionit

Të gjithë shembujt tregojnë se organizimi i veprave të terrorit kundër njerëzve të pafajshëm, është plotësisht në kundërshtim me Islamin. Përkundrazi, myslimanët janë përgjegjës për t'i ndaluar edhe të tjerët nga krimi, për të larguar "mizorinë në tokë" dhe për të sjellë paqe e siguri për të gjithë njerëzit në botë.

Nuk është e mundur të flitet për "terror të krishterë", "terror çifut" apo "terror islamik". Në të vërtetë, një hulumtim i sfondit shoqëror të përgjegjësve për aktet terroriste tregon se terrorizmi nuk është një çështje fetare, por një dukuri shoqërore.

Kryqtarët: barbarët që morën nëpër këmbë fenë e tyre Mesazhi i vërtetë i një feje apo i një sistemi besimi mund të shtrembërohet nga pseudo-aderuesit e saj. Kryqëzatat, periudha e të cilave përbën një episod të errët në historinë e Krishterimit, janë një shembull i këtij shtrembërimi.

Kryqtarët ishin të krishterë evropianë, të cilët ndërmorën, nga fundi i shekullit XI, ekspedita për të rimarrë nën kontroll nga myslimanët Tokën e Shenjtë (Palestinën dhe zonën rrethuese të saj). Ata u shfaqën me një qëllim të ashtuquajtur fetar, por ata lanë të shkretë çdo pëllëmbë dhé ku shkelën dhe përhapën frikë e tmerr kudo që shkuan. Civilët që u hasën gjatë rrugës iu nënshtruan ekzekutimeve masive. U plaçkitën fshatra e qytete. Pas pushtimit, Jeruzalemi ku myslimanët, çifutët dhe të krishterët kishin jetuar në paqe, nën qeverisjen islame, u shndërrua në skenë gjakderdhjeje të pafund. Ata masakruan, pa mëshirë të gjithë myslimanët në qytet. Sipas fjalëve të një historiani, "ata vranë të gjithë saraçenët dhe turqit që gjetën... meshkuj a femra qofshin".15 Një nga kryqtarët, Rajmondi i Agijës, krenohet kështu për dhunën e ushtruar:

"Pamje të mrekullueshme mund të shiheshin. Disa nga njerëzit tanë (dhe kjo ishte forma më e mëshirshme) u prenë kryet armiqve të tyre; të tjerë i goditën ata me heshta dhe ata binin nga kullat; të tjerë i torturuan ata edhe më gjatë, duke i hedhur në flakë. Pirgje me koka, duar e këmbë u panë në rrugët e qytetit. Njerëzve u duhej të ecnin duke shkelur mbi kufoma njerëzish e kuajsh. E megjithatë, këto ishin vogëlsira në krahasim me atë që ndodhi në Tempullin e Solomonit, i cili është një vend ku zakonisht, këndoheshin shërbesa fetare... Në Tempullin e Solomonit dhe në oborrin e tij, njerëzit kalëronin në gjak deri në gjunjët dhe kapistrat e kuajve."16 Në dy ditë, ushtarët kryqtarë vranë afro 40,000 myslimanë në mënyrat barbare që u përshkruan.17 Barbaria e kryqtarëve ishte aq e tepruar saqë gjatë Kryqëzatës së Katërt, ata plaçkitën Kostandinopojën (Stambolli i sotëm), një qytet i krishterë dhe grabitën sendet e arta nga kishat.

Natyrisht që e gjithë kjo barbari ishte në kundërshtim të plotë me doktrinën e krishterë. Krishterimi, sipas fjalëve të Biblës, është një "mesazh dashurie". Në "Ungjillin sipas Mateut", thuhet se Jezusi u tha ndjekësve të tij: "Duajini armiqtë tuaj dhe lutuni që ata të mos ju përndjekin!"(Mateu 5:44). Në "Ungjillin sipas Lukës", thuhet se Jezusi ka thënë: "Atij që të godet në njërën faqe, ktheji edhe tjetrën!" (Luka 6:29) Kështu, vrasja e njerëzve të pafajshëm është e paimagjinueshme. Konceptin e "vrasjes së të pafajshmëve" mund ta gjejmë në Bibël, por për këtë akuzohet mbreti mizor çifut Herodi, i cili u përpoq të vriste Jezusin qysh kur ky ishte foshnjë. Nëse Krishtërimi është një fe e mbështetur në dashuri dhe që nuk nxit dhunë, si mundën kryqtarët e krishterë të kryejnë aktet më të dhunshme të historisë? Arsyeja kryesore për këtë është që kryqtarët ishin kryesisht njerëz të paditur që mund të cilësohen më mirë me emrin "turmë". Masat e tyre, të cilët nuk dinin asgjë nga feja e vet dhe që ndoshta s'e kishin lexuar apo parë kurrë Biblën në jetën e tyre dhe që ishin në përgjithësi plotësisht të panjohur me vlerat morale të urdhëruara prej Biblës, u shtynë në barbari përmes slloganeve të Kryqëzatave, të cilat paraqiteshin si "Vullneti i Zotit". Duke përdorur këtë metodë mashtruese, shumë prej tyre u nxitën për të kryer veprime të frikshme, të ndaluara në fenë e tyre.

Vlen të përmendet se në atë periudhë, të krishterët lindorë, apo populli i Bizantit, të cilët nga pikëpamja kulturore, qëndronin shumë më lart se të krishterët perëndimorë, treguan vlera më të mëdha njerëzore. Edhe përpara, edhe pas pushtimeve të Kryqëzatave, të krishterët ortodoksë jetuan së bashku me myslimanët. Sipas komentatorit të BBC-së, Terri Xhons, me tërheqjen e kryqtarëve nga Lindja e Mesme "jeta e qytetëruar filloi përsëri dhe anëtarët e tre besimeve monoteiste iu rikthyen bashkekzistencës paqësore."18 Shembulli i kryqtarëve është tregues për një dukuri të përgjithshme. Sa më të paqytetëruar, të pazhvilluar intelektualisht e të paditur të jenë aderuesit në një ideologji, aq më të prirur janë ata për të shpërthyer në akte dhune. Kjo vlen edhe për ideologjitë që nuk kanë të bëjnë fare me fenë. Të gjitha lëvizjet komuniste në botë janë të prirura nga terrori. Më të egrat e më të përgjakshmet e tyre ishin ato të khmerëve të kuq në Kamboxhia. Veprimet e tyre vinin për arsye të injorancës së thellë.

Në të njëjtën mënyrë, njerëzit injorantë mund ta justifikojnë dhunën deri në kufijtë e çmendurisë; ata mund të ushtrojnë dhunë nën petkun e feve hyjnore, të cilat janë në kundërshtim të plotë me dhunën. Ashtu si tek të krishterët dhe tek hebrenjtë, shembuj të akteve të dhunës hasen në botën islame edhe në ditët tona.

Në mënyrë që të shohim fytyrën e vërtetë të atyre që kryejnë terror në emër të fesë, le të njihemi me tiparet e karakterit beduin në kohën e Profetit tonë (paqja qoftë me të).

Krishterimi është një fe e bazuar në dashuri, por kryqtarët kryen disa prej akteve më barbare në histori. Këta barbarë, të cilët nuk dinin pothuajse asgjë për fenë e tyre, dhe të cilët ndoshta nuk e kishin lexuar ndonjëherë Biblën në jetën e tyre, kryen masakra nën justifikimin e çmendur se barbaria ishte "Vullneti i Zotit".

Karakteri beduin në Kuran Në kohën e Profetit Muhamed (paqja qoftë me të), në Arabi ekzistonin dy struktura bazë të shoqërisë. Këta ishin banorët e qytetit dhe beduinët (arabët e shkretëtirës). Në qytete mbizotëronte një kulturë e sofistikuar. Marrëdhëniet tregtare i lidhnin qytetet me botën e jashtme dhe kjo shërbente për formimin e "sjelljeve të mira" mes arabëve qytetarë. Ata kishin vlera estetike të rafinuara, pëlqenin letërsinë dhe veçanërisht poezinë. Arabët e shkretëtirës, nga ana tjetër, ishin fise nomade që jetonin në shkretëtirë dhe që kishin një kulturë shumë të papërpunuar. Ata ishin plotësisht të panjohur me artet dhe shkencat dhe zhvillonin një karakter të parafinuar. Islami lindi dhe u zhvillua mes banorëve të Mekës, qytetit më të rëndësishëm të gadishullit. Sidoqoftë, Islami u përhap në të gjithë gadishullin dhe atë e përqafuan të gjitha fiset arabe. Mes këtyre fiseve ishin gjithashtu arabët e shkretëtirës, por këta ishin disi problematikë. Sfondi i tyre intelektual e kulturor i pengonte disa prej tyre që ta kuptonin thellësinë dhe shpirtin fisnik të Islamit. Lidhur me këtë, Zoti në Kuran ka shpallur këtë varg:

"Arabët e shkretëtirës janë më të këqinjtë në mosbesim e hipokrizi dhe më të prirur për të mos i njohur kufijtë që Zoti i ka bërë të ditur të Dërguarit të Tij. Mirëpo Zoti është i Gjithëditur, i Urtë."

Kuran, 9:97

Disa nga arabët e shkretëtirës, të cilët ishin "më të këqinjtë në mosbesim e hipokrizi", si dhe të prirur për të mos iu bindur urdhëresave të Zotit, u bënë pjesë e komunitetit islam në kohën e Profetit. Nuk duhet të harrojmë se jo të gjithë arabët e shkretëtirës ishin negativë. Sidoqoftë, në kohët e mëvonshme, sekti i quajtur "harixhi", i cili lindi mes beduinëve përbën një shembull. Tipari më i dallueshëm i këtij sekti pervers (të quajtur "harixhi", që do të thotë "rebel", për shkak të shmangies së madhe nga praktikat sunite), ishte natyra e tyre e egër dhe fanatike. "Harixhitët", të cilët e kuptonin fare pak thelbin e Islamit apo virtytet dhe vlerat e shprehura në Kuran, luftuan kundër të gjithë myslimanëve të tjerë, duke u mbështetur në një numër të vogël vargjesh kuranore, të cilët ata i keqinterpretuan dukshëm. Për më tepër, ata kryen "akte terrorizmi" të vërtetë. Aliu që ishte njëri nga shokët më të dashur të Profetit, u vra nga një harixhi.

E thënë ndryshe, njëlloj sikurse kryqtarët dëmtuan dhe keqinterpretuan Krishtërimin, sikur të ishte një doktrinë egërsie, disa grupe që e kishin burimin te bota islame, e keqinterpretuan Islamin, duke përdorur brutalitetin. E përbashkëta mes këtyre sekteve dhe kryqtarëve ishte natyra injorante, e parafinuar e pakulturuar, e paaftë për ta kuptuar fenë. Dhuna e përdorur prej tyre erdhi si pasojë e kësaj paaftësie për të kuptuar dhe jo nga feja që ata pretendonin se i përkisnin. Ata nuk i njihnin konceptet bazë të fesë së tyre dhe vepruan në bazë të bestytnive që vetë i sajuan. Do të ishte plotësisht e gabuar të mendohej se karakteri beduin ishte vetëm në atë kohë dhe nuk ekziston më. Prania e njerëzve me të njëjtin Në kohën e Profetit Muhamed (paqja qoftë me të) beduinët ishin fise nomade të shkretëtirës. Për shkak të kushteve të vështira në të cilat jetonin, ata kishin tradita dhe zakone jo të lehta për t'u praktikuar.

karakter sot është e dukshme. Këta njerëz, si askush tjetër më parë dhe në mënyrë të palogjikshme, nxisin përdorimin e dhunës kundër atyre që nuk ndajnë të njëjtin besim. Kjo për ata është si një urdhëresë fetare. Denoncimi i njerëzve si jobesimtarë dhe keqinterpretimet e ndryshme, janë disa prej këtyre shembujve.

Arsyet e palogjikshme të atyre që derdhin gjak në emër të Islamit Në botën islame, disa myslimanë të cilët besojnë në të njëjtin Zot, që e pranojnë Profetin Muhamed (paqja qoftë me të) si të dërguarin e Tij dhe Kuranin si librin e vërtetë, e akuzojnë njëri-tjetrin për blasfemi dhe kryejnë vrasje. Vrasjet masive të shiitëve dhe shkatërrimi i xhamive të tyre, që kanë ndodhur kohët e fundit, kanë tërhequr vëmendjen për devijimet radikaliste në botën islame. Edhe sulmet e disa grupeve shiite kundër sunive, në disa rajone të tilla si Iraku, kanë kontribuar në rritjen e radikalizmit. Megjithatë, kjo mendësi gjakatare nuk kufizohet vetëm te këto organizata radikaliste dhe kjo nuk është një sëmundje e re.

Vrasjet në Egjipt vetëm për shkak se ata ishin besimtarë shia, apo ata që u vranë dhe u tërhoqën zvarrë nëpër rrugët e Irakut për shkak se ata ishin suni, bëjnë përgjegjës vendimet, apo fetvatë e lëshuara nga disa të ashtuquajtur dijetarë që pretendojnë së flasin në emër të Islamit. Këta të ashtuquajtur dijetarë flasin në xhamitë e tyre, ose shfaqen në kanalet televizive dhe me fetvatë e tyre i tërheqin njerëzit (kryesisht injorantët) në një brutalitet të tillë. Në Lindjen e Mesme, ky koncept i gabuar, i bazuar në bestytni, është parë në luftën e ashpër mes shiitëve dhe grupeve sunite brenda të njëjtit vend. Ndërkohë dhuna haset edhe në luftërat sektare ndërmjet përfaqësuesve të grupeve dhe organizatave. Sigurisht dhuna e ushtruar nga këto grupe është e gabuar. Por ky gabim mund të ndreqet, vetëm nëse ata i kthehen burimit të besimit, Kuranit.

Denoncimi i njerëzve si jobesimtarë Kjo mendësi e tmerrshme, e konsideron vrasjen e të pafajshmëve si një "akt adhurimi", ajo refuzon të drejtën e jetës për ata që nuk ndajnë të njëjtin besim; për pasojë, kemi një përhapje të rebelimit, i cili vazhdimisht shkakton gjakderdhje në vendet islame. Një nga problemet themelore të kësaj ideologjie devijante është "tekfirizmi".

"Tekfirizmi" është të deklaruarit e një individi (apo grupi) si jobesimtar (kafir), duke e akuzuar atë për devijim nga besimi islam. Kur grupet të referuara si "tekfiriste" marrin këtë vendim në lidhje me një person ose një Sulmi në një xhami në Jemen Masakra në Camp Speicher, ku u vranë 1700 kadetët Shiia, të aviacionit ushtarak të Irakut Kuvajti (Imam Xhafer es-Sadiku, në xhami pas bombardimit)

grup njerëzish, ata gjithashtu deklarojnë se është e detyrueshme që këta njerëz të vriten; kjo vjen prej fanatizmit të tyre të bazuar në besëtytni. Megjithatë në Kuran, Zoti nuk i jep asnjë njeriu të drejtë të gjykojë besimin e të tjerëve. Nga ana tjetër, edhe në qoftë se një person devijon apo i shmanget besimit të tij, është Zoti, Ai që i gjykon.

Për çdo çështje që nuk pajtoheni, gjykimi për të është tek Allahu. Ai është Allahu (gjykatësi suprem), Zoti im, vetëm Atij i jam mbështetur dhe vetëm Atij i drejtohem.

Kuran, 42:10

Allahu nuk shpalli ndonjë fakt për ta, vendimi (në çështjen e adhurimit) nuk i takon kujt, përveç Allahut, e Ai urdhëroi të mos adhuroni tjetër, por vetëm Atë. Kjo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.

Kuran, 12:40

Në ditët tona, disa grupe suni i deklarojnë shiitët jobesimtarë, po ashtu edhe shiitët i deklarojnë sunitët jobesimtarë. Ata flasin me urrejtje për njëritjetërin, ata nuk luten së bashku dhe në shumë vende vrasin njëri-tjetrin në beteja të ashpra. Tekfirizmi që ka hyrë në fenë Islame nuk gjendet në Në ditët tona, disa grupe suni i konsiderojnë shiitët jobesimtarë, ndërsa shiitët deklarojnë se sunitët janë jobesimtarë. Ne shohim se ata nuk luten së bashku.

Megjithatë, tekfirizmi që ka hyrë në fenë Islame, nuk gjendet në Kuran.

Kuran; ky rebelim është i bazuar në një hadith të njohur si "el-Firkat el-Naxhijeh" (sekti Savedi) që i atribuohet Profetit tonë (paqja qoftë me të). Një pjesë e këtij hadithi - që është pjesë e transmetimeve të ndryshme, por nuk ka bazë në ajetet e Kuranit - është si vijon:

"Populli im do të ndahet në shtatëdhjetë e tre grupe, të gjithë janë në zjarr, përveç një të vetmi: në të jam unë dhe pasuesit e mi". Kjo linjë arsyetimi gjendet në transmetime të ndryshme me shtesa të ndryshme, ose në version edhe më të shkurtër. Për shembull, te Tirmidhiu nuk përmendet "të gjithë janë në zjarr, përveç një të vetmi". Te Hakimi, ky hadith është transmetuar shumë shkurt duke thënë: "

Populli im do të ndahet në shtatëdhjetë sekte; më i madhi prej tyre është ai që të ligjshmen e bën të paligjshme, dhe të paligjshmen e bën të ligjshme." (El-Mustedrek, 4/430)

Shpërbërja dhe fragmentizimi që ne shohim në botën islame është rezultat i një mentaliteti që nuk e sheh si të mjaftueshme mbështetjen në Kuran, por kërkon të sjellë një formë tjetër të Islamit nëpërmjet bestytnive, fanatizmit, hadithe të fabrikuara dhe traditës. Në vend që të ndjekin shembullin e myslimanëve në kohën e Profetit tonë (paqja qoftë me të), grupe të tilla fanatike trillojnë duke e bërë të ligjshme atë që është e paligjshme dhe besojnë vetëm në hamendësimet e tyre; ata i quajnë renegatë, myslimanët e tjerë të cilët praktikojnë Islamin në një mënyrë të ndryshme. Megjithatë, Zoti e ka ndaluar një mendësi të tillë mjaft qartë në Kuran:

O ju që besuat, kur marshoni në rrugën e Allahut, të jeni të matur (të mos nguteni), e mos i thoni atij që ju shpreh selamin (besimin):

"Nuk je besimtar!", duke kërkuar me të përfitim të jetës së kësaj bote, sepse te Allahu janë begatitë e mëdha. Ashtu (jobesimtarë) ishit edhe ju më parë, e Allahu ju dhuroi (besimin), pra sqarohuni mirë! Allahu di në hollësi çfarë veproni.

Kuran, 4:94

Në hadithet që vijojnë, shohim se Profeti ynë (paqja qoftë me të) i udhëzon myslimanët të mos e akuzojnë njëri-tjetrin për mosbesim: ... Ai që etiketon dikë për mosbesim, ose e quan atë armik të Zotit, dhe ai në fakt nuk është kështu, ajo që tha bie mbi të. (Sahih Muslim, Libri 1, Hadithi 118)

... Ta mallkosh një besimtar është si ta vrasësh atë, dhe kushdo që akuzon një besimtar për mosbesim, atëherë kjo është sikur ai ta kishte vrarë atë. "(Buhariu, Libri 73, Hadithi 126)

Kushdo që falet si ne dhe kthehet nga kibla jonë dhe ushqehet nga bagëtitë e therura nga ne, është mysliman dhe është nën mbrojtjen e Zotit dhe të dërguarit të Tij.

Pra, mos e tradhtoni Zotin duke tradhtuar ata që janë në mbrojtjen e Tij. (Sahih Bukhari, Libri 8, Hadithi 386)

Cilido që e thërret vëllanë e tij: O jobesimtar (në fakt ka bërë një akt prej jobesimtari), ai do të kthehet në një prej tyre. Nëse ndodh kështu, pasi ai e pohoi (atëherë mosbesimi i njeriut është konfirmuar, por në qoftë se ajo nuk ishte e vërtetë), atëherë ajo i kthehet atij (njeriut që e ka etiketuar vëllain e tij mysliman). (Sahih Muslim, Libri 1, Hadithi 117)

Kur një njeri e quan vëllain jobesimtar, ajo (akuza) i bie (të paktën) njërit prej tyre. (Sahih Muslim, Libri 1, Hadithi 116) Në kohën e Profetit tonë (paqja qoftë me të), ka pasur hipokritë që nuk kishin besim në zemrat e tyre dhe ishin të devijuar: Zoti na ka informuar në shumë ajete në Kuran që ka pasur njerëz, të cilët nuk kanë qenë të kënaqur me gjykimin e Pejgamberit (paqja qoftë me të), dhe u bënë jobesimtarë. Megjithatë, Profeti ynë (paqja qoftë me të) u ka komunikuar besimin, bëri përpjekje për të forcuar besimin e të gjithëve pa përjashtim dhe kurrë nuk i akuzoi ata për mosbesim. Nuk është e lejuar që një shërbëtor i Zotit të gjykojë dikë për besimin e tij, ose ta dënojë atë në bazë të kësaj.

Allahu na informon neve se myslimanët që shkaktojnë përçarje, ngarkohen me një gjynah për të cilin do të japin llogari në botën tjetër:

Vërtet ata që e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ti (Muhammed) nuk ke kurrfarë përgjegjësie. Çështja e tyre është vetëm te Allahu, Ai do t'i njohë ata me atë që punuan.

Kuran, 6: 159

Në Kuran, ne jemi informuar se myslimanët duhet të jenë të bashkuar dhe të jetojnë si vëllezër, se ata nuk duhet të ndahen dhe duhet të jenë bashkë si radhët e një ndërtese të fortifikuar:

Respektojeni Allahun dhe të dërguarin e Tij, e mos u përçani mes vete, e të dobësoheni e ta humbni fuqinë (luftarake). Jini të durueshëm, se Allahu është me të durueshmit.

Kuran, 8:46

Mos u bëni si ata që u ndanë dhe u përçanë pasi argumentet e qarta u erdhën atyre. Ata do të kenë dënim të madh.

Kuran, 3:105

Në vend që të kontribuojnë në unitetin e myslimanëve, ata bëjnë deklarata për përçarje dhe urrejtje, japin fetva ku deklarojnë se disa janë jobesimtarë dhe i nxisin myslimanët drejt dhunës dhe gjakderdhjes. Atyre që shpallin një të ashtuquajtur xhihad kundër vëllezërve të tyre myslimanë, bazuar në deklarimet e drejtuesve të sektit të tyre, janë në humbje dhe llogarinë e kanë të rëndë në botën tjetër. Zoti urdhëron të bëhet pajtim ndërmjet myslimanëve, si më poshtë:

Besimtarët janë vëllezër, pra bëni pajtim ndërmjet vëllezërve tuaj dhe kini frikë Allahun, që të jeni të mëshiruar.

Kuran, 49:10

Keqinterpretimi i kisasit (hakmarrjes)

Urdhëresat në Kuran synojnë shmangien e dënimeve arbitrare, që rrjedhin si prej hakmarrjeve personale ashtu edhe prej pakënaqësive; hakmarrja ishte një dukuri e zakonshme në shoqërinë arabe të kohës së Profetit Muhamed (paqja qoftë me të). Parimi i parandalimit, i hasur në të gjithë Kuranin, është i dukshëm gjithashtu në urdhërimin e "Kisas-it", i cili ka për qëllim mbrojtjen e jetës me anë të parandalimit dhe shmangies së krimit:

"O ju që besuat! Hakmarrja është bërë obligim për ju në rastin e njerëzve të vrarë:

njeriu i lirë për njeriun e lirë, robi për robin, femra për femrën. Por në qoftë se dikush është shfajësuar nga vëllai i tij, gjaku, paratë duhet të kërkohen me korrektësi dhe të paguhen me dëshirë. Ky është lehtësim dhe mëshirë nga Zoti yt. Kushdo që shkon përtej kufijve pas kësaj, do të marrë një dënim të dhembshëm.

Kuran, 2:178

Pika e rëndësishme në lidhje me këtë ajet, pra në lidhje me hakmarrjen, është se ajo inkurajon faljen dhe se kjo është mënyra më e mirë e sjelljes. Në këtë kuptim, ligji i hakmarrjes është një siguri për jetën e njerëzve.

Për hakmarrjen dhe për mënyrën e aplikimit të saj, ka rregulla; pra nga kush, si dhe kujt. Në Kuran, Zoti shpjegon se ata që gëzojnë të drejtën e hakmarrjes janë "të afërmit":

Mos vrisni asnjë që Zoti ua ka ndaluar, përveçse me drejtësi. Nëse dikush është vrarë gabimisht, Ne u kemi dhënë pushtet të afërmve (të kërkojnë drejtësi). Por ata nuk duhet ta kalojnë kufirin....

Kuran, 17:33

Përveç kësaj, siç shpjegohet në Kuran (2:178), të afërmve u kërkohet që nëse kanë mundësi të heqin dorë nga hakmarrja dhe të kërkojnë kompensim, pra ta falin. Në një ajet tjetër, Zoti shpjegon se falja është e preferuar:

Ndëshkimi i të keqes bëhet me të njëjtën masë, e kush fal e bën pajtim, shpërblimi i tij është tek Allahu. Vërtet, Ai nuk i do zullumqarët.

Kuran, 42:40

Siç vërehet qartë në ajetet e Kuranit, sigurisht më e mira është falja dhe përmirësimi. Citohet se kjo është një sjellje që Zoti e ka favorizuar edhe para Islamit:

Ne u caktuam atyre në të (në Teurat) kundërmasat ndëshkuese:

njeriu (vritet) për njeriun, syri për syrin, hunda për hundën, veshi për veshin, dhëmbi për dhëmbin, por edhe plagët kanë kundërmasë. E kush e fal atë (hakmarrjen), ajo është shpagim (nga mëkatet) për të. Ata që nuk gjykojnë sipas asaj që zbriti Allahu, të tillët janë zullumqarë.

Kuran, 5:45

Sipas Kuranit, është e gabuar t'i përgjigjesh së keqes me të njëjtën monedhë Udhëheqësit e organizatave terroriste që abuzojnë me fenë Islame, ose kleri që kërkon t'i legjitimojë ato, kur janë pyetur se përse ata nxjerrin fetva që justifikojnë masakra të tilla dhe bombat vetëvrasëse, ata thonë se kjo është hakmarrje për sulmet e kryera mbi myslimanët. Është e vërtetë se myslimanët janë masakruar në vende të ndryshme të botës, janë gjymtuar, shtypur dhe janë trajtuar padrejtësisht; megjithatë, Zoti ndalon t'i përgjigjesh tiranisë me tirani. Për këtë arsye, falja ka përparësi ndaj hakmarrjes.

Sipas Islamit, përgjegjësia është individuale dhe hakmarrja nuk duhet t'i kalojë kufijtë Në Kuran, Zoti e ndalon ligësinë. Për më tepër, Islami thekson parimin se përgjegjësia për krimin është "individuale". Bombardimi i njerëzve, pavarësisht se shumë prej tyre janë civilë të pafajshëm, fëmijë, gra apo pleq, nuk është gjë tjetër vetëm se vrasje. Po ashtu, vrasja e njerëzve për shkak të kombësisë, besimit, sektit të tyre, apo hakmarrja bazuar në shkaqe të tilla, është tërësisht kundër Islamit.

Në bazë të ligjit të luftës në Islam qëndron drejtësia, dhe gjithmonë ka përparësi paqja, kompromisi dhe falja. Qëllimi është që gjithmonë të sigurohet vazhdimësia e jetës si për veten, ashtu edhe për të tjerët. Për këto arsye, Zoti e ka lejuar "hakmarrjen" vetëm si një parandalues kundër vrasjes së qëllimshme; Ai vendosi disa kufizime dhe kushte mbi të cilat duhet dhuruar falja dhe ua ndaloi hakmarrjen individëve apo shoqërive bazuar në mendimet e tyre personale.

Urdhëresat në Kuran janë krejtësisht të qarta, por përsa kohë ekzistojnë njerëz që kryejnë terror në emër të fesë, del për detyrë që ne të analizojmë psikologjinë e terrorit:

Metodat terroriste dhe psikologjia e sëmurë Koncepti i terrorit ka një kuptim më të gjerë në gjuhën e sotme. Në përgjithësi, ai i referohet luftës së armatosur, e cila nxitet prej grupeve me mendësi radikaliste. Terror do të thotë kërcënim, por ky kërcënim shtrihet në një fushë të gjerë, e cila përfshin çdo sferë të jetës njerëzore; njerëzit ndiejnë kërcënim, kanosje të dhunës dhe të frikës. Terrori, si çdo veprim i dhunshëm që kryhet për të nxitur frikë, përfshin një kërcënim të dendur e të rregullt që synon t'i mësojë njerëzit të përvetësojnë një mënyrë të caktuar të menduari dhe sjelljeje. Në çdo rast, objektivi i terrorizimit janë drejtpërdrejt apo tërthorazi vetë qytetarët.

Organizatat e terrorit përdorin terrorin për të siguruar mbështetje. Kërcënimet e përdorura prej tyre llogariten që të rrisin forcën e tyre dhe në këtë mënyrë, t'u sigurojnë me hir a me pahir, mbështetjen e një pjese apo të të gjithë qytetarëve.

Gjëja e parë që njerëzve u vjen në mend kur përmendet fjala "terror", është në përgjithësi, lloji i njohur si "terror i majtë", por ekziston gjithashtu një lloj terrori që vihet re në vendet e Botës së Tretë dhe që vihet në jetë nga regjime diktatoriale. Në të vërtetë, realiteti këtu nuk është asgjë veçse një zbatim i taktikave të terrorit të majtë. Një diktator apo një grup në pushtet është shtypës dhe e përdor pushtetin vetëm për përfitime personale dhe për këtë arsye, përjetohen lloje të ndryshme të një opozite shoqërore. Në këtë situatë, regjimi diktatorial shpreh gjithmonë të njëjtën formulë për të treguar se është më i fortë se opozita. Ai përdor terrorin në mënyrë që qytetarët të jetojnë me frikë e zemër të ngrirë dhe pushteti të përforcojë pozitat e veta.

Për terroristët, vrasja e njerëzve dhe mizoria janë një mënyrë jetese. Për ta, gjakderdhja është një veprim i qëllimshëm. Ata vrasin të pafajshëm, fëmijë ose hedhin në erë shtëpi pa ndjerë fare dhembshuri.

Organizatat e terrorit nga ana tjetër, pretendojnë se qëllimi i tyre është largimi i qeverive dhe i drejtuesve, të cilët ata i shohin si të paligjshëm e të egër; për të realizuar qëllimin e tyre, ata propagandojnë se do të sjellin një mënyrë jetese më të lumtur e më të drejtë. Sidoqoftë, ky nuk është një pretendim realist. Në Kuran, në vargjet e sures "Bekare", Zoti i kritikon ata që mendojnë në këtë mënyrë:

Kur u thuhet: "Mos shkaktoni shthurje në tokë," ata thonë:

"Ne vetëm po përmirësojmë." Jo, në të vërtetë janë pikërisht ata që sjellin trazira, por nuk e kuptojnë.

Kuran, 2:11-12

Terroristët nuk janë pjesë e një kategorie të vetme, sepse shkaqet që i shtyjnë ata drejt dhunës janë të ndryshme; për shumë terroristë, vrasja është një mënyrë jetese. Shumica e tyre janë të zhveshur nga cilësitë njerëzore. Shpesh, ata përdorin armët e tyre kundër njëri-tjetrit dhe kryejnë spastrime të përgjakshme brenda fraksioneve të brendshme, të vetë organizatës ku militojnë.

Siç mund të shihet, terrorizmi nuk është gjë tjetër, veçse një burim gjakderdhjeje. Kushdo që e mbështet terrorizmin, është duke mbrojtur një sistem djallëzor. Fjalët e terroristëve nuk duhet të mashtrojnë askënd. Ata që kryejnë akte të tilla në emër të fesë, janë përgjegjës dyfish, si për gjakderdhjet, ashtu edhe për propagandën antifetare që përhapin përmes kryerjes së këtyre krimeve.

Dhuna dhe feja janë në kundërshtim të plotë me njëra-tjetrën.

Terrorizmi ndjek rrugën e agresionit, dhunës dhe barbarisë. Kurani këshillon për pajtim dhe për marrëveshje. Ai nuk dënon vetëm terrorin, por edhe ata që kryejnë akte të tilla:

Përsa u përket atyre që e shkelin marrëveshjen e Zotit, pasi vetë e dhanë besën dhe e këpusin atë që Zoti ka urdhëruar të jetë e bashkuar, që shkaktojnë mizori në tokë, mbi ta do të jetë mallkimi.

Kuran, 13:25

Cilësitë themelore të terrorit, hasen tek të gjithë të infektuarit nga mizoria e tij; droja dhe dashuria për Zotin, janë krejt të huaja për ta. Zemrat e tyre janë të ngurta dhe të sëmura.

Terroristi nuk ka mëshirë, qëllimi i tij i vetëm është që të shkatërrojë Themeluesi i anarkisë ruse, Michael Bakunin dhe dishepulli i tij Nechayev e përkufizojnë "idealin" terrorist në këtë mënyrë:

E gjithë çështja e ekzistencës së tij [e një revolucionari], nuk bazohet vetëm te fjalët, por edhe te veprat, ai është në luftë me rendin ekzistues të shoqërisë dhe me të gjithë të ashtuquajturën botë të qytetëruar, me ligjet, moralin dhe zakonet, ai është një kundërshtar i pakompromis ... Ai njeh vetëm një shkencë; shkencën e shkatërrimit.18 Siç kuptohet nga këto fjalë të Bakunin dhe Nechayev, terroristët janë njerëz që shkëpusin marrëdhëniet e tyre me çdo institucion, qoftë shtetëror apo edhe shpirtëror, duke refuzuar çdo vlerë morale; ata i shohin këto institucione si pengesa për planet e tyre. Bakunin gjithashtu ka thënë: "Ditë e natë [revolucionari] guxon dhe ai ka vetëm një mendim, një synim, shkatërrimin e pamëshirshëm; ndërsa ai ndjek këtë qëllim, gjakftohtë dhe pa pushim, ai vetë duhet të jetë gati për të vdekur në çdo kohë dhe i gatshëm për të vrarë me duart e tij, çdo njëri që kërkon të pengojë qëllimet e tij." Në artikullin e tij Bazat e Revolucionit Social, gjendet përshkrimi se ç'lloj njeriu duhet të jetë një terrorist:

Ai duhet të jetë i rreptë me veten e tij, por edhe me të tjerët. Të gjitha ndjenjat e dobëta në drejtim të lidhjeve, miqësisë, dashurisë dhe mirënjohjes duhet të shtypen me pasionin e vetëm e të ftohtë, të punës revolucionare.19 Këto fjalë nxjerrin në shesh fytyrën e errët të terrorizmit dhe tregojnë se ajo është plotësisht në kundërshtim me fenë Islame, e cila ka në themel paqen, dhembshurinë dhe dashurinë.

Terroristët i shfrytëzojnë aktet e tyre shkatërruese si mjete propaganduese; ata shpresojnë të përhapin frikë si me vrasjet e njerëzve, ashtu edhe me shkatërrimin e pronave.

Islami dënon të gjitha aktet e terrorit dhe të dhunës, pa harruar edhe sulmin në Boston Sulmi i tmerrshëm terrorist në maratonën e Bostonit në SHBA në vitin 2013, u dënua nga të gjithë myslimanët e vërtetë, njësoj si sulmet e tjera terroriste të 11 Shtatorit.

Ky akt terrorist, ku tre persona humbën jetën dhe qindra të tjerë u plagosën, ka qenë një akt i egër e barbar, i projektuar për të vendosur botën perëndimore dhe atë islame kundër njëra-tjetrës. Akte të tilla të pamëshirshme, janë kryer disa herë në vende të ndryshme për t'i dhënë Perëndimit përshtypjen, se Islami është një fe që i përket dhunës dhe terrorit. Në fakt, në prag të sulmeve në Boston, nga disa organizata mediatike në SHBA janë bërë thirrje për të dhunuar myslimanët dhe për t'i izoluar ata nga shoqëria. Provokime të tilla ka pasur gjithmonë dhe do të ketë edhe në të ardhmen. Megjithatë, myslimanët kanë një detyrë shumë të rëndësishme, që edhe në këtë klimë të mos ngurrojnë së dënuari sulmet terroriste dhe të ftojnë njerëzimin në moralin e vërtetë islam.

Kushdo që pretendon se është mysliman dhe thotë se feja i justifikon aktet e terrorit dhe të dhunës, ose është një provokator i infiltruar, që hiqet si mysliman, ose dikush, i cili është krejtësisht injorant përsa i përket besimit. Dikush që thotë gjëra të tilla, i duhet treguar se çfarë thotë në të vërtetë Kurani. Njerëzit mund të informohen siç duhet për Islamin, por jo ata që kanë për qëllim Sipas Kuranit, vrasja e një të pafajshmi është një mëkat i madh. Zoti i ndalon aktet terroriste dhe i dënon ata që i kryejnë.

provokimin. Në qoftë se njerëzit besojnë se Islami e sheh dhunën dhe urrejtjen si të papranueshme, atëherë nuk do të ketë më hapësirë për provokatorët dhe ekstremistët.

Në botën perëndimore ka prej atyre, që përpiqen të nxisin armiqësi ndaj Islamit, por edhe në botën islame ka të atillë, që përpiqen të nxisin armiqësi ndaj Krishtërimit dhe Judaizmit. Këta njerëz janë fanatikë që lëshojnë deklarata provokuese, që nuk janë të bazuara në Kuran, por në hadithet që ata vetë i sajojnë. Kjo është një gjë shumë serioze dhe një problem i madh në botën islame dhe ne nuk mund ta injorojmë atë. Të gjithë myslimanët e vërtetë janë thellësisht të shqetësuar që ka njerëz të tillë, të cilët konsiderohen si anëtarë të botës islame dhe si përfaqësues të besimit; këta njerëz nuk kanë të bëjnë me vlerat që mbart Islami. Ata e kanë privuar veten e tyre prej ndjenjave fisnike, të tilla si dashuria dhe dhembshuria. Ata janë të mbushur me urrejtje dhe zemërim, jo vetëm ndaj anëtarëve të besimeve të tjera, por edhe ndaj myslimanëve. Ata e urrejnë dikë, që kurrë nuk e kanë takuar, vetëm për shkak se ai i përket një grupi që është i ndryshëm. Ky është një këndvështrim i mbrapshtë dhe i papranueshëm për myslimanët.

Ata që dëshirojnë të përhapin luftë, fusin përçarje ndërmjet anëtarëve të besimeve ose etnive të ndryshme; nxitja e konfliktit mes tyre ka qenë një teknikë e përdorur me sukses, gjatë gjithë rrjedhës së historisë. Megjithatë, kjo botë është e gjerë dhe të gjithë mund të jetojnë në paqe, lumturi dhe mirëqenie. Nuk ka asnjë arsye pse duhet të ketë konflikt ose dhunë. Të gjitha arsyet e supozuara për luftë dhe konflikt janë thjesht dredhi.

Të jetuarit në paqe dhe në dashuri është shumë më e lehtë, sesa konflikti dhe lufta. Për shembull, është e papranueshme që palestinezët apo izraelitët duhet të jetojnë pas mureve, nën frikën e bombave, predhave dhe armëve të tjera. Gjendja e këtyre dy popujve, ku njëri është pasardhës i Profetit Ismail dhe tjetri i Profetit Jakub (paqja qoftë mbi ta), është një turp për të gjithë njerëzimin.

Ne shpresojmë që njerëzit me pikëpamje radikaliste në fund t'i kthehen rrugës së drejtë dhe tolerante, që ndjekin njerëzit e arsyeshëm; historikisht, në mënyrë të pashmangshme, lëvizjet radikaliste shkojnë drejt shpërbërjes së tyre, dhe që të ndodhë kjo është absolutisht thelbësore që besimtarët e vërtetë myslimanë, kristianë dhe hebrenj, të bashkëveprojnë së bashku në frymën e solidaritetit. Një aleancë e njerëzve të mirë është thelbësore. Kjo aleancë duhet formuar, jo vetëm midis myslimanëve, por edhe me ithtarët e Librit. Përndryshe, terrori dhe aktet e dhunës s'do mund të ndalen asnjëherë.

Allahu thërret për në Xhennet dhe atë që do, e vë në rrugë të drejtë.

(Kuran, 10:25)